Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Engjëll Masafra u përcolli besimtarëve një urim paqeje dhe shprese, duke u kujtuar se Pashkët e këtij viti mbahen në Vitin Jubilar të Skënderbeut, një rast ky, tha ai, për të dashur më shumë vendin. Imzot Masafra u bëri thirrje besimtarëve që të jenë aktivë dhe të guximshëm për rindërtimin e vendit të tyre.