Po frynë era e re në politikën shqiptare, e cila për dy dekada është karaketrizuar nga sherret, fyerjet, bojkotet dhe bllokazhet. Palët nuk duken aq të grindur si para 23 Qershorit, datës së zgjedhjeve parlamentare, që diktuan rotacionin politik. Jo vetëm pranimi i humbjes dhe urimi i kundërshtarit prej kryeministrit Berisha dhe dorëheqja e tij nga funksionet politike në Partinë Demokratike, por edhe ulja e tershes Jozefina Topalli, nënkryetare e PD-së dhe kryeparlamentarja, kryeminstrit të pritshëm, lideri i socialistëve Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kandidati potent për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtojnë betejë të re në politikën shqiptare, jo vetëm me sharje e thirrje, por me argumente dhe mirëkuptim.
Në Iftarin që shtroi Komuniteti Musliman në Tiranë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ishin bashkë, në një tavolinë, Rama, Topalli Basha. Këtë sekret e ka bërë publik Edi Rama duke e përcjellë shënimin dhe fotografinë në Twitter. Po fryjnë erëra bashkëpunimi? Ndoshta është shpejt, por le të presim.