-Kryeministri Haradinaj priti në takim presidentin Meta/
PRISHTINË, 22 JANAR 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin bisedoi për temat me interes për të dyja vendet.Gjatë takimit kryeministri Haradinaj tha se perspektiva euroatlantike e Ballkanit, është ajo që na bashkon të gjithëve, duke besuar se askush nuk do të ketë hezitime për të ecur përpara në këtë aspekt.
“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, shtoi kryeministi Haradinaj/
Ndërsa, presidenti Meta, duke siguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, tha se shpreson shumë në angazhimin e mëtejmë të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, por edhe opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare, që do ta forcojnë pozitën e Kosovës.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur dje në Kosovë, ka vizituar Familjen Rugova dhe ka shprehur vlerësimin dhe admirimin e veçantë për veprën e Presidentit historik Ibrahim Rugova.
“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, ka shkruar presidenti shqiptar Meta./b.j/