FJALE E PAPESHUAR
Një fjalë e pa peshuar,
ku ti vendos tërë helmin
që mban, si zjarr
djeg jo vetëm lëkurën,
por depërton thellë në asht.
Dhimbja lëpin kockat
si reumatizma,
e dobëson zemrën, gati e plas.
BUZE OQEANIT
Endërroja një ëndërr
buzë oqeanit madhështor,
një dallgë gjigande,
la shtratin e vet,
u ngrit lart,
gati afër reve. Stërkalat
filluan të luajnë me to.
Pastaj dëgjova zhurmën,
dhe pashë përplasjen
e ujrave të shkumëzuara
pas shkembit.
Betejën kish humbur dallga.
U var në qafë të tij e ra
e pafuqishme.
thërmuar e rënuar.
Nuk dukej cfare ishte.
Faqja e shkëmbit shkëlqeu,
si asnjëhere nga rezet e diellit.
Nuk ishte as e para , as e fundit betejë
e dallgës kokëfortë,
fituar në qetësi, nga shkëmbi
pa levizur në vendin e vet.
10/11/2021.
VJESHTA NE NEW ENGLAND
Kjo vjeshtë,
shirat ja fali verës
gjethet në pemë
me përtesë ndrojnë ngjyrat.
E blerta është fuqizuar
dhe nuk pyet për erërat,
as për furcën e piktorit.
që s’kursehet.
E ngopur në lagështi.
Kjo vjeshtë stoike,
më dhuron.
një zemër të re
dhe një shpirt të ri.
Retë e ngarkuara
më ulen në sy
je këtu,
luan me flokët e mi.
Shihemi,
me duar prekemi.
Gjethet e tua,
si zogj fluturojnë,
udhën i hapin dimrit.
Prapa derës pret ai,
ndjej trokitjen e tij
dhe ty vjeshtë,
që sakaq jep shpirt.