Gumëzhina e aeroplanit ndikojnë tek une që të mbylli sytë dhe në kllapin e gjumitë nuk më dalin imazhet e marrura nga fotografitë e Pragës po më dalin para syve lagjet e qytetit timë ku jam rritur ku kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme , më delë para syve Prishtina . Po në këtë ëndërr isha duke biseduar me qytetarët e qytetit për mundësit që Prishtina të ketë plane urbanistike dhe aksione në të mirë të qytetarëve të vetë.
Në planet urbanistike mbrojë idenë që Prishtina të ketë tramvajnë e vetë ku ky tramvaj të ketë si pikënisjen « hotel grandin » në qendër dhe duke përshkruar gjithë rrugën e pjerrët të quajtur rruga e Dubrovnikut, rruga më e vjetër që lidhë lagjen e Kodrës së Diellit me qendrën e qytetit. Pra, mbasi jam rritur në ketë lagje vazhdojë të mbrojë idetë lidhur me tramvajn që duhet gjarpërojë në ketë lagje. E në ketë ide, mbrojë iden që tranvajë të ndalet afër « furrës qerimi 2 » që në faktë ka qenë stacioni i funditë të linjës së autobusëve numër 4. Po tani mbasi lagjja është rritur shumë ka mbetur qendra e lagjës më të madhe të Prishtinës ku janë përqëndruar ndër të tjera përfaqësitë edhe të tri bankave të ndryshme.Insistojë që tramvaj të vazhdojë rrugën duke kaluar nga « shkolla Iliria » e duke kaluar afër shkollës « Mileniumi i 3-të » për të vazhduar rrugën deri në liqenin e Badovcitë që në faktë me ketë lidhje do ndikonte që ky liqe të ndërronte emërin dhe të quhej liqeni i Prishtinës. Aeroplani ishte nisur dhe une zgjohem e shofë që nuk kisha fjetur më shumë se 13 minuta…po kisha ëndrruar shumë…
Periudha e dytë të rrëfimit nga Praga ka të bëj më pregaditjen për të shkuar në ketë qytetë dhe ngjarjet nga ky qytet. Në faktë përveq fjalëve që kisha dëgjuar që qyteti i Pragës është qytet i bukur nuk kisha ndonjë njohuri dhe nuk kisha marrur as një hapë për të njohur së paku historin e ketijë qyteti të shpjeguar në ndonjë libër, broshur apo në internet. Thjeshtë desha të befasohem nga vizita e parë dhe në ketë vizitë nuk isha i vetëm isha me shokët e mijë. Po prap, kurrestja ishte më e fortë e kjo kurreshtje kishte të bënte me shqiptarët e Pragës dhe fusë në motorin e kërkimit në internet – google këto fjalë : « restorant shqiptar Pragë » dhe pas pakë mu shfaqë emri i një restoranti që një politikan i lartë shqiptar nga Tirana kishte qenë i ftuar nga pronari shqiptar i restorantit në fjalë…
I gëzuar që së paku kisha ketë referencë, sapo arritum në Pragë, gjetumë restorantin që ishte i stërmbushur me mysafir dhe një ndër kamarierët të shumët na tha që të kthehemi në restorant pas 50 minuta. Gjë që edhe bëm. Kurreshtja jonë për pronar shqiptar morri përgjigjje shumë të shpejtë nga biseda e kamarierëve që flisnin gjuhën serbe. Mbaruam së ushqyeri dhe kur mendova ta harrojë ketë ngjarje filluan talljet e shokëve të mijë me propozimin e restorantit dhe me fakturën e paguar … I gjetur nga ky realitet ku një zyrtar aq i lartë i Tiranës kishte zgjedhur ketë restaurant seq mu kujtua vizita e një zyrtari të qytetit të Prishtinës në Bernë të Zvicrës ku shumë shokë morrum pjesë në takim me ketë zyrtar dhe ironi në ketë takim nuk u folë për Prishtinën, nuk u përmend një projekt i realizuar, nuk kishte një stand të informimit për Prishtinën, nuk u dëgjua nga ky zyrtar as një e dhën qoftë për projekte idealiste apo projekte reale. Nuk u përmend ndonjë e dhën statistikore si për shembullë sa drunjë janë mjellur në betonin e qytetit, sa tone mbeturina janë hjekur, se si do përdoret energjia diellore …Thjeshtë ky zyrtar mbajti një fjalim politikë dhe mbrëmjen e kalojë në një restorant shqiptar…
Gjatë gjithë qëndrimi timë me shokët në Pragë,vizitojmë bibliotekat, vizitojmë kështjellat, muzetë . zhvendosemi me metro, me tranwaj, bus, anije e sidomos këmbë duke bër hapa që mesatarja ditore e hapave të llogaritur në telefonin tonë tejkalonte 12 kilometra.
Ecjen sikur nuk e ndijshum se temë diskutimi ishin edhe kryqytetet tona shqiptare.
Duke ecur në një lagje të bukur të Pragës pamë një argjendari të madhe me emër me kotonacion shqiptar. Së pari futen shokët dhe une i përcielli pas pakë minuta. Sapo futem dëgjojë që shokët flisnin me pronarët në gjuhën shqipe. U gëzova kurr morra veshë që shumë shqiptar posedojshin zingjir të pronave të argjendarive. Pronari kryesor duke dashur të marr vesh se nga vijmë e qka ishte motivi i vizitës sonë në Pragë ashtu duke qeshur na tha : « nvaret pse keni ardhur në ketë qytet, qfar kërkoni do gjeni , nesë doni sherrë sherr,… sherr do gjeni … »
Këto fjalë të pronarit mu ngulitën në kokë dhe thash për zyrtarët e lartë të kryqyteteve shqiptare që qdo vizitë që do bejnë në qendra të mëdha apo të vogëla do dëshiroja që këta zyrtar kur të vijnë në vizitë mos të kërkojnë restorante po të kërkojnë të ecin e të shofin frymëmarrjen e një qytetit që së paku kur të kthen të kenë ide të mira se nga idetë e mira do ketë projekte të mira që herët a vonë do realizohen ….