Zgjedhjet e 23 qershorit kishin një progres të vogël nga zgjedhjet e vitit 2009 por ka ende shumë probleme që duhen përmirësuar.
Kështu është shprehur Kordinatori i Veçantë që drejton misionin afatshkurtër të vëzhgimit të OSBE-së, Roberto Batelli i pyetur në nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri.
“Në krahasim me 2009 dhe vendoret e 2011 u vu re progres të vogël, zgjedhje të lira, dhe për mendimin tim, të drejta, por gjithë mangësitë janë të shprehura në deklaratë e do të jenë edhe në raportin tonë. Vlerësimi i procesit do të varet nga mënyra si do vazhdojë procesi, kam parasysh numërimin, tabulimin, shpalljen e rezultateve dhe mënyra si do të administrohen ankesat” tha Batelli.
Sipas vëzhguesve mosbesimi ka minuar punën e administratës zgjedhore. “Opozita ka bojkotuar KQZ pas largimit të njërit prej anetareve, KQZ e ka bëre punën pa kuorumin e nevojshëm. Është permirësuar kuardi zgjedhor, qe eshte nje bazë e shëndoshe për zgjedhje demokratike. Besimi i publikut në proces është dëmtuar, janë vënë re edhe mangësi në shumë aspekte, mungesë të vendimit të KQZ për ndarjen e vendeve në 4 distrikte, vendimi i kuvendit ka të bëjë me procesin e drejtësisë së votës” tha Batelli.
McComarc: Numërimi i ngadaltë
Ndërsa Cony McComarc ka vlerësuar procesin, por ka theksuar se procesi i numërimit të votave po vazhdon shumë ngadalë. “Ekipi ynë do të shohë edhe administrimin e ankesave. Pas 2 muajsh do të dalim me një raport përfundimtar të plotë me disa rekomandime për përmirësimin e procesit. Procesi i përmirësimeve duhet të vazhdojë se ky është misioni ynë i 11 ne vend” tha ajo.
Gjithashtu edhe një prej vëzhguesve ndërkombëtar theksoi se numërimi duhet të ishte përfunduar, pasi gjithçka varet nga vullneti i partive. “Rezultatet zgjedhore duhet të dalin sa më shpejt, kjo duhet të kishte qenë shumë më e drejtë për shqiptarët. Ata meritojnë një angazhim tjetër në zgjedhjet e ardhshme” tha ai.
Sequi për Ora News: Qëndrimi i BE-së për zgjedhjet do pasqyrohet në progres raport
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi në një intervistë për “Ora News” se qëndrimi i BE-së për zgjedhjet në Shqipëri do të pasqyrohet në progres raportin që do të publikohet në tetor.
“Dua të them dy gjëra. Së pari ne e kemi vëzhguar procesin dhe së dyti ne kemi mbështetur OSBE/ODIHR-in duke financuar edhe qëndrimin e vëzhguesve në Shqipëri. Së treti ne e kemi thënë se këto zgjedhje janë një test kyç për mirëfunksionimin e institucioneve demokratike shqiptare. Së katërti ne kemi mbështetur OSBE/ODIHR-in por jo vetëm atë pro të gjithë vëzhguesit. Sa i përket vlerësimit tonë ai do të jetë sipas raportit që do të nxjerrë OSBE/ODIHR-i dhe kjo do të jetë edhe në progres-raportin në tetor” tha Sequi.
Ambasadori Sequi gjithashtu theksoi se procesi i numërimit të votave duhet të përfundojë në respekt të kodit zgjedhor.
“Numërimi është tejet i rëndësishëm, pasi kur flasim për procesin e zgjedhjeve nuk duhet të flasim vetëm për votimin por edhe për numërimin. Dhe ne natyrisht shpresojmë që ai të përfundojë në përputhje me kodin zgjedhor të Shqipërisë. Kryetar i delegacionit të PE dhe zoti Eduard Kukan ishte mëse elekuent në deklaratat e tij” u shpreh Sequi.