Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani u takua në New York me Kongresistin Mike Lawler, kryetarin e Vatrës Dr. Elmi Berisha dhe përfaqësues të shquar të mërgatës shqiptare të Amerikës. Pas takimeve të nivelit të lartë në New York ajo shkroi: “Sot në New York takova edhe Kongresistin Mike Lawler me të cilin diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Një partneritet i fortë jo vetëm që siguron stabilitet rajonal, por edhe më shumë prosperitet të përbashkët.
Një falënderim i veçantë për mërgatën tonë që na ndihmon vazhdimisht të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA”.