Nga Gjergj LACUKU/ Jacksonville/Florida/
Historia ka tregue se ne hapsinat e politikes shqiptare , ekziston nji amulli politike e verber , ku politikanet shkojne e vijne si te ishin ne nji harem sulltanesh .Politikanet shqiptare si te gjithe politikanet e tjere, marrin persiper rrole kyçe qe kan te bajne me fatet e popullit, me te ardhmen e tyne, dhe me perfaqesine e shtetit ne arenen nderkombtare. Ne fakt, ato nuk dojne me e dit peshen qe ato mbajne me rrolin e tyne. Nese shoqeria jone ka prodhu politika shterpe , tashme kjo nuk na duket çudi , por diçka e zakonshme. Perse e them kete?
Ajo çka ndodhi ne Shqipni me qeverine “Rama 2” asht nji gjest i pashembullt persa i perket vendeve postkomuniste. Un nuk po mundohem te sjelli diçka te re ne kete shkrim sepse faktet jane fakte dhe te gjithe i dijme. Per ato qe e kan jetu sistemin komunist, e kuptojme se sa te etun ishim per liri. Dhe kur permbysen sistemet totalitare, e para gja qe duhet te ndodhe asht largimi prej skenes politike te figurave te cilat kan ken pjese kryesore e nji mekanizmi shtypes. Mua nuk me çudit fakti se ne nji sistem pluralist ka fitue Partia Socialiste. Jo, aspak! Kjo asht pjese e randesishme e funksionimit te mendimit ndryshe.
Sidokjofte,ne kete rast kemi te bajme me nji fenomen tjeter- ate te vendosjes ne krye te Parlamentit Shqiptar , z.Gramoz Ruçi. Edhe pse ai kurr nuk u vertetua fajtor per ngjarjet e 2 Prillit 1991 , ajo qe e çorodit politiken Shqiptare asht rikthimi ne te kaluaren e hidhun. A asht morale qe pas 27 vjetve perpjeke te kthehemi ne nji regres politik? Mua me duket si nji vrasje e dyte qe i bahet andrres se Shqiptarve , te cilet me 1990 vendosen te i japin fund diktatures moniste. Ne ate kohe , pothujse ne pergjithesi, i gjithe populli bante thirrje ” e duam Shqipnine si Europa.”
Por sot , si duhet te i paraqitemi Europes , e cila edhe pse na mban peng, nuk kemi pse te ndjehemi te mashtruar. Fenomeni Ruçi tashme asht i njohun ne politiken Shqiptare si nji figure kryesore e sistemit komunist. Ai ishte Sekretar i Parë i Tepelenes, me vone Minister i Mbrendshem ne zgjedhjet e para pluraliste te fituara prej te njejtes Parti qe kishte sundue ne menyre barbare nji popull te tërë. Ruçi mund te jete nji politikan i forte, i dedikuem mbrenda partise se vet. Si deputet jemi dakord qe asht detyre e tij te punoje me perkushtim. Ai kurre nuk e ka propagandu komunizmin edhe pse vjen direkt prej atij sistemi. Me sa duket ai asht njohes i mire i “Princit” Makiavelian:”Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës.”Por pyetja themelore asht kjo ; a asht e domosdoshme qe nji figure si ai te jete ne Krye te Kuvendit?A nuk ka qeveria Rama nji figure tjeter ,qe edhe per hir te se kalueres , mund te ishte ma gjitheperfshirese? Mbas tan atyne perpjekjeve , a asht ne moralin e nji shoqnije ,qe ne vitin 1990 e donte Shqipnine si Europa,te dalin sot para saj me nji figure politike qe perfaqesonte antieuropianizmin dhe antiamerikanizmin?
Mua me duket e pavend. Edhe pse Makiaveli thoshte se ” politika nuk ka lidhje me moralin ” zgjedhja e z.Ruçi nuk qendron jo vetem moralisht por as politikisht.
Ne perfundim, tue pase parasysh te kalumen e hidhun gjate komunizmi, s’munda ta anashkaloj nji thanje tjeter t e Machiavellit qe i shkon per shtat Princit Shqiptar;”Nëse duhet ba nji lëndim ndaj nji njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i randë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.”