
Astrit Lulushi/
Është për të ardhur keq të mendosh se sa shumë njerëz vijnë dhe largohen nga kjo botë të paditur për veten dhe për vendin në të cilin kanë jetuar. E çuditshme të mos vëzhgosh dhe të mos kujtosh jetën (shtëpinë, rrugët, gëzimet, vuajtjet),që përbëjnë bukurinë, kënaqësinë apo hidhërimin.
Megjithatë pak njerëz e njohin veten që është struktura më kurioze e botës; një tabernakull e gjallë në këmbë. Bota, nga e cila vetja u krijua dhe ushqehet, do të kishte aq shumë dobi; dhe vuajtjet, po të njiheshin, nuk do të harroheshin ose nuk do të mënjanoheshim për t’u përsëritur.
Për këtë nuk mund të dyshohet.
Bota është një bashkësi e gjërave natyrore; dhe mund të mos jetë stiluar në mënyrë të pahijshe për një më të mire. Por mjerisht sa shumë gjëra të saj i kuptojmë seriozisht, ose nuk duam t’i njohim.