Muajin JANAR si ta quaj apo pa emer do ta lë;
Ta quaj muaji i shirave e i ngricave t’carta,
apo ta quaj muajin e trimave e trimëreshave.
Ti muaji i Lavdisë , muaji i lotëve të nënave e i grave, e i fëmijëve.
Muaji i heronjve të Shqiptarisë.
Muaj i shtërngatave,
I flakadanëve të lirise.
Muaji që trimat tanë na i vranë, i tradhtuan në besë i prenë, me gjak i lan,
trimat e lirisë.
Ky muaj i kobshëm i përgjakshem muaji i tradhtisë je.
Andaj unë pa emër dua të të lë, sepse shumë emra ke.
O, Muaj një, ti se meriton emërimin,
Meriton të ngelesh pa emër, dhe ashtu përherë do të të lë.
POEMË PËR VËLLAIN TIM DËSHMOR
Sa e rëndë është dhimbja e shpirtit,
Të tjerët vështirë e kuptojnë,
Sa trishtuese është kur të tjerët me habi shikojnë,
Sehir i bëjnë vetëflinimit,
Kurse për vete këndojnë këngët e kryetrimit!
Sa e lumtur do të isha sikur edhe unë të isha me ty,
Të festojmë 22 korrikun, vëlla, ne të dy,
Së bashku në përjetësi,
Në vitin 1998 në Lagjen Dardania III,
Demë, vëllai im, i biri i Avdylit, mbiemri Shalë
Bellagji i Grabocit të Pejës.
Këto janë shënimet nga shërbimet civile për ty,
Por kjo nuk ka rëndësi,
Ti ke dy emra:
ÇLIRIMTAR dhe DËSHMOR
LIRINË kurorë.
U flijove, vëlla, që të jetojmë ne në liri,
Kurse ti jeton në përjetësi,
Jetën s’e kurseve për pavarësi,
Shtetin shumë e dëshirove,
Pa fije frike rininë ia dhurove.
Fjalët tua më tingëllojnë dhe sot,
Sa kjo dhembje që dhe më dhemb përmot:
S’ka çka më bën armiku,
Plumbin e ha me dhëmbë!
E tash, dëshmori im!
Ti atje nuk e di,
Kanë dalë do çlirimtarë,
Komamdantë e pashallarë,
Të hipur mbi lapidarë,
Krejt të veshur me ar,
Dëshmorët i futin nën hije,
Me qëllim e me vetëdije.
Ne krenohemi me ty,
Me shokët tu heroikë,
Trima e stoikë.
Vëlla, o Demush,
Si ti nuk ishte kush,
Shokët s’i tradhtove,
Në ballë të kolonës qëndrove,
Sa shpejt bombën aktivizove,
E shkrepe mbi punktin serb,
Aty në Dardani III,
Re i ri edhe ti, Demush,
Si ti kurrkush,
Oso Kukë, Mic Sokol e Vojo Kush,
Legjenda jote e re,
Historisë tash po ec,
Afër fshatit Gorazhdec,
Mbushur me serbë e shkina plaka,
Dhe tash po u del flaka,
Ëndërrojnë bomba në dorë,
Trima shqiptarë me orë.
Demë, o vëlla Demush!
Si ti kurrkush,
Atë natë shpëtove dyzetepesë veta,
Ushtarë e civilë,
E trupin tënd të njomë ia fale tokës sonë,
Lajmi mori dheun:
Nje djalë Belleje,
Nga derë e Ali Dushit,
Nip i Marash Palit,
Shaljani i Avdyl Shalës,
Në betejë frontale me bombë në dorë,
Ra dëshmor,
U ngrit në lapidar,
Vëllai im ushtar,
Sa vëlla, sa çlirimtar,
Me bombë në dorë,
Kishte dhe ka orë.
Si ata shtatë Shaljanët e Dukagjinit, dikur,
Po sa rrëbeshe uji kaluan nën urë,
Demë Demushi sot është i teti Shaljan,
Sa heronj që ishin, po aq dhe sot janë,
Por, historia e lirisë këtu nuk përfundon,
Atdheu gjithonë dëshmorë sfidon.
S’TE LARGOJ DOT NGA MENDJA
U deshtem fort e fort,
E prisnim momentin t’ishim pranë,
Të përkëdhela flokun gështenjë
E, ta nuhata parfumin erëranë.
U deshtem fortë e fortë,
me padurim pritëm të takohemi,
Atje buzë detit,
afër valëve bashkë të zgjohemi.
U deshtem shumë e fortë,
me orë rrinim në telefon,
Përqafonim ëndërrat tona,
Që një ditë do jemi pranë.
U deshtem shumë e fortë,
Më premtove se s’do
m´pikllosh,
E, assesi të më lëndosh,
Gjithsesi mos t´më harrosh.
U deshtem fortë dhe u betove
Që vetëm një ditë jete nëse ke,
Do të vije ta vizitosh tokën amë,
T’më shtërngosh e t´më kesh pranë.
U deshtem fortë, fortë
N´shpirtin tim folenë ndërtove
Tashti vall, a më don?
Unë nuk di të të urrej
E vetdijshme se e meriton.
U deshtem fortë, fortë
Nga mendja nuk t’largova
Ike pa fjalë e, këtë s´e meritova,
Premtim i dhën u harrua!