Nga ZEQIR LUSHAJ/
Ibrahim Hajdarmataj, të dashur lexues të shtypit të shkruar e të Internetit në përgjithësi, është vertetë një legjendë e shtypit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e të këtij në vazhdim. Ai, ka mbi 50 vjet që është bashkpunëtor cilësor, fjalëpak e kokulur, modest e i papërtuar i shumë e shumë gazetave e revistave që nga “Fatosi” e “Pionieri”, e deri në organet me serioze e me të medha të shtypit të sotëm të printuar dhe elektronik.
I gjithë ky aktivitet tejet shembullor, në menyrë të panderprerë është zhvilluar vullnetarisht, nga Zogajt e largët, rrezë Qafë Prushit historik, pa u shkëputuar asnjëherë nga jeta e atyre malësorëve, nga jeta e nxenësve e kolegëve të tij të dashur, nga jeta e bashkfshatarëve te tij të dashur.
Nga Amerika e larget, e pershendes perzemersisht mikun tim të vjetër dhe i uroj jetë të gjatë dhe rendiment sa me të lartë, si simbol i shtypit të lirë e i njeriut të lirë, të lirë jo per te ikur “nga syte kembet”, (si shume të tjerë e Unë bashkë me ta), por që i ngul aq shumë ato në trollin e të të parëve të vet.
Jam i bindur se jeta e Ibrahimit, shembulli i tij, është një rekord në fushën e medias. Sidomos sot, në kohën e dyndjeve pa asnjë kriter drejt qyteteve, Ibrahimi është nder të rrallët, e ndoshta i vetmi, që shkruan e boton, si gjithnjë, nga fshati i tij i lindjes, nga Zogajt e Tropojës.
Për Ty o Braçe, krejt normalisht mund të shkruhet një roman, por unë sot vetëm sa po e ceku potretin tënd sa modest aq edhe madhështor në alpet shqiptare të Veriut.
Të paçim, o Ibrahim Hajdarmataj dhe Të Ruejt Zoti!
——————–
-Per Dielli në, USA, Janar 2014-
Fritz Radovani says
Me qe Ju uron me Zemer z. Zeqir Lushaj, me Te duhet te Ju urojme te gjithe ne te tjeret. Jete te gjate ne sherbim te Ardhmes se Atdheut.
viron Kona says
I nderuar Zeqir!
Lexova shkrimin tend Portret per z.Ibrahim Hajdarmataj dhe u gezova shume.Shkrimi paraqet Ibrahimin me ato cilesi te vyera qe ai ka pasur dhe ka edhe sot sikur te ishte ne kulmin e rinise se tij.I palodhur,miqesor,i dashur me njerezit dhe i gatshem t`i vije ne ndihme kujtedo me mundesite qe ai ka,gjithnje i pakursyer.Ibrahimi eshte vertete nje legjende e shtypit shqiptar,edhe per sasine e jashtezakonshme te shkrimeve,llojshmerine e tyre,por mbi te gjitha per cilesine dhe vertetesine.Me pak fjale, ti i dashur Zeqir ke thene shume per Ibrahimin dhe arsyeja eshte sepse ato fjale kane dale nga zemra jote e bukur dhe shpirti yt i madh,nga vleresimi realist dhe pikezimet si ngjyrat e ylberit.
Te falenderoj dhe te uroj ty shendet dhe mbaresi,lumturi ne familje,ashtu dhe urimet me te mira per mikun tone te perbashket dhe mjafte te dashur z.Ibrahim Hajdarmataj.
Perqafime vellazerore,
Viron Kona
Tirane,me 20.02.2014
Zeqir Lushaj, NJ, USA says
…!
Miku im Viron Kona, deti i pa-anë,
Gjysma vlojat, gjysma tropojanë…
Z. L.
———–