Presidenti Barak Obama nderoi sot në Shtëpinë e Bardhë Medaljen Presidenciale të Lirisë një numër të personaliteteve amerikanë të shquar në 50 vjetorin e vdekjes së themeluesit të Çmimit Medaljen Presidenciale të Lirisë prej Presidentit John F. Kennedy . Me këtë medalje janë nderuar edhe: Pope John Paul II, si edhe fituesja e çmimit Nobel, Nënë Tereza e shqiptarëve(ish Presidenti amerikan Ronald Reagan më 21 qershor 1985 , shpërbleu me çmimin Medalja e Lirisë, Nobeliste e madhe shqiptare Nënë Terezen/
Nga BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON : Presidenti Barack Obama nderoi sot me medaljen e Lirisë, medalja më e lartë për civilët në Shtetet e Bashkuara, 16 amerikanë, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë. Medalja e Lirisë është krijuar nga presidenti John Kennedy para 50 vjetësh për të nderuar shtetasit që kanë dhënë kontribut të shquar për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për paqen në botë, ose që kanë shënuarr arritje të tjera të rëndësishme si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Mes të nderuarve të sotëm janë ish presidenti Bill Klinton, legjenda e muzikës kantri Lorreta Lynn, aktivistja e shquar e grave Gloria Steinem dhe ikona e televizionit Oprah Winfrey. Zoti Obama tha se personat e nderuar me Medaljen e Lirisë janë të bekuar me një talent të jashtëzakonshëm dhe i cilësoi ata “burra dhe gra, vlerat e të cilëve na përcaktojnë ne si amerikanë dhe potenciali i të cilëve jeton brenda ne të gjithëve”.
Tre nga 16 personat që u nderuan me Medaljen e Lirisë e morën atë pas vdekjes.
Presidenti i 44të, i SHBA, Barack Obama, e hapi ceremoninë në nderim ndaj ish-presidentit John F. Kennedy të mërkurën , duke i dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë, disa nga personaliteteve më të shquar amerikanë në 50 vjet, pasi këto ditë kombi amerikan, po kujtonë vrasjen e Presidentit të 35të, të Sheteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy, i njohur zakonisht si “Jack” ose ngainicialet e tij JFK, i cili ka qenë duke shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga janari 1961 – deri sa ai u vra në 22 nëntor 1963, në Dallas Teksas
Presidenti Kennedy, u vra, pikërishtë, atë javë që pritej organizimi i ceremonisë të parë, prej tij për ndarjen e Medaljes Presidenciale të Lirisë. Obama prezantoi sot medaljen – me çmimin më të lartë që japin SHBA një civili – edhe për Oprah Winfrey , ish- presidenti Bill Klinton , dhe liderë nga lëmi të tjera si bota e lajmeve sportive, argëtuese , shkencës dhe të shërbimit publik . Hillary Rodham Clinton dhe Steven Spielberg ishin në mesin e atyre që u mblodhën në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, për të parë ceremoninë. ” Sot ne përshëndesim ,”konkurrentët e ashpër” që u bënë kampionët e vërtetë,” tha Obama , duke bërë pak humor, për të folur në terma personale rreth secilit prej marrësve të këtyre medaljeve dhe duke treguar për çdo njerin prej tyre kontributet e tyre në shoqëri dhe kudo. Ceremonia shënon fillimin e një dite nderi e cila është quajtur në Shtetet e Bashkuara “Dita e Trashëgimisë Kenedi”,pikërishtë dy ditë para se kombi amerikan, pra më 22 Nëntor ditën e premte me një ditë pushimi, populli amerikan ka për të kujtuar 50-vjetorin e vrasjes së Presidentit të 35të, të Sheteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy . Sot në ceremoni, Presidenti Obama, i shoqëruar nga Presidenti Clinton dhe personalitete të tjera i bëri një nderim duke vizituar “Pishtarin e Flakës së Përjetshme”, në Varrezat Kombëtare Arlington, memorialit që kujton varrin e John F. Kennedy, i shoqëruar nga Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish Zonja e Parë Hillary Clinton. Duke u kthyer tek ish- banori i Shtëpisë së Bardhë , paradhësi i tij, zoti Obama tha se presidenca e Bill Klintonit kishte qenë vetëm fillimi i punës së tij – për të përmirësuar botën , kreditimit për veprat humanitare në post- presidencën, tëcilat treguan si ai po ndihmon për të ruajtur apo përmirësuar jetët e qindra miliona njerëzve në mbarë botën .
“Unë i jam mirënjohës, Bill Clintonit, si për këshilla dhe “ndihmën” që ai më ka ofruar mua , në Shtëpinë e Bardhë dhe jashtë saj deri në fushën e golfit , ” tha Obama me një nënqeshje karakteristike, kur bëjnë humor presidentët amerikan .
” Dhe më e rëndësishmja , për punën e Clintonit nëpër botë, është se ai ka përmirësuar jetët e qindra miliona njerëzve në mbarë botën, i cili në këtë mision përfaqëson atë që është shumë e mirë edhe për Amerikë. ” tha Presidenti Obama
Në mesin e atyre që u nderuan me Medaljen Presidenciale të Lirisë, sot ishte edhe Sally Kristen Ride një fizikane e njohur amerikan dhe astronaute. Ride iu bashkua NASA-së në vitin 1978 dhe, në moshën 32 vjeç, ajo u bë gruaja e parë amerikaneqë fluturoi në hapësirë.
Presidenti Obama tha se : “Sot bijat tona , duke përfshirë edhe vajzat e mija Malia dhe Sasha, mund të kenë vendosur në mëndjet e tyre, një ëndërr që shikon pak më e lartë dhe më larg, për shkak të Sally Ride, e cila ua tregoi rrugën e së ardhmes shumë amerikanëve të tjerë “.
Shtëpia e Bardhë, në një deklartë për shtyp konfirmoi se sot në mbrëmje , Presidenti Obama planifikon një fjalim mbi trashëgiminë Kennedy dhe një darkë në Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Smithsonian. Darkë, e cila ka për t’u ndjekur nga një ceremoni tjetër, ku kan për të marrë medaljet aktuale, duke përfshirë bejsballistin Hank Aaron, astronautin Edwin “Buzz” Aldrin, këngëtaren Aretha Franklin, ish Federal Reserve Chairman Alan Greenspan, activistin e të drejtave të njeriut Jesse Jackson dhe ish Secretarin e Shtetit Henry Kissinger.
Nipi i Kennedyt , Jack Schlossberg , është për të futur në darkën e Presidentit Obama si dhe të afërmit e tjerë, të familjes Kennedy, gjithashtu pritet të marrin pjesë , duke përfshirë edhe vajzën e Kathleen Kennedy Townsend Robert Kennedy dhe ish- diplomaten Jean Kennedy Smith,
“Medalja e Lirisë”, njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA.
Medalja presidenciale “Medalja e Lirisë”, filloi të jepet për her të parë nga Presidenti Harry Truman në vitet ’50-ta, për të nderuar civilët që kan dhën kontribut të madh për interesat amerikane, paqen në botë, ose përpjekjet në fushën e kulturës, shkencë, artit, sportit dhe mjeksisë. Ndër personat që janë nderuar më parë me këtë medalje janë: Pope John Paul II, fituesja e çmimit Nobel, Nënë Tereza e shqiptarëve(e cila u nderua nga ish Presidenti amerikan Ronald Reagan më 21 qershor 1985 , duke e shpërbleyer atë me çmimin Medalja e Lirisë, John Kenndy, Nelson Mandela, Simon Wiesenthal, Colin Powell, Ronald dhe Nancy Reagan, Gerald dhe Betty Ford, Billy Graham, Jesse Owens,Wesely Clark, Irving Berlin, Walt Disney dhe John Wayne .
Si edhe ish Kryeministresha e Britanisë s Madhe Margaret Thatcher, ish Kryeministri i Anglisë Tony Blair , ish Kryeministri i Australisë John Howard, Gordon B. Hinckley, Chita Rivera, Stephen Hawking
E Premtja 22 Nëntor, shënon 50 vjetorin ditën që Kennedy u vra duke hipur në një makinë të hapur në një autokolonë gjatë një vizite në Dallas.
Presidentit të 35të, të Sheteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy, u vra nga Lee Harvey Oswald në Dallas më 22 nëntor 1963, dy javë para se ai kishte planifikuar për të nderuar grupin përuruese të marrësve të Çmimit të Medaljes Presidenciale të Lirisë .
Obama planifikon të takohet privatisht në Shtëpinë e Bardhë të premten me udhëheqësit dhe vullnetarët nga programi i Korpusit të Paqes , të themeluar edhe ata nga nga Kennedy. Prania Klintonëve në “Memorialin Flakë e Përjetshme” ku Kennedy është varrosur, është e sigurt thotë shtypi amerikan për të “nxitur” spekulimet në lidhje me atë se Obama ka një të preferuar në garën 2016 për të pasuar Hillary Rodham Clinton .
Për të Hillary Rodham Clinton , ish- sekretar i tij i shtetit , çdo veprim i saj është shqyrtuar por ende nuk janë dhënë shenjat e nëse ajo do të kandidojë.