NGA ALFONS GRISHAJ/
HUMBJA E TRADITES/
Votrat e ndezura parfum buk kakini /
Krahë zonjave sojnike rritej zengjini./
Nderimi i fëmijëve për at’ e për nënë,/
Familjet e shenjta, Zoti e pat thënë./
Nga Jug në Veri, furia e kalorësit /
Me rrahjet e zemres ritmi i trokthit./
Besimin në Zot , si perëndi vatanë,/
Me gjakun bilurë dragonj e titanë ./
Tash, frengji të thyera , s’ka më bedena,/
Dyert e kalbura si pullat e rëna./
Këndez’ krenar zhveshur der’ në lëkurë ,/
Shqyer brez i burrave as rryp as ushkurë./
Verë e shenjtëruar në kupa të argjenda
Pihej prej trimave që bëheshin legjenda,
Tani n’plastikë gotash i rrëkëllen njeriu
Fryhet si ariu dhe sfumohet si miu.
Erdh’ kohë e pritur e thënë nga profetët
Virtyti s’mbahet lart , si e mbanin Atletët…
Tani i lartë qeni, gishtërinjtë krrabë.
Nuk njohin më Zot…S’ka më nënë e babë!
Sa herë toka vjell avujt
Retë mblidhen porsi brumbujt.
Litarë shiu përgjat malit
Mbi çaj e makth er’ e mjaltit .
Zanë veshur lule mantel
Valle vetë loz tarantel.
Befas eter pelerinë
Hiret zbulon suferinë.
Rreth saj si shtjellë ylberi,
Veshje qielli një qind Feri*.
Bashkë me to një këmbanë,
Aromën lë pas perria Zanë.
O gjeth ! Filtri i frymës…
Hija , briza e jetës në sy,
T’adhuroj lagun prej brymës
Kunor e gjelbërt mbi kry.
T’ adhuroj dhe në vjeshtë
Ku andshëm ndrron hijeshinë,
Dimni idhnak bie mbi kreshtë
Vjeshta ligshtohet, merr arratinë.
Me shpres pragut pranveror
Kthehesh me t’ njatën bukuri,
Ligji e ciklit njerëzor …
Ku shpirt’ shtegton…bulon nji fmi.
MEDILODGE*
Shoh sa pleq e plaka krrusun
Braktis idhtë si t’ leprozun,
Nga uladi i formum keq
Që lindi shejt e u ba dreq.
I shoh, qajnë me ofsham…
Lot’ e tyne shkrijnë shandan.
Durtë ngul fole në qiell
Ka prendimi fundin ndjell.
Ulem afër , me u thanë dy fjalë,
Por si mik dhe jo si djalë.
M’i marrin durtë fort në gji
Se , u dukem si i tyne fmi.
E më thojnë ca fjalë të ambla
Siç mi thoshte e mi thot nana.
Sikur baba të ish gjallë
Do mi thoshte me aq mallë…
***
Shpjegime:
Feri-Fairy = Krijesa më e bukur mbi dhe. Sipas legjendave , formë e shpirtit . Mini-vashë e bukur , apo krijesë e mrekullueshme me krahë dhe fuqi magjike.
Medilodge = Nursery Home , Azil pleqsh. Aty shkojnë pleqtë e pamundur për shërbim , por dhe pleq të braktisur nga fëmijët e tyre…Në këto azile , plus ushqimit , shërbimi është mjekësor dhe shpirtëror.