Historiani i njohur nga Kosova, Prof. Dr. Frashër Demaj, do të vizitojë selinë e Vatrës ditën e martë, 17 Prill 2018, në orën 6 e 30. Historiani Demaj do të pritet nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto me bashkëpunëtorët e tij.
Prof. dr. Frashër Demaj është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë. Në këtë fakultet ka diplomuar më 1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”. Studimet pas universitare i filloi në vitin akademik 1997-98 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës fillon studimet pasdiplomike në periudhën Koha e re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar më 25.3.2005, me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Profesor Demaj e ka nisë karrierën si mësimdhënës në shkolla të ndryshme të Kosovës,duke filluar nga shkollat fillore, Gjimnaz, ndërkohë që pasioni i tij i gazetarisë i ka dhënë mundësinë e bashkëpunimit me redaksi të ndryshme revistash, si “Rrezja” në Prishtinë, në vitet 1999-2002 ka punuar si anëtar i redaksisë-gazetar i revistës “Kosovarja” në Prishtinë; në vitin 1999 ka punuar në cilësinë e gazetarit – në të përditshmen “Fakti” të Shkupit. Në vitin 2001 ka qenë drejtor i revistës për komunikacion “Tempulli”.Gjatë kohës së punës si gazetar ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve me permbajtje historike, politike, kulturore, sociale etj
Prof. Frashër Demaj nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë në fillim si asistent dhe më pas si hulumtues i pavarur dhe si bashkëpuntor shkencor për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor-Profesor i asocuar (inordinar).
Nga korriku 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt (ordinar).
Frashër Demaj ka punuar në kolegjin JURIDICA në Prishtinë. Ka ligjeruar lëndët: Histori e shtetit dhe institucioneve, Komunikimi Nderkulturor dhe Metodat e Hulumtimit shkencor.
2010-vazhdon të punojë me në Kolegjin FAMA në cilësinë e profesorit të lëndëve Histori e Shtetit dhe së Drejtës (2010-2013), kurse aktualisht ligjëron lëndët Metodat e Kërkimit Shkencor në studimet master (Juridik-Civil, Juridik-Penal, Shkencat e Sigurisë, Administratë Publike dhe Marëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci dhe Shkathtësitë e Lidershipit, ne master në drejtimin Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci. Në vitin akademik 2014-2015 ka ligjeruar edhe lëndën Metodat e Hulumtimit në Shkenca Politike dhe Administratë Publike me studentë të BCH.
Frashër Demaj ligjeron (visiting profesor) në Universitetin e Barit “Aldo Moro” në Itali, në studimet master në programin Studimet e Paqës, Liritë dhe të drejtat e Njeriut.
Frashër Demaj ligjëron (visiting profesor) në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve .Nga maji i vitit 2014 është zgjedhur rektor i kolegjit FAMA në Prishtinë. Ai ishte një nga ligjëruesit e Konferencën shkencore që u organizua në komuniteti shqiptar kushtuar 550 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Për më shumë ejani në takimin me Prof. dr. Frashër Demaj të Martën, 17 Prill 2018, në orën 6 e 30 PM.