Ne Foto: Pertef Pogoni ( 1881 – 1958 )
Shkruan Engjell ZERDELIA/
Figurë e shquar e arsimit kombëtar, njohës i disa gjuhëve të huja e bënte përkthyes të talentuar, pedagog, drejtor, inspektor të shkollave dhe Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Prodhimtar i metodave dhe tekseve mësimore .
U lind, më 12 shkurt 1891 në Voshtinë, fshat i krahinës së Pogonit sot ndodhet jasht kufijëve të shtetit shqiptar. Biri i avokatit atdhetar Beqir Zijait. Shkollën fillore Pertefi e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazet e preferuar të kohës, të cilat u kthyen “në shtëpi kombëtare për bijtë e shqiptarëve” në Zosimea të Janinës (Greqi) dhe Mulqije të Stambollit (Turqi). Janë të njohura tashmë listat e stundetëve shqipatarë kudo në evropë e në botë. Për këtë lexojmë…Por aftësia mbi gjuhën shqipe dhe dijetarët shqiptarë që u shfaqën në provimet e zhvilluara më 27.06-11.07.1910 lanë gojëhapur të pranishmit, sidomos janinas. Idadejarët e vitit të fundit u dërguan në universitete të ndryshme të evropës …Sali Çeka dhe Pertef Pogoni u dërgua në Francë. Pertef Pogoni ndjek studimet për pedagogji dhe matematikë në Akademinë e Kanës dhe i përfundon në 1913, natyrisht i ndodhur në mes të dilemës se do të shkonte në Turqi, sepse ndodhej aso kohe familja e tij, apo të vinte në Shqipëri, Pertefi energjik, plot frymëzim djaloshar për atdheun zgjedh Shqipërinë e udhëhequr nga Ismail bej Vlora, ndërkohë i dërgon një telegram familjes në Stmboll: “tani kemi Shqipërinë tonë! Ejani këtu”! Pertefi vjen në Shqipëri dhe fillon punë në Vlorë, por nuk zgjat shumë dhe administrata e kohës e princ Vidit e tërheq si përkthyes të Oborrt. Viti shkollor 1914-ës e gjen drejtor të shkollës qytetëse në Elbasan dhe pa kaluar një vit emërohet inspektor arsimi për zonën e Shqipërisë së Mesme: Tiranë-Elbasan-Durrës. Në vitet 1918-1920 merr detyrën e inspektorit të arsimit pranë prefekturës së Gjirokastrës. Puna e Pertef Pogonit në arsimin shqiptar spikat dhe kjo nuk kalon pa u vënë re nga dikasteri kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe së bashku me zotërinjtë, Ilia Dilo Sheperin dhe Thoma Papapanon caktohen delegatë të Kongresit Arsimor të Lushnjës në gusht 1920, ku u hodhën themelet për njësimin e kombëtarizimin e shkollave shqiptare
Në vitin 1921 martohet me bijën e Hoxhë Kanës, Hafsa Hasan Haxhimemetin, njëra nga mësueset e para të qytetit të Tiranës, në shtëpinë e saj në fillim të shekullit, vitet 1915-të, është ngritur e para shkollë fillore femërore në Tiranë. Në moshë relativisht të re, 30 vjeçare, për shkak të pasionit të madh e të përkushtuar të punëve në arsim emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit. Janë të njohura korrespondencat e shfaqura në gazetat e kohes “Përgëzojmë z. Pertef Pogonin për masat e bukura dhe të shpejta për ngritjen e internatit (konviktit)”.
“ Dhe atje ku nuk arrinte këmba e tij (P.Pogonit) do të ishte e pranishme zemra e tij prej atdhetari shqiptar dhe mëndja prej intelektuali përparimtar”.
Qëndrimi burrëror që mban ndaj parlamentarëve për krijimin e një shoqërie teatrore, sepse kishte dhënë ndikim të paçmuar në hartimin e ligjeve dhe projektligjeve si një person i pajisur me frymë evropiane. Prandaj iu drejtua atyre “Zotërinj, kinematografia si një libër i gjallë, shumë e nevojshme për edukacionin e nxënësve…Sa për çështjen e teatros, -do të përfundonte ai- , e shoh të tepërt të flas se zotëria juaj e çmon vetë rëndësinë që ka teatroja në popull”.
Në atë kohë u punua edhe për mësimin e frengjishtes, për këtë kurs, kryetari i bashkisë së Tiranës, Ali Begeja në fletoren zyrtare theksonte: “Mësimin e frengjishtes e ka marrë me hir e me mirësi të madhe z. Pertef Pogoni i Ministrisë së Arsimit”.
Në vorbullën e marrëdhënieve të vendosura të këtyre viteve padrejtësisht sulmohet Pogoni, deputeti Hiqmet Delvina tha: “Zoti Pogoni tash 15 vjet që vazhdon në këtë detyrë ka zbardhur faqen e tij dhe i ka çelur rrugë të shëndoshë arsimit kombëtar (sipas dr. Iliaz Gogaj ). Pogoni dha një ndihmesë të paçmuar sidomos në organet “Kumtari Arsimuer” dhe “Revista pedaogjike” lavdëron punën e mësuesit duke vendosur pa pikë mëdyshje në krye të hierarkisë së nëpunësve të shtetit, marrëdhënieve të shëndosha me nxënësit, duhej në radhë të parë, që mësuesit t’i donin të gjithë fëmijët njësoj dhe me anën tjetër, t’i vështronte dhe t’i trajtonte ata sipas cilësive vetjake me drejtësi dhe delikatesë, Pertef Pogoni shprehej:
“Dihet se qëllimi i parë i arsimit (edukacion) asht të formuenit e mirë e të mbarë të njeriut tue e pajisur atë me shenjën e ti të vertetë, me mëndjen e me liria me një fjalë me arsyeti: Fëmija duhet mësuar që të qeveriset vetvetiu…duhet të bëhet zot i vetes, dhe me gjithë këtë të jetë i bindshëm, arsyeshëm dhe i drejtë”. Në një klasë të shkollës padyshim, duhet rregull, qetësi, e degjesë sepse pa këto s’ka si vepron ajo shkollë. Arsimi është një bashkëveprim i mësuesve për formimin me nder e moral të fëmijës, po ky bashkëveprim mbështet edhe në ato të familjeve duke u njohur së afërmi e më mirë, mësues e drejtorë për të mësuar të nderohn e të çmohen sa më tepër do të formojnë një kuptim të kthjellët mbi veprën e madhe të arsimit kombëtar, për të cilën duhet të shërbejmë me përulësi e me vullnet të plotë.Siç shihet mendimi pedagogjik, raportet e ndërvarura mësues-nxenës-familje-drejtori të qëmtuara me imtësi duke shfrytëzuar edhe kuadrin evropian dhe të parashikuara duke i analizuar jep mendime shumë të vyera e me mjaft vlera për shkollën shqipe . “Është kjo edhe një arsye më shumë që kryetari i republikës A. Zogu më 31.01.1927 i akordon z. Pertef Pogonit dekoratën “Kumandar i urdhërit të Skënderbeut” Njëkohësisht, puna e çmuar e frengjishtfolësit P.Pogonit në arsimin kombëtar tërhoqi vëmendjen edhe të autoriteteve franceze që jo vetëm krenoheshin për studentin e tyre, por edhe i nderonte. Kështu veproi Institucioni i Lartë Francez më 30 mars 1926, presidenti i Republikës Franceze duke e lançuar Pertef Pogonin me urdhërin e “Legjionit të nderit” nder i madh për një intelektual shqiptar të shkolluar në Francë . Më 1929, largohet nga ministria e arsimit dhe emërohet drejtor i studimeve në shkollën ushtarake mbretërore në Tiranë. Në vitin 1933-1934 emërohet drejtor i Liceut Kombëtar të Korçës. Natyrisht profesorit i pëlqente kjo punë sepse ka dhënë një ndihmesë të madhe që nga vitet 20-të e në vazhdim për këtë Lice, kur institucioni po rritej si -Ylli Polar, për kombin shqiptar në përjetësimin e Liceut të Korçës dhe duke e ngritur lart në nivel të padiskutueshëm.
Posti i drejtorit të Liceut të Korçës nuk ishte thjesht, punë administrative, por edhe kaq punë pedagogjike mësimore nga një kuadër me drejtim të shquar francez që ishte edhe nder, dhe përgjegjësi. Pertefi këtu gjen katërcipërisht vetveten si njeri, si pedagog dhe si qytetar. Dhe puna e mirë në atë shkollë ra në sy, sa në atë kohë thuhej se korçarët, mund të mos e dinin emrin e prefektit apo kryetarit të bashkisë, por emrin e drejtorit shqiptar të Liceut e njihnin të gjithë. Prejardhja familjare, shkollimi francez dhe drejtimi në dikasterin e ministrisë së arsimit përbënin trinomin e ndriçuar në marrëdhëniet reciproke mes mësuesve dhe sidomos me përgatitjen e shëndoshë dhe aq më shumë cilësore të brezit të ardhshëm. Përjetonte çdo ditë, çdo javë apo muaj të tërë, detajet përshtyplënëse tek nxënësit dhe ndjehej keq për ndonjë çapkënllëk rinor dhe ngazëllehej shumë për sukseset e tyre. Ish-nxënës Koli Xoxi në kujtimet e veta shkruan “i pakrahasueshëm bëhej ditën e ndarjes së çmimeve për nxënësit e dalluar në fund të vitit shkollor. Ai ishte më i dashur në ambjentin festiv të mbylljes së vitit shkollor”.
Pas vitit 1934 për shkak të meritave, si njohës me themel i punëve të shkollës dhe aftësive organizative, Pogoni do të thirrej përsëri në dikasterin e Ministrisë së Arsimit në postin e sekretarit të përgjithshëm. Mirëpo tani ka shumë shkolla ,por si paradoks pak njerëz të pasionuar në arsim. Mjerisht aforhet viti 1939 dhe puna e arsimit si gjithë jeta e vendit u fut në pushtimin italian. P.Pogoni kundërshtar i hershëm e i njohur i italianizmit të shkollës, nuk mund të mbahej në atë detyrë. Më vonë punon në drejtorinë e Entit të botimeve të teksteve shkollore deri në vitin 1943, kur e lë njëherë e përgjithmonë karrierën e mësuesit. Duhet theksuar për ta plotësuar figurën e profesorit P. Pogoni se është autor apo edhe bashkautor i ABC-së dhe disa teksteve shkollore, por mbi të gjitha përkthimet artistike e sidomos pedagogjike që mbetën në dorëshkrime .
Gjatë viteve të luftës, shtëpia e Pogonëve u bë në të vërtetë çerdhe e qëndresës së kyreqytetit, nga familja e tyre,spse ajo ishte e madhe sipas mundësive dhe energjive morën pjesë në luftë duke dhënë ndihmesën e tyre të çmuar për çlirimin e atdheut. Fakt është, edhe djegia e shtëpisë së tyre nga predhat e nazistëve gjermanë. Ditët e bardha pas çlirimit nuk ishin të tilla për familjen Pogoni, e cila e pagoi shumë shtrenjtë nga zhgënjimi tragjik që ajo papritur pësoi. Pertef Pogoni punon si mësues i frëngjishtes, por sëmundja profesionale e mësuesve në fyt, ia bën të pamundur zhvillim e mësimit. Atëhere u interesua që të punonte si përkthyes, por nuk e pranuan. Çfarë paradoksi, laureati i Akademisë së Kanës, do të shiste cigare dhe do të qe i detyruar të banonte në një barake llamarine, sepse ishte në rrezik t’i merrnin truallin dhe rrënojat e shtëpisë së djegur. Më 10 maj 1948 komisioni i urbanizmit i jep intelektualit të çmuar atdhetar urdhërin e dëbimit nga Tirana, çuditërisht intelektualit perëndimor i kërkohet të kthehej në origjinë, në Pogon. Mirëpo kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse Pogoni tashmë i takonte shtetit fqinj si rezultat i vendosjes së kufijve shtetërore. Dhe jo vetëm kaq, por edhe sikur të ndodhte, ku do të shkonin , atje(në Pogon) çdo gjë ishte shkatërruar e djegur nga grekërit. Ky largim do të ndërpriste shkollimin e Durimit, të birit të tij. Absurditeti e cinizmi do të arrinin kulmin, kur të birit që kërkonte shkollë, i kishin thënë në ministry “mjaft ka bërë yt atë shkollë”. Është me vend të përmëndim disa veçori të zotit P. Pogonit. Liri Lubonja deklaron se kishte miqësi të ngushtë me kongresistët e Lushnjës që realizohej nëpërmjet korrespondencave e takimeve të veçanta në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Elbasan, Shkodër dhe në Tiranë. Tirana e kishte takimin gjithmonë tek kafe “Kursali” ;me A. Xhuvanin, A. Gashin, M. Shalën, Q. Balën Bellkamenin, I. Anamalin, G. Mikelin, K. Margjinin, I. Dilon, TH. Papapanon, H. Babameton e shumë të tjerë… Rrobaqepësi, Koço thoshte se vishej bukur dhe me gusto, prof. Pogoni më sjell modën e Kanës dhe Parisit në Tiranë. Miku i tij H. Kokalari shprehet se P. Pogoni mbetet një nga përkthyesit e talentuar të kombit tonë dhe është e pafalshme që për të siguruar bukën e gojës bën shumë përkthime në rrethet e intelektualëve në gjuhën frënge.
Pamundësia për të shkuar në Pogon dhe shteti internon në fillim në Kavajë e më vonë për të ndërruar “klimë” në Shijak. Duke parë këtë situatë i biri, Lulëzimi në moshën 17-vjeçare arratiset jashtë atdheut. Djali tjetër që shkoi para lufte për studime në Austri dhe shquhej për fushën letrare shqipe nuk u khtye më në atdhe .
Shteti “kujdeset” në këto kushte dhe e degdis lart mbi një kamion në drejtim të Tepelenës. Vendosen te gazermat e ushtrisë në dhoma krejtësisht të papërshtatshme. Vetë Pertefi punon në një furrë buke. E shoqja mbante dru në Tepelenë. Në vitet 1951-‘52 doli gjallë nga kampi dhe u kthye në Tiranë, por tashmë i topitur dhe shumë i lodhur fizikisht dhe më keq ekonomikisht. Ky ishte fundi i pa merituar i profesor Pertef Pogonit që punoi 30 vjet e më shumë për arsim, edukim, përparimin e disa brezave me dituri e shqiptarizëm: u la në mëshirën e fatit.Nuk i dhanë as pension, jetoi vitet e fundit të jetës me sakrifica të panumërta e ndihmën e së bjës dhe të afërmëve apo të ndonjë honorari nga ato pak përkthime shumë cilësore “për përdorim të brendshëm” të cilat paguheshin shumë pak.
U nda nga jeta, më 5 qershor 1958 në ceremoninë e thjeshtë familjare, të organizuar për këtë meteor të mendimit pedago-gjik dhe të shkollës shqipe.
Dr. Din Krasniqi says
I nderuari Engjell, ju i bete nder sum prof Pertef Pogonit, eshte nje histori e dhimbeshme ,nje intelektual i rrall i letrave shqipe, por edhe krenarija e Kmbit. Ne i dham botes se qyteteruar, shum intelektual, dhe burra Shtetesh, si Hoxha Tasinin Rektori i par i Univezitetetit te Stambollit, Kemal Ataturkun .kryetar i shtetit modern te Turqis, Sami Frasherin nje njeri qe la gjurm te pa shlyer ne Enciklopedin e gjhes Turke, ku edhe so e kesaj kohe Eshtrat e tij prehen ne Shtetin Turk, Arktekt Sinanin ,i nje kalibri boteror, Mehmed Ali Pashen kryetar e Egjiptit modern, pastaj Nenen Thereze-nje Nobeliste e paqes per njerzimin,vij ne rradh kryetrimi dhe gjenerali i 4/katert) ne bot si i famshm Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kete citat e ka thene i madhi Napolon Bonaparta,pastaj vije Dr. i Pharmacis dhe i Biologjis molekulare, Ferid Muradi Nobel per shkencat e mjekesise, nje artist i madh i teatrit Aleksander Mojsiu qe shkelqeu ne teatrot e Europes, a thua i kemi lindur “Zotit” me zor pse na denoj aq shum kue vetem te mira njerzimir,kete pytie ja bej vehtes. Lind nje Enver Hoxha dhe e ndalon vepren e te madhe At. Gjergj Fishta Lahuta e Malsise. me resüekt Dr Din Krasniqi