
Nga data 5 deri më 7 nëntor 2025, në kryeqytetin historik të Çekisë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e ACBSP-së, një prej ngjarjeve më prestigjioze globale në fushën e arsimit të biznesit, menaxhimit dhe lidershipit. Në këtë forum ndërkombëtar, Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, themelues dhe rektor i Academy of Leadership Sciences Switzerland (ALSS), përfaqësoi me nder Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën me prezantimin e tij shkencor mbi neuro-udhëheqjen moderne. Konferenca organizohej nga ACBSP (Accreditation Council for Business Schools and Programs), një organizatë prestigjioze me seli në Shtetet e Bashkuara, e njohur për akreditimin e programeve të biznesit dhe menaxhimit. Me mbi 1,200 institucione anëtare nga më shumë se 60 vende, ACBSP paraqet një platformë globale ku bashkohen kërkimi shkencor, praktikat e avancuara akademike dhe standardet më të larta të edukimit universitar.
Prezantimi që tërhoqi vëmendjen botërore: Çitaku Neuroleadership Competency Model
Gjatë konferencës, Prof. Dr. Çitaku prezantoi Çitaku Neuroleadership Competency Model, një model inovativ i udhëheqjes i mbështetur në neurologji moderne dhe i validuar me kërkime shkencore deri në vitin 2025. Studimi i tij, i zhvilluar së bashku me Prof. Dr. Max Mano, paraqet një qasje unike ku 63 kompetencat e lidershipit analizohen në lidhje me:
rrjetet ekzekutive të trurit,
neurotransmetuesit kryesorë (dopaminë, serotonin, oksitocin),
sistemet emocionale dhe kognitive,
dhe neuroplasticitetin — aftësinë e trurit për të ndryshuar dhe zhvilluar struktura të reja neurale.
Modeli është vlerësuar si një ndër qasjet më të fuqishme të bazuara në evidencën shkencore, duke përdorur metodologji rigoroze, përfshirë edhe Cochrane Risk of Bias Tool dhe GRADE Framework, metodologji që rrisin transparencën dhe besueshmërinë shkencore.
Elementet kryesore të Modelit Çitaku
Leadership Competency Model Çitaku përbëhet nga pesë fusha themelore të lidershipit, secila e lidhur me sisteme të caktuara neurobiologjike:
Social Responsibility – e mbështetur nga oksitocina dhe rrjetet e empatisë.
Innovation – e lidhur me kreativitetin e lobit frontal dhe stimulimin dopaminergjik.
Self-Management – rregullim emocional, përqendrim dhe vetë-kontroll.
Task Management – funksione ekzekutive, planifikim dhe vendimmarrje.
Justice Orientation – procese morale në ACC, insulë dhe rrjete frontale.
Pjesëmarrësit ndërkombëtarë e vlerësuan këtë model si një ndër qasjet më të avancuara që ndërthur shkencën e trurit me praktikat moderne të lidershipit.
Interes ndërkombëtar për botim shkencor
Burime nga konferenca konfirmuan se ACBSP ka shprehur interes të menjëhershëm për botimin e studimit të Prof. Dr. Çitakut në revistën e saj zyrtare shkencore, duke e katapultuar këtë punim në skenën më të gjerë ndërkombëtare të kërkimit shkencor.
Një nga drejtuesit e konferencës Prof. Dr. Dr. Pavel Starch, nga universitetei Skoda në Pragë u shpreh:
“Modeli Çitaku përfaqëson një hap të madh përpara në shkencën e lidershipit, duke sjellë një qasje të bazuar në neurobiologji që i mungonte literaturës bashkëkohore.”
Përfaqësim i denjë i tre shteteve
Me prezencën e tij, Prof. Dr. Fadil Çitaku përfaqësoi në mënyrë dinjitoze:
Shqipërinë,
Kosovën,
Zvicrën,
duke demonstruar cilësinë dhe potencialin intelektual që rajoni ynë sjell në arenën globale të akademisë dhe kërkimit shkencor. ALSS u shpreh se është thellësisht krenare për këtë arritje dhe për faktin se si anëtare e ACBSP-së kontribuon në standardet ndërkombëtare të ekselencës akademike.
Regjistrimet e hapura për BSc, MBA dhe PhD – Semestri i ri fillon më 2 mars 2026
Academy of Leadership Sciences Switzerland (ALSS) njofton se programet:
BSc,
MBA,
PhD,
janë të hapura për regjistrim për semestrin e ri që fillon më 2 mars 2026.
Aplikoni tani:
www.alss-edu.ch / info@alss-edu.ch