Nga Kaltrina HOTI/
Çdo veprim në jetë ka rregullat e veta. Nëse zemrën dhe shpirtin i kemi bërë bashkë për Liri, lirinë tonë të përgjithshme ne jemi takuar diku me dashurinë e madhe që quhet Atdhe. Për fatin tonë të mirë ne kemi dy fjalë dhe mund të themi edhe Mëmëdhe se kemi gjuhë të pasur. Dashuria për tokën, gjuhën, traditën, kulturën, historinë, prejardhjen tonë na bënë përgjegjës dhe na detyron se si të veprojmë ndaj së keqes, si të hapim udhë dritë, sa duhet të jemi të matur dhe si e shikojmë ardhmërinë. Ne duhet të jemi përgjegjës për fjalën që hedhim në letër, në biseda, në tubime, mbledhje, takime të ndryshme, kuvende nëse vërtetë duam të jemi pjesë e arkivit tonë kombëtar. Ne nga historia e dimë luftën e të kundërtave; në njërën anë vepron mirësia, dashuria, maturia, mençuria që e duan ta shohin Atdheun të përparuar e të bukur… ndërsa në anën tjetër e keqja, smira, xhelozia… e ardhur nga erëra të huaja që ka depërtuar në trupin tonë dhe është e shëmtuara që do të sundoj shpirtin e popullit. Në njërën anë është pjesa që bartë përgjegjësi për të ardhmen tonë ndërsa në anën tjetër është fjala e huaj në veshin tonë. Në njërën anë është e bukura në anën tjetër shëmtia që bëjnë luftë të pandërprerë. Në njërën anë është dora që mundohet të shërojë e lidhë plagë, në anën tjetër është ajo që krijon plagë të reja. Në njërën anë është ideali në anën tjetër kundërshtari. Në njërën anë është atdhedashuria e në anën tjetër tradhtie. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them se duam apo s’duam ne e keqja ka fund, dhe kjo e keqe që dëshiron të mbulojë trupin tonë me tesha të huaja që duan të na ndërrojnë identitet e ke një fund. Fundi për disa do jetë shumë i turpshëm, bile për një pjesë që kanë marr lapsin dhe lavdërojnë okupator të ndryshëm duke na e bërë edhe çlirimtar. Është koha për përgjegjësi dhe ndërgjegjësim që këto plumba të armikut t’i lejmë pa barot. Ata edhe përse mundohen shumë dhe këtë e bëjnë në mënyra të ndryshme kurrë nuk do kenë sukses, se e dinë që këtej kanë kaluar perandori me shekuj dhe populli ka gjallërua shqip dhe vetëm shqip. Ata që kanë marr lapsat kundër vetes së tyre duhet ta dinë se barutin e kanë të lagur dhe nuk iu shkrep. Ata sa më parë duhet të ndërgjegjësohen se përpara idealit “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar” janë hiqi i hiçit!