Organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të Ditëve të Diasporës, organizon tryezën e rrumbullakët me temën: Avancimi i Rolit të Diasporës, Sfidat dhe Mundësitë, që mbahet më 2 gusht 2017 nga ora 10:30 -14:30 në Hotel Sirius (salla Casiopea, kati II), Prishtinë.
Qëllimi kryesore i tryezës është qe të diskutohet për avancimin dhe rolin diasporës shqiptare në lidhje me të drejtat e tyre politike dhe socio-ekonomike dhe si mund të krijohen mekanzima për fuqizimin e rolit të diasporës në zhvillimin e vendeve amë. Prezent në këtë takim do të jetë z. Valon Murati, Ministër në Ministrinë e Diasporës, mërgimtarë nga Evropa dhe Amerika Veriore dhe shoqëria civile.Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Diasporës (MeD).
PROGRAMI
Rendi i ditës
Data: 02 gusht 2017 Ora: 10:30 – 14:30 Lokacioni: Hotel Sirius, Prishtinë (rr. Agim Ramadani), salla Casiopea, kati II. 10:30 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve, kafe dhe video kampanja
11:00 – 11:05 Hapja dhe qëllimi i tryezës së rrumbullakët Kaltrina Kusari, OJQ Germin
11:05 – 11:15 Fjala hyrëse Valon Murati, Ministër në Ministrinë e Diasporës Liza Gashi, Drejtoreshë e Programeve në Germin
11:15 – 12:15- Pjestarë të Diasporës diskutojnë rreth avancimit të rolit të Diasporës në vendet amë
12:15 – 12:30 Pauza e Kafes
12:30 – 13:15 Vazhdim i diskutimit dhe përfundimi
13:15 – 14:30 Dreka