(kanë thënë për serbët e Serbinë, gjatë luftës në ish-Jugosllavi/
- “Serbët duhet t’i gjunjëzojmë” (Klaus Kinkel, ministër gjerman i punëve të jashtme, 27 maj 1992)
- “Kundër serbëve do të zhvillojmë luftë diplomatike, ekonomike, politike, propaganduese dhe psikologjike” (Xhejms Bejker, sekretar i shtetit, ShBA, në TV, qershor 1992),
- “Serbët bëjnë tregti me organet e njerëzve, viktimave të tyre, për të fituar para për luftën e tyre; do të duhej djallëzisht ta bombardojmë Beogradin” (Pol Xhekson, redaktor i gazetës “Kalgari sun”, “Fanistar”, 13 tetor 1992),
- “Serbët janë popull dydimenzional, të pagëdhendur; kafshët i shfrytëzojnë resurset e veta dukshëm në mënyrë më të arsyeshme se këto krijesa të mbrapshta, përkatësia e të cilëve racës njerëzore është në vonesë të madhe” (Sir Piter Justinov, aktor dhe ambassador në UNESCO, “The European”, 10 qershor 1993),
- “Serbia është padyshim agresor dhe do të duhej të detyrohet me rezolute të KB për të bartur barrën e reparacioneve” (Josif Brodski, poet-disident ruso-ebraik dhe nobelist, “International Herald Tribune”, 5 gusht 1993),
- “Ndalini serbët, menjëherë dhe përgjithmonë” (Margaret Theçer, kryeministre e Britanisë së Madhe, “The NewYork Times”, 4 maj 1994),
- “Shkaku esencial i konfliktit është ideologjia e pastrimit etnik, të cilën e ka ripërtërirë zotëri Qosiqi, kryetar i Serbisë” (Zhak Delor, kryetar i BE-së, maj 1994, në TV françez),
- “Është dashur t’i fusim në karantinë, gjithnjë deri sa të mos t’iu hiqet virusi që kanë” (David Gompert, drejtor për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare në Adminstratën e Bushit, “Forin Afers” korrik-gusht 1994),
- “Nuk ka paqe për derisa Serbia të mos mundet ushtarakisht” (Serxha Popoviq, avokat serb, “Globus”,Zagreb, tetor 1994),
- “Serbët janë njerëz të pamëshirshëm, të gatshëm të të presin me thikë, për çka mund t’i falënderohen prejardhjes së tyre sllave” (Fransoa Kremio, pjesëtar i forcave franceze të SFOR-it, maj 1995),
- “Lutem që zjarri i qiellit të lëshohet mbi serbët” (Ati Pjerr, klerik, humanist, në konferencën për shtyp pasi u kthyer nga Sarajeva, pas bombardimit në Markale),
- “Serbët janë popull pa ligje e pa fe” (Zhak Shirak, kreytar i Francës, në takimin me shefat e qeverive të shteteve anëtare të BE-së, qershor 1995),
- “Serbët janë kriminelë bothëkrye” (Riçard Holbruk, Njujork, 6 nëntor 1995),
- “Serbët e Bosnjeës, sipas nesh, gjithnjë kanë qenë dhe kanë mbetur vetëm bandë cubash dhe vrasësish (Johan Fric, drejtor i gazetës “Dipresse”, Vjenë),
- “Fatkeqësisht, që s’i kam vrarë të gjithë serbët”! (Tomisllav Merçep, nga fjalimi në Kongresin e Partisë Popullore Kroate, “Feral Tribjun”, 1995),
- “Propozoj që fëmijëve serbë t’iu ndalohet në shkolla mësimi i poezisë kombëtare” (prof.dr Ralf Diter Kluge, drejtor i Seminarit të Sllavistikës, Universiteti Tibingen, 1997),
- “Sa u përket serbëve… këta janë një popull i sëmurë” (Gjenerali Zhak Kot, ish-komandant i UNPROFOR-it në B-H, revista mujore ushtarake “Difens Nacional”, Paris, qershor 1997),
- “Është dashur t’i bombardoni serbët” (Papa Pavli i Dytë, i ka thënë Klintonit në Denver),
- “Ishte koha e fundit për të bombarduar Jugosllavinë; shpresoj të mos jetë tepër vonë” (Gynter Gras, shkrimtar-nobelist, më 26 mars 1999, në Panairin e Librit në Lajpcig),
- “Kjo është luftë midis të mirës e të keqës; nuk do të lejojmë që e keqja ta mund të mirën” (William Kohen, sekretar shtetëror i mbrojtjës, ShBA, pranverë 1999),
- “Lufta kundër serbëve nuk është më vetëm një konflikt ushtarak; është kjo luftë midis të mirës e të keqës, midis civilizimit dhe barbarisë” (Toni Bler, premier i Britanisë së Madhe, gjatë bombardimeve të NATO-s, 1999),
- “Serbët po bëjnë terror e po dhunojnë fëmijët shqiptarë (Bill Clinton, president i ShBA-ve, në fjalimin e mbajtur me rastin e 50-vjetorit të Paktit NATO, Washington, 23-25 prill 1999),
- “Serbët duhet t’i bombardojmë qetë-qetë, se shpejtë do ta harrojnë të gjithën” (Xhejmi Shia, portparoll/zëdhënës i NATO-s, mars 1999).
(Nga libri i Zoran Petroviq-it: “Izbrisati srpski virus”; www.intermagazin.rs)
* * *
Më tepër se të gjitha deklaratat e personaliteteve të përmendura, autorit të librit i dhemb një deklaratë e Zoran Gjingjiqit, ish-kryeministër i Serbisë, të cilin e vranë (12 mars 2003) me snajper, në atentatin para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë (atentator ishte Zvezdan Jovanoviq, pjesëtar i Njësisë për Operacione Speciale i MUP-it të Serbisë). Gjigjiqi, në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Der Shpigl”, gjatë bombardimeve të NATO-s (1999), paska thënë: “Jugosllavia duhet të bombardohet… vetëm vazhdoni ta bombardoni, se ata do të lëshojnë pe”. Këtë deklaratë të Gjingjiqit autori i librit gjoja e paska marrë nga “Njujork Tajms-i”… Dhe, për t’ia shtuar akoma më tepër dhembjen autorit të librit, deklaratën e Gjingjiqit “e paska nënshkruar” edhe kryetari (aktual) i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ai i njëjti që e ka njohur (edhe) pavarësinë e Kosovës!
Në fund të librit, autori jep tri porosi: kurrë mos harro; kurrë mos fal; gjithmonë mbaje mend!
(Zgjodhi dhe përkthei nga shkinishtja: Adil FETAHU)