Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndroi në një vizitë zyrtare në SHBA.Ai njoftoi se atje do të takohet me personalitet të rëndësishme të administratës së Obamës në largim, por edhe me zyrtarë të rëndësishme demokrat dhe republikan. Presidenti në një intervistë telefonike për RTK-në ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet edhe më zv/presidentin amerikan, Joe Biden. Kjo për faktin se sipas tij, asnjë zyrtar kosovar nuk ka marrë ftesë të jetë pjesë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan. Madje, Thaçi i cili po qëndron në ShBA në një vizitë zyrtare, tha për RTK-në se në ceremoninë e zgjedhjet së Trumpit president, nuk janë ftuar as delegacione nga vende të tjera të huaja. “Unë këtu jam në vizitë zyrtare dhe jo për inaugurim. Shtetet do të përfaqësohen vetëm nga ambasadorët dhe asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë – as nga Kosova, as nga vendet e tjera”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se gjatë qëndrimit të tij në SHBA do të vërë kontakte me zyrtarë të administratës së Trump, duke konfirmuar edhe një takim me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.

Thaçi tha, se edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së nuk do të ndryshojnë aspak edhe më ndërrimin e administratës amerikane.

“Kosova do të ketë kontakte të njëjta edhe me administratën e Trumpit siç kishte me administrata paraprake”, tha ai.

Presidenti Thaçi, fol edhe për gjendjen e Ramush Haradianjt. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.

“Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha Presidenti Thaçi për RTK-në.