Presidenti Barack Obama i bëri një qortim tepër të ashpër retorikës antimyslimane të Donald Trumpit, duke i quajtur propozimet për emigracionit të kandidatit republikan për president si “të rrezikshme” dhe “aspak të nevojshme për Amerikën që duam”. Duke folur për reporterët pasi dha një mesazh edhe për masakrën e Orlandos, Obama tha se thirrja e Trumpit për fjalime më të ashpra kundër terrorizmit dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë në Amerikë, mund t’i bëjë myslimanët amerikanë të ndihen të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe mund të minojë vlerat amerikane.“Nëse do t’i braktisnim ndonjëherë këto vlera, jo vetëm që do ta bënim më të lehtë radikalizimin e njerëzve këtu dhe anembanë botës, por do të tradhtonim gjëra shumë të rëndësishme, të cilat ne jemi përpjekur t’i mbrojmë prej kohësh”, tha Obama. “Atëherë, terroristët do të pretendonin fitoren, por ne nuk mund ta lëmë këtë gjë të ndodhë. Unë nuk do ta lejoj këtë”. Deklaratat e presidentit ishin të parat reagime ndaj fjalimit të Trumpit gjatë së hënës, pas masakrës së ditës së diel në Orlando, si dhe ndoshta më të ashprat e tij deri më tani mbi kërcënimin që përbën – sipas tij, – kandidati biznesmen për politikën dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Obama tha se plani i Trumpit për të penguar të huajt myslimanë të futen në SHBA nuk merr parasysh historinë amerikane të të fokusuarit te grupet etnike dhe fetare mes periudhave të ankthit. “Kemi kaluar disa periudha në historinë tonë, kur kemi vepruar nga frika dhe kemi arritur të zhgënjehemi për ato veprime”, tha Obama para reporterëve. “Kemi parë qeveritë tona të keqtrajtojnë qytetarët e vet, e ajo ka qenë një pjesë e pafalshme e historisë sonë”.
shefqet says
ne aktet terroriste te kryera nga ISIS, te ben pershtypje nje fakt. ISIS ka ne shenjester vetem vendet perendimore.
Nderkohe qe ruset po zbatojne token e djegur ne Siri,madje plot viktima civile, ISIS godet vetem perendimin?! si shpjegohet?!
Shefqet
johni says
Obama, the man who had an answer for everything and a solution to nothing is now also out of excuses.
Thanas L. Gjika (USA) says
Presidenti Obama eshte nje nga presidentet me largpames dhe me te suksesshem te SHBA-ve.
Ne mendimet dhe vendimet e tij nuk ka ndjenja te turbullta dhe as gjendje ankthi. Me gjakftohtesi ai dhe stafi i tij do te gjejne rrugen e drejte pa alarme dhe pa panik per te siguruar paqen dhe mposhtjen e terroristeve, te cilet jane disa armiq te qyteterimit, si dikur partite komuniste qe morren me dhune pushtetin dhe kryen krimet cnjerezore qe jane njolla te zeza ne historine e shoqerise njerezore.