KUR PRESIDENTI RUS U PYET RRETH KETIJ KREMTIMI AI THA NIET (HARROJE KETE PUNE)!/
Shkruan: Anna Arutania/
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Moske, Me 7 nanduer asht 100 vjetori i Revolucionit Rus, nji nga ngjarjet ma me randsi te qindvjetshit njizet’ megjithe kete, qeveria e Presidentit Putin nuk asht tuej e konsiderue perkujtimin e ketij pervjetori- sic duket, per arsye se cdo gja qe ka te baje me “Revolucionin.”asht nji ceshtje e ndieshme(delikate) per te.
Zadhansi i Presidentit Putin Dmitri Paskov tha se Kremlini nuk ka ne plan te perkujtoje njiqindvjetorin, i cili pati si rrjedhim 70 vjete sundimi nga rregjimi komunit. Gazeta Pravda e citoi ate , i cili tha: “Cfar asht per te festue.” Disa eksperte thone se nji qeveri qe vazhdimisht e ma teper nuk u ka dhane njereve te drejte te kene liri politke, keshtu qe mos t’u futetet ne mend qytetareve ndonji ide
kryengritjeje. Menjifjale Putinit i ka hi lepuri ne bark ( ka nji frige te madhe).
Mark Galioti ekspert per ceshtjet politike ruse dhe per sigurimin prane Institutiy per Marredhanje Nderkombetare ne Prage tha: ” Asht e pamundun te mohohet se njiqind vjetori ne fjale nuk ekziston, por asht gjaja e fundit, qe nji rregjim autoritar don, sepse ai rregjim e ka vu re se baza e tij ka fillue te lekundet, prandej nuk don te perkjtoje njiqind vjetorin e revolucionit..”
Nderkohe qe Putini kohet e fundit, ne menyre te hoveshme ka perqafue nacionalizmin, dhe ndjene nji permallim, per kohen kur Rusia ishte nji superfujqi,perpara se Bashkimi Sovjetik te shperbahej me 1991; ai kohet e fundit filloi te kritikonte shtypjet qe u bane gjate sundimit komunist.
Ae ka quejt permbysjen e Bashkimit Sovjetike “Katastrofen ma te madhe gjeopolitike te qindvjetshit njizete>”, por vjetin qe kaloi e akuzoi udheheqsin e revolucionit Vladimir Leninin se ai vuni nji bombe nen shtetin rus. Ptutini tha me rastin e dedikimit te permendores qe quhet Muri i Pikllimit qe perkujton krimet qe u bane gjate periudhes Sovjetike se “Kjo e kaluemwe shum,e tmerrshme, nuk duhet ne asnji menyre te shlyhet nga kujtesa jone, dhe se nuk mund te justifikohen ne asnji menyre.ato qe ngjane.”
Andrei Galkin, i cili ka mbarue studimet universitare ne degen e historise, e qe vuni nji tub lulesh prane monumentit ne fjale tha: “Presidenti Putin nuk don qe njerzit t’a ndiejne vete te fuqishem.” Revolucioni asht zani i popullit, dhe njerzit nuk duhet t’a kene kete za.
Galkin, i cili asht 22 vjecar, dhe se kastragjyshi i tij u vra nga autoritetet sovjetike, tha se ka ardhun koha qe qeveria te tregohet e kujdeseshme e te shofi shtypjet qe ajo po ban kunder aktivisteve politike dhe medias qe kritikojne rregjimin e Putinit.. Ai shtoi se kunder veprimtarve dhe medias po perdore metoda shume te kqija, ne te vertete “ata jane te burgosun poltike.”
Gjate koheve te fundit jane ba shume proteta ne perkrahje te udhehqsit te opozites Aleksei Navalni, i cili ka ne plan te kandidatoi kunder Putinit, gjate zgjedhjeve per president vjetin e ardhshem, megjithe perpjekjet e qeverise, per te moe e lejue ate te paraqitet si kandidat per t’u zgjedhun president.Navalni asht arrestue disa here, dhe perkrahsite e tij here mbas here arrestohen.
Partia komuniste, e cila ende asht aktive asht tuej e perkujtue 100 vjetorin e revolucionit, ne te gjitha anet e vendit.Megjithe kete,asht e qarte se autoritetet qeveritare jo vetem qe nuk deuen t’a perkujtojne qindvjetorin ne fjale, por nuk duen as t’a shqyrtojne kete ceshtje ne menyre serioze.
Revolucioni Rus filloi me 7 nanduer, te cilin e udhehoqi Lenini dhe gjate revolucionit u permbys qereria e perkohshme dhe pushtetin ua dorzoi Sovieteve(keshillave te puntoreve) Revolucioni shkaktoi nji lufte civile gjate te ciles me miliona njerez u vrane, lufta mori fund me 1922 dhe keshtu u formue qeveria
Sovjetike.
Autoritetet sovjetike e kremtuem 7 nandorin cdo vjete me parakalime masive. Sic shifet revolucioni ne fjale po cvlersohet, menji fjale ( i ran patkojt) dhe qeveria e Putinit, ne vend te perkujtimit te revolucionit po organizon nji parakalim ushtarake per te perkujtue parakalimin ushtarak qe u ba me 1941`mbas te cilit ushtaret qe mershin pjese ne te shkuen drejt frontit te luftes ku ishin perqendrue forcat gjermane ne afersi te Moskes.