NGA NDUE BACAJ
HYRJE
Për origjinën e Kastriotëve është shkruar e folur nga historianë , studiues , njerëz të letrave e njerëz të zakonshem , e megjithë-keto “enigma” e origjines të kesaj familje famëmadhe arbëre ende vijon të mbetet e pa zgjedhur perfundimisht… Duke njohur kontributin historik e heroik të Kastrioteve dhe birit tyre të lavdishem Gjergj Gjon Kastriotit ,i cili mbrojti me trimeri e lavdi per rreth 25 vite Arberinë , Europen e kohes si dhe besimin e qytetrimin e saj të shkon mendja se çdo fis ,krahinë e trevë shqiptare (por edhe të huaja ) do ta deshironin që origjina e Kastrioteve të ishte nga vendi e fisi i tyre ..Kjo “deshirë” me gjuhen e popullit shprehet ,se të mirin e të zotin ka qjef gjithëkush ta ketë gja ,të tijin apo të afert.. Natyrisht edhe unë si malesor e kastratas bëjë pjesë ndër ata shqiptar që do të kishin dëshirë të madhe që familja e Kastrioteve të ishte me origjinë nga vendi , fisi apo krahina ime…Megjithatë unë në ketë “shenim” do të perpiqem të paraqes vetem disa “argumente” të shkruara nga studiues e historianë (të huaj e shqiptar) , të cilet na kanë lënë “diçka” per origjinen e (hershme) të Kastriotëve…nga Kastrati.
KUR DOLI NË “DRITË” FAMILJA E KASTRIOTËVE..??
Familja e Kastriotëve kishte një principatëtë vogël në malet midis Matit e Dibres ,në kufirin verior me zotrimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi ketë principatë në vitin 1383 . I biri Gjergji me trupat e tij mori pjesë në betejen ogurzezë të Kosoves më 1389. Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj ,Krujen me 1392 . Në vitin 1395 kur Gjergji e vendosi serish sundimin e tij në Krujë ,Venediku e shpalli armik (Gjergjin) dhe i preu koken në Durrës në vitin 1402. Pas tij erdhi i biri ,Gjoni , i cili e mori Krujen perseri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranen , Matin , Dibren dhe Mirditen ,nga Prizreni në lindje deri në detin Adriatik në perendim. Kala të fuqishme ishin ajo në Krujë , Petrelë ,afer Tiranës , Petralbë , Stelush në Mat , Sfetigrad në Dibren e Eperme dhe Tornak. Nga viti 1407 deri me 1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit , u mund tri here dhe u detyrua të pranonte kushte të renda paqeje. Kur turqit me në krye Muratin II , e thyen atë në vitin 1421 ata ndoqen praktiken e tyre të zakonshme , duke lejuar që të mbante një kontroll të kufizuar mbi principaten e tij. Mirpo i kerkuan të paguante haraç vjetor dhe të dorzonte kater djemt e tij si pengje per garantimin e nënshtrimit të tij të perhershem ndaj sulltanit . (Në fakt kater djemt Gjonit ja kishte marrë sulltani si pengje që në vitin 1414.. N.B.). Gjithashtu Gjonit i premtuan që pas vdekjes së tij ata do ta kthenin djalin e parë që të zinte vendin e sundimtarit. Më i vogli i kater djemëve të Gjonit ishte Gjergji nëntëvjeçar , i cili do të njihej më vonë si heroi Skenderbe..1.
PAKË “SHENIME” PËR ORIGJINEN MË TË HERSHME TË KASTRIOTËVE …NGA KASTRATI !!
Pa dashur tu prishë “qjefin” të gjithë atyre që e kanë “ndarë” mendjen se origjina e Kastrioteve “rrugëton” nga Dibra –Mati, në Has e Mirditë ,apo pa dashur tu bëjë “qjefin” kastratësve të “mi” që “kembëngulin” se origjina (më e hershme) e Kastriotëve është nga Kastrati i Malësisë së Madhe , unë mendova të rendisë ato pakë “argumente” që na “joshin” të besojmë se origjina më e hershme e Kastriotëve mundet të jenë edhe nga Kastrati .. Por per hirë të vertetes fillimisht më duhet të them se nëse bëhët fjalë per Kastratin dhe banoret e asaj kohe kjo na “kthen” mbrapa të pakten mbi një shekull para betejes të Fushë-Kosoves (1389) ku kishte marrë pjesë edhe gjyshi i Gjergj Kastriotit –Skenderbeut. Edhe sikur të merret e vertet se origjina më e hershme e Kastrioteve është nga Kastrati, ne na duhet të “pranojmë” se Kastriotet nuk i perkasin fisit të Kastratit që perben mbi 95% të popullsisë së sotme të ardhur nga Kuqi shqiptar , (sot Kuçi i sllavizuar nën Malin e Zi) në fillimet e shekullit XVI , me të parin tonë Dedlin apo Dedalin…që fillimisht kishte zenë vend në Kastratin e Moçëm (Katund të Kastratit).. Ndër të parët “biograf” të Gjergj Kastriotit që shkruan se origjina e Kastriotëve është nga Kastrati ka qënë Peshkopi i Sapes Frang Bardhi , i cili në vitin 1636 boton në Venedik librin kushtuar Gjergj Kastriotit.. Në këtë liber “biografikë” Frang Bardhi i kushton një vemendje të madhe replikes së tij me sllavin Tomko i cili shkruante se Gjergj Kastrioti –Skenderbeu nuk ishte Arbër ,por sllav nga familja e njohur e Margnaviçëvet, nga e cila ishte edhe Tomko.. Gjatë kesaj replike plot argumente të dokumentuara per origjinen Arbëre të Gjergj Kastriotit dhe familjes të Kastriotëve , Frang Bardhi ndër të tjera shkruan : “…Megjithse ato që kemi thënë gjer tani mund të mjaftonin per vertetsinë e çeshtjes në fjalë , unë do të shtoj edhe disa gjëra nga mendja ime , të cilat ndihmojnë per ta ndriçuar punen e familjes së Kastriotëve (origjines të kastriotëve N.B.) . Duhet të dimë d.m.th. se është një pjesë e vogel e Epirit apo e Arbërisë , që sot në kohen tonë (viti 1633, N.B.) quhet nga epiriotët dhe bashkëvendasit tanë “As”, (Has, N.B.). Pranë ketij vendi janë vendosur e ndodhen pulatasit dhe dukagjinasit, popullsi të Arberisë . Permes ketyre popullsive dhe maleve shumë të larta rrëshqet lumi i shenuar dhe shumë i shpejtë Drin. Në ketë pjesë të Epirit , ndermjet vendeve malore të asaj krahine ngrihet një fshat i vogël i quajtur prej askolëvet Kastrat. Ky fshat bashkë, sigurisht me shumë fshatra, bashtina e kështjella e qytete të tjer , që ndodhen në vendet më të ashpra të malevet,u sjellë dëme jo të pakta mësymjeve dhe sulmeve të turqvet….Të drejten dhe pushtetin mbi këtë fshat e pretendon per vehten e saj një familje e permendur ,dhe shumë e vjeter ndermjet bashkëvendasve tanë e quajtur Kastrati. Prej kesaj familje kanë dale shumë burra të nderuar per mençurinë dhe trimerinë e tyre luftarake….Unë per shumë aresye guxoj të pohoj si të vertet se nga ky vend e kjo familje kanë dalë ata që quhen zakonisht “Kastriotë”. Së pari sepse me ketë mendim është në pajtim të plotë mendimi i pergjithëshem i kombit tone, gjë që unë e kam patur parasysh në çeshtjen që shqyrtojmë. Sepse ato që trashigojmë nga etërit dhe gjyshërit , ua lëmë me lehtësi pasardhësve tanë , sidomos kur është fjala per gjëra të shquara , e që meritojnë të mbahen mend , sipas fjales : “Pyet babanë tend dhe do ti tregojnë të parët e tu “. Pastaj sepse është nevoja të merret parasysh se që nga koha e Skenderbeut e gjer tani, nuk ka kaluar aq kohë sa per të shlyer e harruar çdo kujtim i tij dhe i njerëzve të tij nga bashkëkombasit tanë. (Sepse keta e kanë zakon që të këndojnë gjithëmonë nëpër gostitë e tyre , ashtu siç bënin të vjetrit , për origjinën dhe veprat e paharruara të burrave të tyre të shkelqyer). .. Argumente të tjera për këtë mendim dhe supozime të shumta jo të pa rëndësishme po i lë menjanë . Vetem dua të parashtroj në favor të ketij opinioni rëndësinë e pazakontë të Analeve të Raguzes … Keto Anale flasin për origjinën e të gjitha familjeve , që kanë patur një farë rëndësie në ato anë…Analet pra shumë të vjetra , të këtyre anëve ….japin edhe këto informata në gjuhen italjane , që unë si zakonisht po i parashtroj këtu fjalë për fjalë në po atë gjuhë , me qellim që të mos dyshohet se u kam bërë ndonjë ndryshim…Gjon Kastrioti , zot i Krujës , familja e të cilit ka dalë nga Kastrati… Këto janë informatat që permbahen atje . Por megjithë këtë unë nuk mund të kaloi në heshtje , ndërmjet të tjerash dy nga heronjët e panumër të familjes Kastrati , të cilet janë gjallë gjer më sot (viti 1633 N.B.).Njeri nga këta është turk …dhe quhet Mustafa Kastrati , ndersa tjetri është i krishterë dhe është i dhënë plotësisht mbas normave të Krishtit , dhe është prijës …i atyre të krishterëve që siç thamë nuk e duron tiraninë turke. Quhet Gjon Kastrati dhe është një pararojë i palodhur i krishterimit . Duke dhënë çdo ditë prova të shkelqyera të burrërisë së tij , po tregohet kështu trashigimtar i denjë i lavdisë dhe trimërisë stergjyshore..2. Këto që shkruan Frang Bardhi i perkasin vitit 1633 , ose më sakt 165 vite pasi kishte vdekur Gjergj Kastrioti Skenderbeu.. Është me vlera të sqarohet se këtu bëhët fjalë për fisin e Kastratit , dhe prejardhjen e Kastrioteve nga fshati i Kastratit , por jo i Kastratit të Malesisë së Madhe , por në Has të Kukësit. Edhe sot Kastratasit e Hasit po ti pyesesh , shumë të pergjigjen se e kanë prejardhjen nga Kastrati i (moçem) i Malesisë së Madhe para shumë shekujsh. Kjo prejardhje është trashiguar nga baba te djali , brez pas brezi apo siç shkruante Frang Bardhi këto i trashigonin me lehtësi nga etërit dhe gjyshërit te pasardhesit tanë..Gjë që nuk ka bërë perjashtim as te Kastratësit e Hasit… Një ndër historianet e njohur shqiptar të gjysmes së parë të shekullit XX , at Marin Sirdani , ka shkruar një “liber” me vlera edhe per sot kundër atyre që janë kunder Gjergj Kastriotit dhe veprave të tij me titull : “Pse Fajësohet Skenderbeu” , si dhe librin tjeter historik që i kushtohet ketij heroi me titull :”Skanderbegu mbas Gojëdhanash”. Unë mendova ti referohem librit të fundit që merret edhe me prejardhjen e Kastriotëve , ku nder të tjera citoj: “ Kastriotet mbas gati të gjithë shkrimtarëve të jetës të Skenderbeut , mendojnë se e muaren emnin prej ndonjë vendi të quajtur Kastri… Mbas zakonit të hershem e të shpeshtë ndër ne një familje kur emigron e merr emnin (mbiemrin N.B.) prej nga rrjedhë… Do vu mend se me emën Kaster , qytet , qytezë apo kala emnohen disa kështjella të vjetra , e shumta të rrënueme faret që gjindej aty pari. Mbas gjaset qytet (gjytet) a qytetez (gjytetez) janë më të hershmet , e duket se do të jenë mbetjet e qyteteve a kështjellave Ilire të kohëve të para të sundimit romak…. Kastrat duket se u ndreqen prej romakëve për sigurim të vromit (vrojtimit N.B.).. Fshate me emën Kastri a Kaster ka edhe sot disa , në Shqipni. Kastri e banoret e tij Kastriot quhet një fshat në Çamri – Kaster thirret një ktund i vogël në veri të Mrdites afër Drinit …Kaster quhet një katund në Has – Kastrat mban emnin një bajrak në Malesi të Madhe – Kastri e banoret e tij Kastriot është një katund në Dibër – Kastria a fisi i Kastriotëve njihet një fshat i vogël afër Shtjefnit në Mat. Kohëshkruesi i Raguzes Pietro Luccari në vitet 1606 thërret “gabimisht” Kastrat , Kastratin e Hasit dhe i zënë Kastriotet të rrjedhun pre atij vendi…3. Ndersa Jacques De Lavardin shkruan se mendimi i pergjithshem ishte se familja e Kastroitë është Matjane dhe se mbiemrin e merrte prej ndonjë vend të quajtur Kaster ,por prej të cilit vend në Mat , e prej të ciles Kaster nuk e çekin…4. Kastri i Mates skje veç një fis i vogel i qytetit të Shtjefnit i ardhun prej Kastriet të Dibres ( fshat që gjindet ndermjet katundit të Suhadolit e Drinit) në kohë të Skanderbegut ,të quajtun edhe tashti Kastriot a fisi i Kastriotit..”.5. Siç shihet origjina e Kastriotëve ka qënë e “diskutueshme” që heret (shek.XVI..). Edhe At Marin Sirdani ndonse e lidhë mbiemrin Kastrioti me fshtra ,katunde apo kështjella të thërritura (latinisht nga romaket ) Kastra e deri Kastart ai nuk është gjendje të thotë saktesisht se nga cili vend që ai permend (edhe në bazë të dokumenteve të shkruara), e ka origjinen familja e Kastriotëve. Por nga libri që sipercituam i At Marinit një gjë është e kuptueshme , se i vetmi vend që trashigon pa ekuivoke emrin Kastrat dhe ka një organizim të njohur (kombetarisht e nderkombëtarisht) është fisi –bajrak (flamur) i Kastratit të Malesisë së Madhe . Ketu ( në Marshenjë) ndodhet qyteza apo kalaja më e vjeter e njohur , dhe me rëndësi strategjike që e perdoren pushtuesit romakë edhe si vend strategjik- ushtarak dhe si qënder qytetare ku strehoheshin familjet e ushtarakeve të tyre.. Albanologu dhe studiuesi Franc Nopça shkruan : “ Si duket Kastrati i vjetër e ka marrë emrin nga ”Castrum” i Romes që ndodhej në Marshej dhe emri Kastrat gjendet edhe si emer fshati në kadastren e Shkodres më 1416. Sipas një tradite tjetër , të paret e Kastratit quheshin “anas” (vendas, N.B.) dhe peskëshin qënë të mëdhenjë , të shkathet dhe të fortë , ishin në gjendje të kapercenin mbi 6 kuaj dhe rronin me mish kali e lende.”.6. Ndërsa perkundër dyshimeve (të sipercituara) të At Marin Sirdanit , historiani francez Zhan Klod Faveirial në Historia (më të vjeter) e Shqiperisë (të shkruar prej tij në gjysmen e dytë të shek.XIX) ,”thotë” pa asnjëllojë dyshimi se Familja e Kastriotëve e kishte prejardhjen nga Fisi Shqiptar i KASTRATËVE , prej nga rrjedhë dhe emri i Kastriotit..7. Studiuesi i njohur I shekullit XIX Hyacinthe Hecquard në librin histriko-enciklopedik (Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegërisë),kur shkruan per origjinen e familjes Kastioti , bazohet kryesisht në librin e Frang Bardhit (Georgius Castriotus ..botuar në Venedik me 1636) dhe në disa gojëdhëna. Nga libri i Hecquardit citojmë : “..Mbi origjinen e Gjergj Kastriotit thonë se kjo familje ishte me origjinë nga Emathia, (sipas F.Nolit te historia e Skenderbeut ,fq.16 , Emathia e cilësuar nga M. Barleti identifikohet me Matin e sotem N.B.), Frang Bardhi ,peshkop i Sapës nuk ka të njëjtin mendim . Sipas tij Kastriotet rrjedhin nga malet e Kastratit dhe kujtimi i tyre ruhej ende aty kur ai shkruante : “ Në ketë pjesë të Shqiperisë të quajtur random As , në kufi me krahinën e Pultit dhe fisin e Dukagjinit ..gjendet një fis i quajtur Kastrati , i drejtuar në atë periullë nga një familje me të njejtin emer , e famshme për guximin dhe maturinë në luftë…nga ky vend dolen Kastriotet.. “ Ndersa per gojëdhenen që është në favor të origjines të Kastriotëve nga Kastrati nder të tjera po cilësojmë : “ Nuk ka kaluar ende aq kohë , qysh prej kohes së Skenderbeut deri në ditet tona sa të harrohet kujtimi dhe origjina… ,të cilet sipas një tradite të lashtë neper festime e kanë zakon të këndojnë per origjinen dhe bëmat e mëdha të burrave të tyre të shquar.
Nese pranojmë se është e lehtë të genjehesh nga gojëdhënat që sjellin fakte shumë të vjetra të lashtësisë ,do të ishte nderkaq qesharake të besonim se e gjithë popullsia e një province të madhe ,per të mos thënë e një mbretërie , gënjehet mbi një fakt që nuk është edhe aq i largët ,Barleti, thotë Farlati nga i cili kam marrë ketë citat…”8. Një tashigimi gojore me mjaft vlera ,dhe të trashiguar prej qindra vitesh ka mbledhur studiuesja e njohur angleze Edith Durham ,(një njohese e mirë dhe e vlersuar për historinë dhe traditat e shqiptarëve të veriut e verilindjes) , e cila ka vizituar disa herë edhe Malesinë e Madhe . Kjo studiuese në shkrimet e saj të vitit 1908, kur i vjen “rradha” Kastratit ndër të tjera shkruan: “Thuhet se emri Kastrat rrjedh nga latinishtja CASTRUM , gjë që nuk më duket e pamundur , sepse rruga kryesore që dikur bashkonte Shkodrën me Dioklenë duhet të ketë kaluar nëpër Kastratin e Poshtëm, dhe ajo duhet të ketë pasur nevojë per roje që ta ruanin. Sidoqoftë banorët e fisit (Kastratit) të tregojnë se emri i tyre rrjedh nga heroi i tyre Gjergj Kastrioti , i madhi Skenderbe”. Kur vdiq Skenderbeu ne (i kishin thënë kastratasit, Durhamit) u ulëm buzë rruges dhe qamë. Kaloi andej turku dhe na tha : Pse po qani ? dhe ne i thamë se po qajmë se na ka humbur shpata ! Dhe ai na tha : Do jem unë shpata tuaj (Sergjede). Pastaj ai na lexoi sheriatin (ligjin turk) dhe tha : Tani hiqni xhurdin ( xhaketa e shkurtër në ngjyrë të zezë, që sipas traditës mbahet në shenjë vajtimi per Gjergj Skenderbeun dhe që mban emrin e tij), dhe vishni xhyben turke . Por ne iu pergjigjem : të krishterë jemi dhe të krishterë do të jemi perherë. Ligjin turk se pranojmë dot as rroben turke. Ne na qeverisë ligji i Lekë Dukagjnit. Atëherë ai na ofroi jelekun , që ne vazhdojmë ta quajmë me po atë emer , duke na thënë , JE LEK (Ti je Leka)..”.9. Kjo gojdhënë është mbledhur prej Edith Durham-it nga banoret e Kastratit në vitin 1908 , pra 440 vite pas vdekjes së Gjergj Kastriotit , çfarë tregon per një lidhje të forte në mes trashigimisë gojore (gojëdhënës), nga njeri brez në tjetrin ,dhe e një të vertete historike në mos tjetër frymëzuese në qendresen e gjatë të kastratasve , kundër pushtimit e sundimit turko-osman. Është interesant se gojdhënën e shënuar nga studiuesja Edith Durham e “përsëritë” në një fare mënyre edhe një raport sekret të sherbimit të zbulimit të admiraliatit të marinës ushtarake angleze… gjatë luftës parë Botërore , nga i cili citojmë : “Sipas gojëdhënave të vendalinjëve , fjala “Kastrati” vjen nga emri i Gjergj Kastriotit (Skenderbeut).10.
Studiuesja Edith Durham në studimin e saj nuk e “sqaron” se ku e ka mbledhur këtë trashigimi gojore , te banoret më të vjeter (anas) të Kastratit , që kishin mbetur fare pak , apo te banorët e ardhur në trojet e Kastratit rreth vitit 1550-1575 , dhe që në vitin 1908 (si dhe sot) perbejnë shumicën e shumices së popullsisë që banon trojet e Kastratit të Malësisë së Madhe, banorë që trashiguan e trashogjnë vlerat më të mira ,të Malesisë e Shqiptarisë.
NË VEND TË NJË KONKLUZIONI…
Duke parë këto pak shenime , një pjesë të të cilave mund ti quajmë edhe argumente (ndonse jo shumë bindëse), ne kastratasit e Malesisë së Madhe , me gjithë deshirën tonë të bazuar edhe në ndonjë gojëdhënë , nuk mundemi të “kembëngulim” se familja e Kastriotëve , e për rrjedhojë biri i tyre i lavdishem Gjergj Kastrioti e ka origjinen më të hershme nga Kastrati i Malesisë së Madhe.. Por nëse ne kastratesve nuk na vertetohet (ekzaktësisht) origjina (më e hershme) e Kastriotëve nga Kastrati , ne na “vertetohet” plotesisht deshira dhe e drejta jonë për të vijuar të mendojmë se kjo familje famëmadhe e ka origjinen më të hershme (rreth shek.XIII) , pikrisht nga Kastrati , apo Kastra (Castra ) nga thuhet se e ka marrë emrin edhe kjo trevë historike e Malesisë së Madhe të Shqiperisë Etnike…
Kastra , kalaja apo qyteza , rrenojat e së ciles identifikohen sot në fshatin Marshenjë (të Kastratit) , janë edhe një vlerë e hershme e zhvillimit e qytetrimit të kesaj treve , ku në një dokument të shek.III-IV (pas Krishtit) , Tabula Peutingeriana e shenon fshatin ku gjindej kastra (castra) me emrin SINNA, 11, emër që ndër shekuj i ndryshoi në “toponimin” Marshenj (Mali i shenjtë , apo Shën Marku), por kjo nuk ka shumë rendesi , pasi rendesi ka se këtu në Kastratin e sotëm gjinden themelet e rrenojat e Kalasë apo Qytezes së Marshenjit…
REFERENCAT:
1. Edwin Jacques ,SHQIPTARET – historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme , fq.201. Tirane 1995. + Fan S. Noli ,Historia e Skenderbeut Mbretit të Shqiperisë ,fq.70-71 ,80-89, Boston shtypshkronja Dielli 1921.
2.Frang Bardhi ,Gjergj Kastrioti –Skenderbeu ,fq.116-122 ,Tiranë 1999.
3.Pietro Luccari, Annali di Ragusa, f.86, anno 1606.
4.Jacques De Lavardin, Georges Castriot , surnomme Scanderbeg , Roy d’Albania (Gjergj Kastrioti me “mbiemrin” Skanderbeg , mbret i Shqiperisë N.B.), fq.5, Paris 1576.
5.At Marin Sirdani OFM , Skanderbegu mbas gojëdhanash ,fq.4-8 ,botime franceskane ,Shkoder 2008.
6.Franc Nopça ,Fiset e Malesisë së Shqiperisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre ,fq.191 , (Qendra e Studimeve Albanologjike ,Instituti i Historisë ) Tiranë 2013.
7.Zhan Klod Faveirial ,Historia (më e vjeter) e Shqiperisë ,fq.282 ,Plejad ,Tiranë 2004.
8.Hyacinthe Hecquard , Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegërisë ,fq.235-236 , Plejad ,Tiranë 2004.
9.Edith Durham , Shqiperia e Eperme ,Një udhëtim në Shqiperinë e Veriut të vitit 1908 ,fq.52-53 (Botime IDK).
10.Raport sekret i sherbimit të zbulimit të admiraliatit të marinës ushtarakeangleze; Personazhet kryesore të Shqiperisë , vendi , fiset populli gjatë luftës parë Botërore, fq.176 , perkthye nga orgjinali Piro Misha , Tiranë: IDK, 2016.
11.Iliret dhe Iliria te Autorët Antikë ,Akademia e Shkencave të Shqiperisë, Instituti i Arkeologjisë , fq.309 . Pergatitur nga Selim islami (redaktor pergjegjes) Frano Prendi ,Hasan Ceka ,Skender Anamali (Botimet Toena ,Tiranë 2002).