IN MEMORIAM/
ME RASTIN E 40 VJETORIT TE NDERRIMIT TE JETES TE PROF. DR. HASAN KALESHIT,PERSONALITET ME FAME BOTERORE, POR I MARGJINALIZUAR NGA INSTITUCIONET SHKENCORE/
Shkruan: Prof. dr. Riza Sadiku, Prishtine/
Ne Foto:Prof.Dr.Hasan Kaleshi/
Hasan Kaleshi i takon gjeneratës se pare te kuadrove te shkolluara ne mesin e shqiptareve pas Luftës se Dyte Botërore, personalitet qe la gjurme te thella ne shume fusha te shkencës dhe dijes, la emër ne shume institucione te vendit me te cilat ka bashkepunuar ne ish Jugosllavi, ne Evrope dhe bote, përmes emrit te tije është identifikuar jo vetëm fshati i tij i lindjes, Serbica, Kërcova, Prishtina, Kosova, por mbare kombi shqiptare, andaj me pas një personalitet te tille si qe është Prof. Dr.Hasan Kaleshi, nuk është vetëm një mburrje e krenari, por edhe privilegj, jo vetëm për Kërcoven, por për mbar popullin shqiptare.
Hasan Kaleshi lindi me 7 mars te vitit 1922, ne fshatin Serbice te Kercoves. Mësimet e para ne gjuhen arabe i mori nga babai qysh ne moshën 6 vjeçare i cili ne atë kohe ka punuar si hoxhe ne fashtine Serbice dhe ka gëzuar autoritet dhe respekt ne gjithë rrethin e Kercoves, kurse ne moshën 10 vjeçare Hasani e ka dite përmendesh Kuranin. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, gjashte klase ne Medresen e Madhe “Kral Aleksandër” ne Shkup, kurse dy vjet te shkollës se mesme i kreu ne Gjimnazin “Sami Frasheri” ne Prishtine, ne gjuhen shqipe.
Gjate Luftës se Dyte Botërore, pas mbarimit te gjimnazit, Hasan Kaleshi punësohet si përkthyes, pasi ne atë kohe ka njeh disa gjuhe te huaja, sidomos gjermanishten dhe italishten. Hasani si ri, ka qene përkrahës dhe simpatizant i ideve te platformës te çlirimit dhe bashkimit kombëtar, si i tille mbeti gjate tere jetës se tij, kur nuk pranoj te behet anetar i Partisë Komuniste te Jugosllavisë, edhe pse ka pasur oferta te tilla me privilegje te veçanta.
Ne shtator te vitit 1946, regjistrohet ne Fakultetin Filologjik, ne degën e Orientalistikës dhe ne atë te Romanistikës, ndërsa do te diplomoje ne vitin 1951 Orientalistikën me sukses te shkëlqyeshëm me note mesatare 9 (nënte), kurse ne Romanistike i jep te gjitha provimet, por nuk diplomon.
Hasan Kaleshi, për shkak te kushteve te vështira ekonomike, gjate studimeve ka qene i detyruar te punoje pune te ndryshme fizike, kurse prej vitit 1947-1950, punoi si përkthyes e lektor ne redaksinë e gjuhës shqipe ne Radio Beograd, ne shkurt te vitit 1952, emerohet profesor i shkollës se mesme ne Katedrën e Filologjisë orientale ne Beograd, kurse ne vitin 1955 zgjidhet asistent. Me 26 shkurt te vitit 1960, do te mbroje disertacionin e doktoratës me titull: “Najtariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jetiku” ( Dokumentat ma ta vjetra te vakëfeve ne gjuhen arabe ne Maqedoni), ne fakultetin filozofik ne Beograd. Po atë vit Profesor Hasani,ne katedrën e Orientalistikës do te konkurroj për docent, edhe pse për te shkruhet referat pozitiv, zgjedhja e tije është pezulluar deri ne vitin 1965. Duke qene i demoralizuar për ketë zgjatje te mos emërimit pa përgjigje, ai e lëshon punën ne fakultet. Gjate kësaj kohe ka qene disa here ne Dedinje si përkthyes i disa delegacioneve zyrtare arabe, si dhe ka marre pjese ne disa kongrese shkencore ndërkombëtare.
Punimet e publikuara te Dr. Hasan Kaleshit, deri ne ketë kohe, sidomos nga fusha e turkologjise do te ju bie ne sy dhe do te perciellet me simpati nga shkencëtaret eminent, për çka edhe do ti ndahet bursa shtetërore gjermane përmes Shoqatës se studimeve Uralo-Altaike te Universitetit te Hamburgut për vitin 1965. Këtu do te qëndroj dy vite dhe do te specializoj turkologjine, te profesor te shquar me fame boterore, si qe ishte Dr. Annemarie von Gabain e tj. Ka mesi i marsit i vitit 1967, me ftesën e qeverise se Egjiptit Dr. Hasan Kaleshi do te qëndroj tre muaj si mysafir ne institucionet shkencore te Kajros. Gjate kësaj kohe se bashku me Kamil El Buhajin do te përgatisin për shtyp fjalorin e madhe te vetmin te këtij lloji ne atë kohe ne Jugosllavi, serbo-kroatisht-arabisht, por, për shkak te shpërthimit te luftës arabo-izraelite, ne qershor te vitit 1967, fjalori mbetet i pa përfunduar, pas ndërrimit te jetës se Prof. H. Kaleshit, ne vitet 1980 , fjalori ne fjale e sheh dritën e botimit.
Ne shtator te vitit 1967, Hasan Kaleshi, zgjidhet Bashkëpunëtor i Larte Shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtinës, dhe është një nga themeluesit e ketij institucioni. Tri vite me vone, Dr. Hasan Kaleshi, zgjidhet profesor i rregullt ne Fakultetin Filozofik te Prishtinës. Ne katedrën e Historisë ne fillim, Dr. H. Kaleshi do te ligjëroj dy lende, Gjuhen Osmane dhe Shkencat ndihmse te Historisë. Gjate vitit 1973/1974, me iniciativën e Dr. Hasan Kaleshit, hapet për here te pare ne Universitetin e Prishtinës, Katedra e Orientalistikës.
Dr. Hasan Kaleshi, me pune shkencore filloi te merret mjaft herët, punimet e tij te para i hasim prej vitit 1949. Dr. Kaleshin për tu marre me pune shkencore e shquante prirja, talenti dhe stili, sepse ai posedonte dituri te gjera enciklopedike, ishte një erudit i madhe dhe poliglot i vërtet, sepse pos gjuhës amtare – shqipes, ai shkëlqyeshëm e njihte serbo-kroatishten dhe maqedonishten, kurse nga gjuhet orientale dhe boterore, me te cilat komunikonte, i shkruante dhe i lexonte për mrekulli i njihte këto gjuhe : Turqishten, Osmanishten, Aarabishten, Frëngjishten, Gjermanishten, Italishten, Latinishten, kurse Anglishten e ka shkruar dhe lexuar. Dr. Kaleshi, nuk ishte vetëm njohës i mire këtyre gjuhëve, por edhe njohës i shkëlqyer i atyre kulturave te gjuhefolesve te atyre popujve. Si tille ai i kishte te gjitha parakushtet te merrej me veprimtari shkencore ne shume disiplina. Ceshtjet dhe problemet qe i shtronte Dr. Kaleshi, nuk i trajtonte ne mënyre sipërfaqësore, por ne mënyrë te dëshmuar dhe argumentuar shkencore, duke u ballafaquar me ceshtjet thelbësore, ne baze te te cilave depërton thelle ne ndriçimin dhe studimin e tyre, jo vetëm për ceshtjet e pa studiuara, e te pa zbuluara, por edhe për ceshtjet e kqeinterperetuara, si nga fusha e orientalistikës, turkologjise, alabanalogjise, etnologjisë, si dhe historisë kombëtare gjate periudhës osmane. Prof. Hasan Kaleshi, me punën e tij shkencore, nuk shquhet vetëm si orientalist i njohur dhe i pranuar ne bote, por kontributi i tij shkencore, aspak nuk është i vogël as ne fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe ne historinë tone kombëtare.
Opusi i bibliografisë te punimeve shkencore te Dr. Prof. Hasan Kaleshit, eshte shume dimensional, pasi ai ka njohur disa gjuhe te huaja, është marre edhe me disa fusha te ndryshme shkencore, si me : onomastike, arabistike, albanologji, turkologji, filologji, historinë e popullit shqiptare gjate periudhës osmane e tjera fusha shkencore. Dr. Hasan Kaleshi, kontribute te veçanta dha edhe ne zbulimin e shkrimeve ma te vjetra arabe ne Maqedoni dhe Jugosllavi, përkthimin e librave te ndryshëm, botimin e artikujve te ndryshëm, kritikave, recensioneve, përgatitjen e fjalorit, tekstin universitar për Katedrën e Orientalistikës, përgatitjen e studimeve te veçanta te veprimtarisë politike dhe kombëtare te Faik Konicës, ne atë kohe kur nuk përmendej ne asnjë nivel shkollor emeri i F. Konices as ne Shqiperi e as ne Kosove ne kohen e regjimit komunist Dr. Kaleshi ne ate kohe publikonte artikuj te veçante, për personalitetet te tilla, si qe ishte F. Konica, Ibrahim Temo, Mid,hat Frashri (e kishte ne doreshkrim) e shume personalitete te tjera. Dr. Kaleshi, edhe pse ndërroj jete ne kohen kur arriti zenitin e njohurive shkencore, si dhe afirmimin e veprimtarisë se tije shkencore ne Ballkan, Evrope dhe Bote, ai ne moshën 54 vjeçare nderoj jete, pas veti la afër 400 njësi bibliografike. Punimet e tija janë botuar ne shume revista shkencore te vendit dhe te huaja, përmes te cilave ka hapur vizione te reja shkencore te pa trajtuara e te pa ndriçuara, jo vetëm ne mesin tone, por edhe ne Ballkan, Evrope, por edhe me gjere. Dr. Kaleshi, përmes veprimtarisë shkencore te hulumtuar, me fakte dhe argumente, është përpjekë te zgjeroje fushën e kërkimeve, te hapi horizonte dhe opsione te reja, te zbuloje figura, personalitete dhe ngjarje te panjohura deri atëherë nga fusha te ndryshme shkencore.
Publikimet e Dr. Hasan Kaleshit, shquhen për ka rreptësia shkencore, objektiviteti, paanshmëria dhe pa luhatshmëria, virtyte te rralla te cilat i posedojnë vetëm shkencëtaret me fame botërore, pra i tille ka qene dhe ka mbete edhe Prof. Dr. Hasan Kaleshi.
Deri sa punoi ne Prishtine, Hasan Kaleshi u angazhua ne përgatitjen e disa revistave shkencore, te cilat ne atë kohe botoheshin ne Prishtine dhe jashtë saj: Ishte anëtar i redaksisë ne “Gjurmimet Albanologjike”, anëtar dhe kryeredaktor i “Studimeve Historike dhe Filologjike”, anëtar i redaksisë te “Vjetarit” te Arkivit te Kosovës, anëtarë i revistës “Balkanica”, organi i Institutit Ballkanologjik ne Beograd, anëtar i redaksisë te revistës “Jugoslovenski Istoriski Casopis”, me seli ne Beograd, anëtar i redaksisë “Prilog za orijentalnu filologiju”, organ i institutit oriental te Sarajevës, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i revistës “Studio Humanistika”, anëtar i redaksisë i revistës “Antikitetet e Kosovës”,e tjera revistave shkencore.
Dr. Hasan Kaleshi i cili ne vitet e shate dhjeta, me publikimet e tija shkencore dhe pjesëmarrjen e tije ne kongrese te ndryshme ndërkombëtare, krijoj emër dhe fame botërore, andaj si i tille është zgjedhur edhe anëtar i disa redaksive te revistave shkencore ndërkombëtare si ne: “Der Islam”e cila botohej ne Berlin, ne revistën “Uralo-Altaischen Jahrbuch”me seli ne Hamburg, revistën Sudost Forschungen, me seli ne Munih, anëtar nderi i Institutit te Studimeve Shqiptare ne Minhen dhe anëtari i redaksisë te Edicionit “Albansche Forchungen”. Dr. Hasan Kaleshi, ka qene anëtar nderi, anëtar me korrespondence dhe bashkëpunëtor i disa shoqatave shkencore, institucioneve dhe akademive botërore: Anëtar me korrespondence i Akademisë se Gjuhës Arabe te Kajros ( i vetmi anëtar nga ish Jugosllavia), anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare shkencore “Uralo-Altaike” me qendër ne Hamburg, anëtar i konferencës Altaistike te Blomingtonit ne SHBA, bashkëpunëtor i Akademisë te Shkencave te Bullgarisë ne Sofje, bashkëpunëtor profesional i Institutit te Filmave Shkencore dhe Dokumentar, me seli ne Getyngen. Dr. Kaleshi, përmes këtij Instituti ka realizuar një seri filmash shkencore, te cilët kane te bëjnë me folklorin shqiptare, turk, lidhur me etnologjinë, zanatet te cilat vdesin, si dhe kane bere incizime lidhur me ritualet fetare nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë Perendimore.
Dr. Hasan Kaleshi, ishte bashkëpunëtor edhe i disa enciklopedive me karakter botëror si: Enciklopedisë Islame me seli ne Stamboll, Enciklopedisë Arabe,me seli ne Frankfurt, Enciklopedisë Kinematografike per filma shkencor me seli ne Getyngen te Gjermanise, Leksikonit Zyr Geshikte Sudosteurapas me seli ne Minhen, ne te cilin Dr. H. Kaleshi ka botuar mbi 28 artikuj për personalitetet e lëvizjes kombëtare gjate periudhës osmane si për: Sami Frasherin, Abdul Frasherin, Naim Frashrin, Pashko Vasen, Eqrem Beje Vloren, Syryja Beje Vloren, Ali Pash Gucin, Dervish Himen, Faik Konicën, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Shahin Kolonjen, Kristo Luarasin, Ibrahim Temon, Turhan Pash Permetin etj. personalitete.
Punimet e Dr. Hasan Kaleshit, për shkak se mbshteteshsin ne fakte dhe dokumente origjinale, me kohe krijuan besim dhe interesim te lexuesit dhe koleget e tije, prandaj edhe si te tilla ishin te mirëseardhura për publikim. Punimet e dr. Kaleshit sot i hasim ne shume revista shkencore dhe qendra te ndryshme universitare si ne : Prishtine, Shkup, Beograd, Sarajeve, Titograd, Zagreb, Stamboll, Athine, Ankara, Kajro, Kuvajt, Damask, Paris, Berlin, Napoli, Strasburg, Grac, Munih, Visbaden, Hamburg, Getyngen, Nju Jork etj. qytete.
Nga e gjithë kjo qe u theksua me larte, shihet se opusi i veprimtarise shkencore te Dr. Hasan Kaleshit është shume e gjere dhe shumë dimensional, ketë e dëshmon edhe pjesëmarrja e tije ne me se 40 kongrese e simpoziume ndërkombëtare dhe te vendit, gjithmonë me referate, te cilët çdo here kane zgjuar një interesim te veçante te koleget e tije, si për mënyrën e interpretimit te problemeve shkencore ashtu edhe për idetë origjinale. Për ketë arsye kudo qe merrte pjese krijonte emër, autoritet dhe respekt, sidomos ne arenën ndërkombëtare, për këto arsye edhe është ftuar ne shume Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare si ne: Munih, Hamburg, Paris, Athine, Sofje, Bukuresht, Stamboll, Ankara, Berlin, Rome, Grac, Tirane, Kajro, Aleksandri, Çikago, e tjera qytete.
Njohja e shkëlqyeshme e shume gjuhëve te huaja dhe botërore, Dr. Hasan Kaleshit do te ia mundësoj hulumtimin ne arkivat ma te pasura dhe me bashkëkohore te Evropës dhe ma gjere, si ne: Vjene, Stamboll, Ankara, Berlin, Munih, Rome, Paris, Bukuresht, Kajro e shume te tjera.
Dr. Hasan Kaleshi punoi pa ndërprerje dhe gjithmonë i preokupuar me shkence dhe me fushën e paskajshme te dijes, duke mos u kujdesur sa duhet as për shëndetin e tij, e cila moskujdesje do ti kushtoj me jete. Vdes nga sulmi ne zemër ne moshën 54 vjeçare, me 19 korrik 1976, ne shkallet e ndërtesës te Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve te Kosovës ne Prishtine. Vdekja e gjeti ne detyren e shefit te Katedrës te Orientalistikës. Dr. Hasan Kaleshi, ndërroi jete ne zenitin e dijes, ne kulmin e autoritetit shkencore, ne kohen kur mundeshte ma se shumti ti kontribuoj shkencës dhe kombit shqiptare ne ndriçimin e personalieve te anatemuara dhe te pa zbuluara kombëtare .
Vdekja e pa pritur e Prof. Dr. Hasan Kaleshit, nuk shqetësoj vetëm familjen e tij, por edhe miqtë dhe dashamiret ne Prishtine e gjetiu, sidomos vendasit e tij ne Kërcove, te cilët bene përpjekje maksimale për varrosjen e Dr. Hasan Kaleshit ne vendlindje, por një gjë te tille nuk ua mundësonte Ligji i kohës ne fuqi, andaj varrimi i tij u be me 23 korrik 1976 ne varrezat e myslimaneve ne Beograd.
Nga keto pak shenime te shkurta bigrafike te Prof. Dr. Hasan Kaleshit, shihet se veprimtaria e tije shkencore eshte shume dimensionale, temat e ndryshme te cilat i ka trajtuar Dr. Hasan Kaleshi sot citohen jo vetem te punonjsit shkencore ne territoret etnike shqiptare, por edhe te punonjesit tjere shkencore te Ballkanit dhe Evropes , por edhe ma gjere. Nje personalitet me nje daipazan te tille shkencore, lakmojne ta kene shume shtete te Ballkanit, apo Evropes, kurse kombi shqiptare qe e ka, deri e sot per 40 vite, asnji Institucion i larte shkencor nuk organizoje nje simpozium, apo Akademi Perkujtimore, ne perjashtim te organizimit te dy manifestimeve me karakter lokal te financuar privatisht nga bashkevendasit e tije te Keercoves, njeni u organizua me rastin e 20 vjetorit te nderrimit te jetes se tije ( 1996) kurse tjetri manifestim u organizua me rastin e 90 vjetorit te lindjes te Prof. Dr. Hasan Kaleshit, ne vitin 2012,te dy te mbajtur ne Kercove.
Deri me sot, me emrin e ketije shkencetari te madhe, nuk eshte pagezuar asnji institucion shkencor, shkolle apo rruge, qe do te ishte nje privilege i vecante pere Institucion, shkollen apo rrugen sot ta mbante emrine e Prof. Dr. Hasan Kaleshit.
Shpresoj, dhe jame thelle i bindun se gjeneratat e reja te cilet do te merren me veprimtari shkencore, do te dine ma mire se na, ta cmojne dhe vlersojne veprimtarine shkencore dhe kombetare te Dr. Hsan Kaleshit, dhe se me emrin e tije, jo vetem qe do te stolisin shume institucione shkencore, shkolla dhe rruge, por edhe veprimtaria e tije shkencore, do te zeje vendin e merituar ne Historine e Popullit Shqiptar.
***
KONTRIBUTI SHKENCOR I PROF. DR. Hasan KALESHIT, HISTORISE KOMBETARE SHQIPTARE
Prof. Dr. Hasan Kaleshi, si njohës i disa gjuhëve orientale dhe botërore, të cilat ia kanë mundësuar të merret me hulumtime dhe disa disiplina shkencore, në mesin e të cilave, pa dyshim gjurmë të thella ka lënë edhe në fushën e Historisë tonë Kombëtare. Duhet theksuar se çështjet të cilat shtrohen në publikimet shkencore të Prof. Dr. Hasan Kaleshit, nuk janë stolisje shkencore, por ai depërton thellë në problematikën dhe ndriçimin e tyre. Në publikimet e tija, shpesh objekt trajtimi do të jenë tema të pa prekura, dhenje e tezave të reja, trajtimi i çështje deri atëherë të pa njohura, të pa definuara, të pa sqaruara ose gabimisht të interpretuara nga fusha e orientalistikës, turkologjisë, albanologjisë, etnologjisë dhe historisë tonë kombëtare, nga periudha osmane.
Dr. Hasan Kaleshi, në punimin e publikuar në Sarajevë në vitin 1961, të titulluar “Vakefnamja më e vjetër në Jugosllavi”, përmes të cilit punimi, me fakte dhe argumente e ka dëshmuar se vakefnamja më vjetër e shkruar në gjuhën arabe, është ajo e Sungur Çaush beut nga Manastiri, e cila daton nga pjesa e dytë e shek. XIV, në bazë të cilit dokumenti shihet se Sungur Çaush beu ka ndërtuar xhaminë e parë në Jugosllavi, që është njëra ndër më të vjetrat edhe në Ballkan, e cila është ndërtuar në Manastir në vitin 1435, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1946 në rrugën “Ivan Milutinoviq”, në vendin e të cilës xhami tani është ngritur një kompleks banesash. Dr. Kaleshi, me këtë publikim e hedhë poshtë tezën e Glisha Elezoviqit, se Allaxha Xhamia e Shkupit është xhamia më e vjetër në Jugosllavi, e cila daton nga viti 1444.
Kontribut të veçantë në fushën e trashëgimisë të historisë të popullit shqiptarë, Dr. Hasan Kaleshi ka dhënë në heqjen dilemave se kush e ka ndërtuar xhamin e Sinan Pashës në Prizren dhe të Sinan Pashës në Kaçanik, përmes punimit, “Veziri i madhë Koxha Sinan Pasha dhe vakefnamja e tij.” Në Kosovë ekzistojnë dy xhami të rëndësishme të cilat e mbajnë emrin e Sinan Pashës, njëra gjendet në Prizren, tjetra në Kaçanik. Për ndërtuesit e këtyre xhamive, është shkruar mjaft si përmes shtypit, ashtu edhe në historiografi, mirëpo këto shkrime kane krijuar shumë dilema dhe paqartësi për ndërtuesitë e këtyre dy xhamive. Në shumë raste është thënë se këto dy xhami i ka ndërtuar Koxha Sinan Pasha, ose të kundërtën, atë në Prizren Koxha Sinan Pasha, kurse atë tjetrën në Kaçanik Sofi Sinan Pasha. Përmes punimit të lartcekur, Dr. Kaleshi i heqë të gjitha dilemat dhe në mënyrë faktografike dëshmon se xhamin e Sinan Pashës në Prizren e ka ndërtuar SOFI SINAN PASHA, Bejlerbe i Budimit, me prejardhje shqiptare, i lindur në katundin Vili të Lumës në Shqipëri, kurse xhamin në Kaçanik, e cila po ashtu e mbanë të njëjtin emër, e ka ndërtuar KOXHA SINAN PASHA, vezir i lartë në hierarkinë e Perandorisë Osmane, pushtues i Jemenit, Tunizit dhe Gjeorgjisë, si dhe udhëheqës i shumë ekspeditave ushtarake, përndryshe me prejardhje shqiptare i lindur në Topojan të Lumës në Shqipëri.
Dr. Hasan Kaleshi, në bazë të dëshmive autentike, dilema të tilla ka hequr edhe me ndërtimin e Kurshumli Hanit në Shkup, për ndërtuesin e të cilit, kanë ekzistuar disa mendime dhe teza të ndryshme. Disa kanë menduar se hanin e ka ndërtuar Perandori Konstantin, disa kanë menduar se e ka ndërtuar Perandori Justinijan, kurse disa shkencëtar serbë kanë përhapur tezën , se atë e ka ndërtuar Car Dushani. Të gjitha këto dilema dhe teza i ka hedhë poshtë Dr. Hasan Kaleshi, në bazë të një dokumenti origjinal në arabisht, përmes të cilit vërteton se Kurshumli Hanin në Shkup e ka ndërtuar MUSLIHUDDIN al MADINI në vitin 1550, i cili përveç këtij hani, ka ndërtuar një xhami në Trepçe dhe një në Novi Pazar.
Vlenë të theksohet se Dr. Hasan Kaleshi, kontribut të veçantë historisë kombëtare i ka dhënë përmes punimit: “Çfarë të dhënash na japin kronikat osmane mbi luftërat shqiptaro-turke në shek. e XV”. Në këtë punim Dr. Kaleshi bënë fjalë për rëndësin e kronikave turke, për njohjen me të kaluarën e historisë të trevave shqiptare. Në punimin në fjalë, autori ka trajtuar tri kronika më të vjetra turke, te Shukurzllahut, ASHIK-PASHAZADES dhe HOXHA SADUDDINIT. Rëndësia e kronikës së parë qëndron në faktin se në të përmenden shqiptarët për herë të parë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Betejën e Kosovës. Në kronikën e dytë ( te Ashikpashzades), përmenden për herë të parë tokat shqiptare, kurse në kronikën e tretë (te Hoxha Saduddinit) shqiptarët përmendën lidhur me plaçkitjen e plotë të territoreve shqiptare.
Dr. Hasan Kaleshi, kontribut të rëndësishëm për historinë tonë kombëtare ka dhënë edhe përmes punimit: “ Një burim turk mbi kryengritjen e shqiptarëve në vitin 1909-1912”. Në punimin në fjalë, autori jep shënime interesante për situatën politike në territoret shqiptare gjatë periudhës së kryengritjeve shqiptare kundër regjimit të osmanilive në vitet 1909-1912. Dr. Kaleshi, përmes këtij artikulli thekson, se nuk do të kemi vlerësim real për kryengritjet shqiptare në këtë periudhë, nëse nuk shfrytëzohen burimet osmane dhe literatura e autorëve pjesëmarrës të kohës, udhëheqësve të ekspeditave turke për shuarjen e kryengritjeve shqiptare. Rëndësia historike e këtij burimi turk qëndron në faktin, se në të përveç shënimeve të detalizuara që jep për ngjarjet që janë zhvilluar në atë kohë, konstatohet se kryengritjen shqiptare kanë qenë shkaktarët kryesor që Perandoria Osmane të humb Rumelinë. Punimi i lartcekur ka rëndësi të madhe jo vetëm për historinë e popullit shqiptarë, por edhe për Historinë e Ballkanit në tërësi.
Njëra ndër tezat e reja të paraqitur për herë të parë nga Prof. Dr. Hasan Kaleshi, në vitin 1975 në gjuhën gjermane me titull: “Depërtimi turk në Ballkan dhe islamizimi-faktorë të ekzistencës etnike dhe kombëtare ëe popullit shqiptare” e cila tezë sot është standardizuar, edhe pse pas rënies të sistemit monist, ka pasur shumë raste, që këtë tezë kanë dashur të përvetsojnë disa shkencëtar shqiptarë sit e veten, duke tentuar të tregojnë se ato janë të parët të cilët përhapin një tezë të tillë.
Dr. Hasan Kaleshi, përmes punimit në fjalë, edhe pse bie në kundërshtim me historiografinë bashëkohore shqiptare të kohës, e cila në depërtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe në islamizimin e shqiptarëve, gjenë vetëm elemente negative, ai në këtë studim paraqitet me një tezë krejtësisht tjetër, duke theksuar dhe argumentuar se në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishë të tyre, pa tradita kulturore, pa klerë, pa shkolla, të rrethuar nga Bizanti në njërën anë, nga shteti serb në anën tjetër, nga Venediku në anën bregdetare, në këto rrethana nuk ka pasur kurfarë gjasash të ekzistojnë si komb. Me depërtimin turk në Ballkan, me shkatërrimin e Bizantit dhe të shtetit serb, me deziorentimin e kishave të tyre i hapet rrugë ekspansionit shqiptarë nga veriu, në këtë mënyrë njëkohësisht pengohet asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartcekura.
Kontributi shkencor i Prof. Dr. Hasan Kaleshit, në fushën e historisë kombëtare, nuk është i vogël, ai në këtë drejtim ndriçoi një vargë personalitetesh të cilët vepruan në kohën e Perandorisë Osmane. Për disa prej tyre, për herë të parë shkroi pikërisht Dr. Hasan Kaleshi siç është rasti për Dr. Ibrahim Temon, disave personalitete do t’ua begatojë veprimtarinë e tyre kombëtare, kurse disa nga ato do t’i ngriti në piedestalin më të lartë e shkencor, duke i rradhitur në mesin e enciklopedistëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj shkencor të rangut botëror, siç është rasti me Sami Frashërin.
Dr. Kaleshi, jo vetëm që ka pas prirje dhe talent për me u marrë me punë shkencore, por ai ka pasur edhe guxim, sepse ai ka publikuar veprimtarin kombëtare të disa personaliteteve kombëtare, që kolegët e tij të kohës, nuk kanë guxuar as emrat me ua përmendë, siç është rasti me Mid’hat Bej Frashërin , për të cilin më së miri na flet dorëshkrimi i cili është gjetur mbi tavolinën e punës, duke e përgatitë artikullin për leksikonin biografik cili botohej në Munih, por mjerisht, dorëshkrimi ka mbetur i pa përfunduar dhe pa botuar, jo vetëm për Mid’hatin Frashërin, por edhe për shumë personalitete tjera kombëtare të cilët kanë qenë të paraparë të botohen në atë leksikon, për shkak të vdekjes së pa pritur të Dr. Hasan Kaleshit . Për të shkruar në atë kohë për Mid’hat Frashërin, themeluesin e Ballit Kombëtar, nuk është dashur me pas vetëm dituri, por edhe guxim, të cilat virtyte nuk i kanë munguar Prof. Dr. Hasan Kaleshit. Në këtë kontekst duhet cekur se Dr. Kaleshi shkroi në atë kohë artikuj edhe për disa personalitete kombëtare, për të cilët në kohën e komunizmit nuk flitej as që shkruhej në të dy anët e kufirit si për: Faik Konicën, Eqrem e Syreja Bej Vlorën, Ibrahim Temon e shumë të tjerë. Kur është fjala për Faik Konicën Dr. Kaleshi me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Konicës, të cilin përvjetorë e shënon Federata Panshqiptare “VATRA” në vitin 1976 në Nju Jork, paraqet temën: “Faik Konica dhe marrëdhëniet e tij me Austro-Hungarinë”, të cilin referat, për shkak të ndërrimit të pa pritur të jetës së tij, e ka lexuar në simpozium me lot në sy, Z. Edvard Liho. Profesorë Kaleshi, përmes punimit në fjalë, jep një kontribut të veçantë të lëvizjes kombëtare, politike dhe letrare të Faik Konicës. Po ashtu përmes këtij artikulli, Autori nxjerrë në pah aktivitetin politik dhe kombëtarë të Konicës, në përhapjen e ndjenjave kombëtare shqiptare dhe popullarizimin e tyre te intelektualët e kolonive shqiptare në vende të ndryshme të botës, në ngritjen dhe afirmimin e problemit shqiptarë në Evropë dhe Amerikë, luftën e tij diplomatike dhe intelektuale kundër copëtimit të territoreve shqiptare, si dhe pjesëmarrjen e tij në konferencat ndërkombëtare lidhur me caktimin e kufijve të shtetit shqiptarë.
Vlenë të theksohet së në Biographische Lexikon zur Geschchte Sudosteuropas, (Leksikon për historinë e Evropës Juglindore) me qendër në Munih, Dr. Hasan Kaleshi ka botuar 28 artikuj të personaliteteve të lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë periudhës osmane, si për : Abdyl Frashërin, Pashko Vasën, Eqrem Bej Vlorën, Syrija Bej Vlorën Ali Pashë Gucinë, Sami Frashërin, Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Abedin Pashë Prevezën, Sami Frashërin, Dervish Himën, Shahinë Kolonjën, Faik Konicën, Kristo Luarasin, Turhan Pashë Përmetin, Ibrahim Temon, Fan Nolin, Ismail Qemalin e shumë të tjerë , veprimtaria kombëtare e të cilëve ka qenë kryesisht zgjedhja e çështjes shqiptare, krijimi i një shteti të natyrshëm shqiptarë. Artikujt e lartcekur për personalitetet në fjalë, për mendimin tim, nuk janë botuar rastësisht në atë kohë në gjermanisht nga Dr. Hasan Kaleshi, por, per qëllime të caktuara, duke dashur përmes tyre, ta njohi opinionin më të gjerë intelektual shkencor evropian, lidhur me kërkesat dhe angazhimet e rilindësve tanë, për zgjedhjen e çështjes kombëtare.
Siç kemi theksuar më lartë, punimet shkencore të Prof .Dr. Hasan Kaleshit, nga fusha e historisë, nuk janë të qëndisura me korniza romantike, por duke qenë të mbështetura në dokumentet autentike, kanë vlera të veçanta për historinë tonë kombëtare, sepse përmes tyre ai hap shtigje të reja historike, zbulon personalitete të mirëfillta kombëtare, jep teza të reja, heqë konfuzione dhe dilema deri atëherë të pa sqaruara. Dr. Hasan Kaleshi me veprimtarinë e tij parimore dhe principet shkencore, jo vetëm që ka mbetë i pa vdekshëm për botën shkencore, por ai i ka pasuruar të gjitha ato disiplina shkencore me të cilat është marrë në tërësi, në veçanti ka pasuruar edhe Historinë e tonë Kombëtare, andaj si i tillë do të zënë, edhe vendin meritor në Historinë e Popullit Shqiptarë.
Shenimi i autorit:E nderuara Redaksi e Diellit,
Po ju dergoj nje artikull per botim, kushtuar Prof. Dr. Hasan Kaleshit , me rastin e 40 vjetorit te nderrimit te jetes se tij .
Ju pershendes duke ju deshruar shendet dhe suksese ne pune, Riza
Sadiku, Prishtine.