-Një koment shtesë për shkrimin e Elida Buçpapaj : HISTERIA PËR KARANTINËN E TVSH!-/
Nga Sami Mulaj/ USA/
Edhe unë desha të shtoj diçka (për 60 vjetorin e RTSH) që Zonja e nderuar Buçpapaj shumë bukur e ka qëndisë…
Një përvjetor pa reflektim, një përvjetor pa kërkim falje, një përvjetor vazhdim I dyfytyrësisë komuniste…
Ishte fund maji 1979 ..Isha në vitin e tretë të studimeve dhe sëbashku me Almën, studente e vitit të parë të Gjeofizikës, do të bënim një bisede intervistë në studjon e TV, si studentë aktivistë të organizatës së rinisë…
Na thirrën një të premte pas dite…
Pasi na bënë kontrollin dhe na mbajtën pasaportat në hyrje të RTSH, na futën në dhomën e inçizimit. Na kishin thënë, do të zgjatë një 30 minutësh emisioni, por na mbajtën rreth 2 orë, deri sa filloj të errësohej… Më shumë u morën me Almën simpatike, ( Ishte vërtetë si një yll kinemaje)duke e pyetur jashtë emisionit, sa ajo u zu ngushtë disa herë nga interesimi e ngacmimi I tyre deri dhe për gjëra intime…
Pasi mbaruam, drejtuesi I emisionit I drejtohet Almës…Ju mund të vini ndonjë ditë tjetër të merrni pasaportën! Mos e kërkoni tek dezhurni….
Dolëm të trullosur nga dhoma e inçizimit, Alma Ishte e skuqur dhe shumë e trembur njëkohësisht…nga shantazhi I gazetarëve që ishin dhe në moshë të madhe…
Kur dolëm nga RTSH, Alma më kthehet me një burrëri vajzërore: kurr nuk do të shkelë atje, le ta mbajnë pasaportën time ata burreca të shpifur.
Ajo e humbii atë pasaportë por fitoj një pasaportë tjetër me rrethin e të rinjëve studentore, pasaportën e respektit e të pastërtisë njerëzore.
Alma bukuroshja e Gjeofizikës nuk u gjunjëzua përballë RTSH, vegël e armë e Diktaturës.
Ajo e ruajti bukurine dhe dinjitetin e saj.