Nga
Berati Sulo Gozhina/
BERAT-Temperatuar e ulët nën zero si dhe një
cipë e hollë akulli e endur në syprinën e ujit të Osumit, nuk kanë tutur të
rinjët që janë përqëndruar pranë ujërave të akullta në pritje të hedhjes së
kryqit. Po në këtë ditë feste që tashëm prej shumë shekuj është kthyer nga më
populloret dhe në vençanti në qytetit 2400 vjecar të beratit ku fetë nuk kanë
të ndar në festa të till, pranë dy brigjeve të lumit janë mbledhur banor të
qytetit e të rrethinave të tij për të parë nga afër hedhjen e kryqit.
Si nga hera në orën 10.00, mbi urën e Goricës kanë mbritur At, Petraq Simësia i
shoqëruar nga disa priftërinjët si dhe nga kori i kishës dhe i besimtarve që
këndonin këngën e pagzimit të krishtit. E ndërkohë poshtë urës janë mbi 10 djem
të ndarë në grupe që presin në ujrat e ftohta të Osumit kryqit që lëshohet nga
lartësia e urës nga At, Petraq Simësia. Këtë radhë fati i ka buzqeshur 42
vjeçarit Alfred Xhimitiku nga lagja Goricë e cili kap kryqin në ujërat e Osumit
për të dytën herë, herën e parë në 2005dhe sot në 2020, faq që për të do të
thot bekim. Ndonse në qytetin muze fetë bashkëjetojn në harmoni me
njëra-tjetrën, festa e ditës së ujit të bekuar me simbolin e hedhjes së kryqit
është e vetmja festë që mbleth bashkë dhe kaq shumë besimtar Ortodoks e
Myslymanë për të parë nga afër këtë ritual pagan. Qindra besimtar me bekimin e
imzotit dhe me peligrinazhet që shoqëronin priftërinjët e si dhe korin e
kishës, për në kishën më të madhë të koduar me emrim Katedraleja e “Shën
Dhimitrit”, për të vazhduar festën me këngët për kryqin dhe ndezjen e qirinjve
nga besimtarë. Fitusi i kryqit së bashku me grupin e tij pas bekimit të dhënë
nga Ignati e Priftërinjët në emër të kishës i janë drejtuar portave të
shtëpive në lagjet Goricë, Mangalem e Kala për të marë nga besimtarët një bekim
më shumë, por ndryshe nga vite më përë këtë viti djemt që kapën kryqin kanë
trokitur dhe në lagjet e tjera të këtij qytetit ku dhe janë pritur me
dashamirësi. Kësaj festë që simbolizon pastërtinë e trupit dhe shpirtit dhe që
zanafillën e ka që nga pagëzimi i “Jezu Krishtit”, në lumin Jordan nga Gjon
Pagëzoi, i janë bashkuar veç, mijëra pjesëmarrës të ardhur nga qytete dhe
rrethinat e Beratit edhe Deputeti fadil Nasufi, Prefektja Valbona Zylyftari,
pushtetar local, kryetari i bashkisë Berat Edvin Demo, përfaqësues të shoqërisë
civile, gazetar, banorë të qytetit e të rrethinave të tij, etj. Deputeti Fadil
Nasufi në një prononcim për median e shkruar e atë vizive ka vijuar me
urimin për festën dhe vit të mbarë për banorët e qytetit e të rrethinave të
tij, ndërkohë që ka cituar se jo vetëm berati që është simbolli i bashkjetesës
fetare, por e gjithë shqipëria ka harmoni fetare gjë të cilën e tregon edhe kjo
festë. Më pas deputeti Nasufi, Prefektja Zylyftari e pushtetarët lokal
kanë kryer një vizitë në Metropolin e Qytetit ku janë pritur nga Imzot
Ignati, priftërinjët e stafi i tij, po gjatë pritjes kori i kishës Ortodokse i
përbërë nga fëmijë të qytetit kanë kënduar disa këngë fetare kushtuar
Jezukrishtit dhe ditës së ujët të bekuar. Festën pagane të ujët të bekuar e
festonim edhe në kohën e komunizmit fsheurazi festën pagane të ujit të bekuar e
festonim edhe në kohën e komunizmit fsheurazi
Kryqi është hedhur në lumin Osum edhe në koheën
e komunizmit. 85 vjecar Mitaq e Antoneta tapija pohuan për gazetën se pas vitit
67-të, kur u prishën kishat e xhamit dhe feja ishte e ndaluar, unë së bashku me
bashkëmoshatarët fsheurazi në ditën e 6 janarit mernim disa djem dhe shkonim
tek lumi në drjtim të fushës së sportit, aty me një kryq që e sajonim në moment
e hidhnim në ujërat e Osumit. Njeriu që bëhej prift para hedhjes së kryqit,
kryente ritet fetare të mësuara në shtëpi nga të moshuarit e më pas djemët që
ndodheshin në ujrat e osumit bënin garë në uji kush ta kapte kryqin më parë.
Fitusi fsheurazi në orët e vona të darkës së bashku me dy nga katër apo shokët
trokisnin në familjet më të besuara dhë kryenin ritualin e festës, ndërsa në të
gjitha shtëpitë ndizeshin qirinjë. Sot dita ujit të bekuar festohet nga
qindra e mijera ortodoks e myslyman, pra kjo festë është kthyer në një
festë popullore ndërsa për kapjen e kryqit në lum hidhen djem nga të dy feve
myslymane e ortodokse. Mbaj mënd mirë këngën “Në kohën që u bekove o
zot”, dhe në moment hapeshin portat e prisnim fitusin e kryqit në
fshehtësi. Në drekë e në darkën e 6 janarit shtroheshin tavolina dhe
kryeshin vizita familjare.
Sipas biblës, festa përkon me mbrëmjen kur lindi
Jezu Krishti.
Sipas biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur
tre Mbretërit panë në qiellin e Bethelemit në Jerusalem, yllin i cili paralajmëronte
lindjen e birit të Zotit, Jezu Krishtit. Befana festohet natën e 5 janarit apo
ditën e Epifanës, një festë fetare që njihet si vizita që i bënë tre mbretërit
dijetar Jezu Krishtin fëmijë. Dita e fundit e Krishtlindjes, 12 ditë pas 25
dhjetorit. Të tre mbretërit Melchiorri, Baldassarri, dhe Gasperi u nisën nga
vende të ndryshme për t’i parë dhe për t’i ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit
fëmij. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e Bekimit të Zotit. Me
rastin e kësaj dite organizohen mesha, të cilat shoqërohen me lutje të
ndryshme, me “Bekimin e ujit”, dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për
besimtarët ortodoks të sërbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me ditën e
Krishtlindjeve. Në lidhje me këtë festë, ka lindur shumë kohë më parë në disa
vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë, kjo festë është bërë festë
e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plakë të
shëmtuar, e cila trëmb fëmjët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo
është, zemër mirë, sepse u jep atyre dhurata të ndryshme. Pas viteve `90-të,
dita e “Ujit të bekuar”, e njohur ndryshe edhe si dita e Epifanës së Zotit, ka
nisur të kremtohet edhe në Shqipëri, dhe më të veçantën se ajo festohet nga të
dy komunitetet. Besimtarë të shumtë në të gjithë vendin në këtë ditë marrin
pjesë në ritualin dhe meshën e përvitëshmë të “Bekimit të Ujit”, ku kryqi do të
hidhet në ujë dhe besimtarët duhet ta nxjerrin nga uji. Besimtarët e pranishëm
në këtë ritual marrin pak uji të bekuar për tu sjellë fëmijëve të tyre fat dhe
mbarësi. Në vendin tonë, zakonisht kryqi hidhet në lum. Sipas besimit, uji i
marrë në këtë ditë mund të qëndroi i paprishur në një enë përgjatë gjithë
vitit, deri në 6 janarin e ardhshëm.
Shërbesa liturgjike
6 Janari është e kremtja (festa) e Theofanisë
ose Epifanisë, e quajtur ndryshe në gjuhën e popullit Uji i Bekuar, është një
prej të kremteve më të mëdha të Kishës sonë të Krishterë Orthodhokse. Kjo festë
është shfaqja e perëndisë në botë si Trini (pra një qenie e vetme në tre
persona)Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë, në momentin e pagëzimit të Jizu
krishtit, birit të perëndisë të bërë njeri. Të krishterët besojnë se qysh që
biri i perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e jordanit, e tërë
materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin
të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e
njerëzve. Në Epifaninë e Zotit i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, ashtu siç
vet perëndia e shpalli atë në fillim, kur e krijoi botën.
Vlen të përmendet :
– Berati qyteti i ujit të bekuar me
traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2400 vjetësh
– Ujë i bekuar, mbi 5 mij Ortodokës dhe Mysliman
festoin së bashku
– 10 djem për të kapur kryqin në ujrat e ftohta
të lumit Osum , fati i buzqesh 42vjecarit Alfred Xhimitiku nga lagja
Goricë
– Urimi nga At, Simësia – Në këtë ditë të
shënuar kur i dërguari i perëndisë dhe shpëtimtari i njerëzisë Jezu Krishti u
pagëzua në lumin Jordan nga pagëzori Johan, do t`ju uroja të gjithë besimtarëve
ortodoksë dhe gjithë të pranishmëve në këtë ditë simbolike të hedhjes së kryqit
në lum, paqe, mbarësi, harmoni dhe zoti i bekoftë.