• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDEROHET JONUZ NDREU

April 3, 2021 by dgreca

NDEROHET ME RESPEKT NGA FAMILJA, KOMUNITETI DHE VATRA, JONUZ NDREU/

-Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta u organizua veprimtaria përkujtimore, u vendosën kurora e buqeta me lule tek varri, dhe u shtrua drekë për shpirtin e Jonuz Ndreut-

Të shtunën, 3 Prill 2021, në një vjetorin e ndarjes nga jeta u kujtua me respekt Jonuz Hysen Elezi(Ndreu), një nga ikonat e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia përkujtimore nisi në orën 11 paradite në varrezat Totowa, në New Jersey. Një masë e madhe nga komuniteti kishin ardhë për të nderuar fisnikun e Dibrës, pinjollin, nipin e Heroit Kombëtar Isuf Elezi, të birin e antikomunistit Hysen Elezi, nëntogeri i Ushtrisë Amerikane, vatrani shembullor,i nderuar me Mirënjohjen e lartë të Vatrës .

       Përkujtimi ka nisë me ceremoninë fetare, ku imamët e Qendrës Islame Shqiptare në Garfield, NJ u lutën për shpirtin e Jonuz Ndreut. Më pas e bija e Jonuz Ndreut, Desi, përmes lotëve kujtoi e nderoi të atin dhe falenderoi të pranishmit e shumtë që kishin ardhë për ta nderuar qytetarin ikonë të komunitetit, qytetarin shembullor amerikan, atin e saj të dashur.

Në ceremoninë përkujtimore ishte e pranishme edhe një përfaqësi e Vatrës me Kryetarin Elmi Berisha, nën/kryetarin Pashko Camaj, sekretaren Nazo Veliu, anëtarët e Kryesisë: Marjan Cubi me zonjën Dila, Anton Raja, Mark Mernçaj, Dalip Greca, nipërit Çezar Ndreu(anëtar i Këshillit të Vatrës), Ramiz Ndreu etj. Në ceremoni dhe drekë ishin të pransihëm edhe një numër i konsiderushëm vatranësh.

Kryetari dhe Kryesia e Vatrës kishin përgatitur një kurorë në nderim dhe respekt të vatranit të përjetshëm Jonuz Ndreu.

Pas ceremonisë përkujtimore familja shtroi drekën përkujtimore për shpirtin e njeriut të dashur të saj Jonuz Ndreut në restorantin Venetia, në Garfield.

Përveç Imamëve që përcollën lutje fetare, gjatë drekës ka përshëndetur edhe Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha. Kryetari Berisha tha se Jonuz Ndreu ishte vatrani model, siç ishte dhe qytetar model i Amerikës, atdhetar i përkushtuar, prind i dashur dhe i respektuar, që na la pas modelin se si duhet ta duam dhe të luftojmë për ta nderuar Kombin, kudo ku jetojmë, si të respektojmë familjen dhe komunitetin! 

I përjetshëm kujtimi dhe vepra që la pas Jonuz Ndreu!

Siç u tha gjatë drekës, edhe ish kryetari i Vatrës, dr.Gjon Buçaj kishte dërguar një përshëndetje me e.mail për familjen e Jonuz Ndreut.

(Më hollësisht për veprimtarinë përkujtimore do t’ju informojmë në Diellin në print)

Filed Under: Featured Tagged With: Jonuz Ndreu, nje vjetori, PERKUJTIMI, Vatra

PERKUJTIMI I MITHAT FRASHERIT, APEL QEVERISE

September 30, 2018 by dgreca

1 GrupPËRKUJTOHET MITHAT FRASHËRI NË NJU JORK DHE I BËHET APEL QEVERISË PËR TRANSPARENCË/1 pllaka

– Qeveria Shqiptare nuk mund ta anashkalojë Diasporën Shqiptare të Amerikës dhe nuk mund t’i marrë fshehurazi eshtrat e Apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Frashërit.1 lule

– Derisa Qeveria e cilëson në Vendimin e saj “Personalitet i Shquar i Letrave Shqipe dhe Kulturës Mbarëkombëtare”, emri dhe busti i tij do t’i bënin nder cdo institucioni të Kulturës Kombëtare-

– Mos vallë Mithat Frashëri do të pësojë fatin e Faik Konicës, që e kthyen triumfalisht, por më pas e braktisën, e shkarravitën, e zhgrryen… e nxinë ?

Nga Dalip Greca

Sot, e Djelë 30 Shtator 2018, në orën 11 paradite u përkujtua në 69 vjetorin e vdekjes, Mithat Frashëri, – ikona e Shqiptarizmit,shkrimtari,diplomati,përkthyesi,politikani,intelektuali,që mbi gjithcka vuri inetersat e Atdheut.
Takimi përkujtimor si për cdo përvjetor Lindjeje apo Vdekjeje u organizua pranë varrit të tij, që ndodhet në Ferncliff Cemetery, ne Westchester County, New York, në adresën: 280 Secor Rd, Hartsdale, NY 10530.
Drejtuesi i veprimtarisë përkujtimore z. Pëllumb Lamaj, pas Hymnit Kombëtar, ka kërkuar që të mbahet 1 minut heshtje në nderim të Apostullit të Shqiptarizmit Mithat Frashërit.
Ai ka vlerësuar figurën shumëdimensionale të Mithat Frashërit, duke folur për kontributin e tij ndaj kombit si diplomat, burrë shteti, si politikan, si personalitetit i Kulturës, si Kryetar në Kongresin e Manastirit, si ambasador i Kosovës dhe Camërisë etj.
-E përkujtojmë Mithat Frashërin, tha z. Lamaj, në këtë përvjetor të vdekjes, dhe do ta përkujtojmë gjithmonë edhe pse Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për t’ia kthyer eshtrat në Shqipëri. Ne nuk na ndalon kush që të vijmë këtu dhe ta nderojmë njeriun që mbi gjithka deshi dhe luftoi për Kombin e vet.
Z. Lamaj shprehu indinjatën për heshtjen që po mbanë Qeveria Shqiptare për procedurat e trasferimit të eshtrave të këtij personaliteti të shquar të Kombit Shqiptar dhe duket se po e bën për interesa të ngushta. Ai kritikoi heshtjen e qeverisë shqiptare për procedurat e trasferimit dhe rolin që do të ketë diaspora… Druaj, tha z. Pëllumb lamaj, se Mithat Frashëri po kthehet gjysëm ilegal, po ndahet diplomati, personaliteti i shquar Letrave shqipe, nga Atdhetari dhe politikani. Kam frikë, komentoi ai se Mithat Frashëri do të pësojë fatin e Faik Konicës, që e kthyen triumfalisht, por më pas e braktisën, e shkarravitën, e zhgrryen…
Si mund të kthehet Mithat Frashëri vetëm duke i trasferuar eshtrat, ndërkohë që në vendimin e qeverisë nuk ka as një të dhënë se cilit institucioni do t’i vihet emri i tij, cilës rrugë-ndërkohë që rrugët e kryeqytetit ende mbajnë emra atentatorësh e kriminelësh ordinerë…Mithat Frashëri ia dhuroi shtetit shqiptar thesarin e tij, Bibiliotekën, cfarë i dha shteti shqiptar si kompensim?!
Edhe Kryetari i Vatrës, Dritan Mishto, tek nderoi figurën e Mithat Frashërin, foli për përmasat e shërbimeve të tij Kombëtare, dhe evidentoi piktakimet e Vatrës me personalitetin e shquar, kërkoi që komuniteti të bëhet pjesë e përcjelljes, si shenjë nderimi për personalitetin e lartë. Është një përvojë, theksoi Mishto, ajo e kohës kur shqiptarët e Amerikës e Amerikës përcollën Faik Konicën në Tiranë (1995).
Për figurën e Mithat Frashërit folën dhe shprehën nderimin e tyre edhe : Zef Balaj, anëtar i kryesisë së Vatrës, Haxhi Dauti-Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Marjan Cubi-Kryetar i Qendrës “Nënë Tereza” dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës, Profesori Ilir Hysa, ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, Tom Shkreli, ish kryetar i Fondacionit Dom Simon Filipaj, gazetari Robert Papa, editori i Diellit Dalip Greca. etj.
Pjesmarrësit debatuan rerth vendimit që qeverisë dhe ishin në një mendje se: Mithat Frashëri nuk mund të merret fshehurazi, duke anashkaluar komunitetin shqiptar, i cili do ta përcjellë sic e meriton atdhetarin e shquar. Nëse qeveria dhe shërbimi diplomatik shqiptar që është ngarkuar për të kryer veprimet nuk do t’na bëjnë pjesë të përcjelljes së eshtrave të ikonës që ka mbajtë gjallë atdhetarizmin në SHBA, ne do të dijmë të bëhemi vetë pjesë dhe do ta nderojmë në mënyrën tonë Mithat Frashërin.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, i Mithat Frasherit, PERKUJTIMI

PERKUJTIMI I REVOLUCIONIT RUS

November 7, 2017 by dgreca

1-kadeli-160x300

KUR PRESIDENTI RUS U PYET RRETH KETIJ KREMTIMI AI THA NIET (HARROJE KETE PUNE)!/

Shkruan: Anna Arutania/
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Moske, Me 7 nanduer asht 100 vjetori i Revolucionit Rus, nji nga ngjarjet ma me randsi te qindvjetshit njizet’ megjithe kete, qeveria e Presidentit Putin nuk asht tuej e konsiderue perkujtimin e ketij pervjetori- sic duket, per arsye se cdo gja qe ka te baje me “Revolucionin.”asht nji ceshtje e ndieshme(delikate) per te.
Zadhansi i Presidentit Putin Dmitri Paskov tha se Kremlini nuk ka ne plan te perkujtoje njiqindvjetorin, i cili pati si rrjedhim 70 vjete sundimi nga rregjimi komunit. Gazeta Pravda e citoi ate , i cili tha: “Cfar asht per te festue.” Disa eksperte thone se nji qeveri qe vazhdimisht e ma teper  nuk u ka dhane njereve te drejte te kene liri politke, keshtu qe mos t’u futetet ne mend qytetareve ndonji ide
kryengritjeje. Menjifjale Putinit i ka hi lepuri ne bark ( ka nji frige te madhe).
Mark Galioti ekspert per ceshtjet politike ruse dhe per sigurimin prane Institutiy per Marredhanje Nderkombetare ne Prage tha: ” Asht e pamundun te mohohet se njiqind vjetori ne fjale nuk ekziston, por asht gjaja e fundit, qe nji rregjim autoritar don, sepse ai rregjim e ka vu re se baza e tij ka fillue te lekundet, prandej nuk don te perkjtoje njiqind vjetorin e revolucionit..”
Nderkohe qe Putini kohet e fundit, ne menyre te hoveshme ka perqafue nacionalizmin, dhe ndjene nji permallim, per kohen kur Rusia ishte nji superfujqi,perpara se Bashkimi Sovjetik te shperbahej me 1991; ai kohet e fundit filloi te kritikonte shtypjet qe u bane gjate sundimit komunist.
Ae ka quejt permbysjen e Bashkimit Sovjetike “Katastrofen ma te madhe gjeopolitike te qindvjetshit njizete>”, por vjetin qe kaloi e akuzoi udheheqsin e revolucionit Vladimir Leninin se ai  vuni nji bombe nen shtetin  rus. Ptutini tha me rastin e dedikimit te permendores qe quhet Muri i Pikllimit qe perkujton krimet qe u bane gjate periudhes Sovjetike se “Kjo e kaluemwe shum,e  tmerrshme, nuk duhet ne asnji menyre te shlyhet nga kujtesa jone, dhe se nuk mund te justifikohen ne asnji menyre.ato qe ngjane.”
Andrei Galkin, i cili ka mbarue studimet universitare ne degen e historise, e qe vuni nji tub lulesh prane monumentit ne fjale tha: “Presidenti Putin nuk don qe njerzit t’a ndiejne vete te fuqishem.” Revolucioni asht zani i popullit, dhe njerzit nuk duhet t’a kene kete za.
Galkin, i cili asht 22 vjecar, dhe se kastragjyshi i tij u vra nga autoritetet sovjetike, tha se ka ardhun koha qe qeveria te tregohet e kujdeseshme e te shofi shtypjet qe ajo po ban kunder aktivisteve politike dhe medias qe kritikojne rregjimin e Putinit.. Ai shtoi se kunder veprimtarve dhe medias po perdore metoda shume te kqija, ne te vertete  “ata jane te burgosun poltike.”
Gjate koheve te fundit jane ba shume proteta ne perkrahje te udhehqsit te opozites Aleksei Navalni, i cili ka ne plan te kandidatoi kunder Putinit, gjate zgjedhjeve per president vjetin e ardhshem, megjithe perpjekjet e qeverise, per te moe e lejue ate te paraqitet si kandidat per t’u zgjedhun president.Navalni asht arrestue disa here, dhe perkrahsite e tij here mbas here arrestohen.
Partia komuniste, e cila ende asht aktive asht tuej e perkujtue 100 vjetorin e revolucionit, ne te gjitha anet e vendit.Megjithe kete,asht e qarte se autoritetet qeveritare jo vetem qe nuk deuen t’a perkujtojne qindvjetorin ne fjale, por nuk duen as t’a shqyrtojne kete ceshtje ne menyre serioze.
Revolucioni Rus filloi me 7 nanduer, te cilin e udhehoqi Lenini  dhe gjate revolucionit u permbys qereria e perkohshme dhe pushtetin ua dorzoi Sovieteve(keshillave te puntoreve) Revolucioni shkaktoi nji lufte civile gjate te ciles me miliona njerez u vrane, lufta mori fund me 1922 dhe keshtu u formue qeveria
Sovjetike.
Autoritetet sovjetike e kremtuem 7 nandorin cdo vjete me parakalime masive. Sic shifet revolucioni ne fjale po cvlersohet, menji fjale ( i ran patkojt) dhe qeveria e Putinit, ne vend te perkujtimit te revolucionit po organizon nji parakalim ushtarake per te perkujtue parakalimin ushtarak qe u ba me 1941`mbas te cilit ushtaret qe mershin pjese ne te shkuen drejt frontit te luftes ku ishin perqendrue forcat gjermane ne afersi te Moskes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, I REVOLUCIONIT RUS, PERKUJTIMI

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar
  • DR. ELONA SHEHI, A STORY OF SUCCESS AND INSPIRATION IN NEW YORK
  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT