Përgaditi për botim: Prof. dr. Musa Ahmeti/
1. Shpirti/ Poezia. Sa herë lexohet poezia, shpirti përqafon gjuhën e infinitit. Në gjuhën e infinit shkrimi hapë njohjen për jetën e dashuruar, që në poezi ribëhet pa kufinj.Poezia është Jeta, ndërsa Jeta është Poezi. Poezia përherë frymon nga figura. Poezia jeton dhe shtrihet në universale te logosi e figura. Logosi/Figura, i japin shpirt/trup poezisë. Apo thënë më shkurt, Logosi bëhet Trupi e Figura bëhet Shpirti. Poezia jeton nga ky binom aksiologjik e antropologjik. Aksiologjia lind e formulohet pambarim nga Përshtatëshmëria e pjesëve në kuadrin e diskursit të Poiesisit, që njëherësh nënkupton estetikën e jetësimit. Nga kjo intencë strukturore e metafizike, përherë universaliteti i poezisë shkrin brenda gjuhës se motivuar Veta të mundshme. Figura kurrë njëherë nuk e duron veten personale. Marrë në këtë përhershmëri të arki-gjenezës krijuese, bota e shkrimit/poezisë, vetvetiu hapë rrjetet brenda domenit/figurës, andaj veta personale përherë shkrihet në kërkim të universales, sepse Jeta /Bota në poezi kurrë nuk mbyllet në vetvete, edhe atëherë kur i referohet jetës personale. “Poezia, kur i referohet jetës në një kohë e ambient, e universalizon atë; koha bëhet pseudokohë, konteksti-pseudokontekst. Hapësira e koha e letërsisë, edhe kur tregojnë referenca të hapura janë fiksionale; atë e bënë gjuha, që është shenjë, esencë e ekzistencë e veçantë”. Kështu në këtë konceptim e njohje së shkrimit/ fiksionit, aq më shumë në poezi, vetat bëhen hipotetike, sepse diskursi i poezisë e njeh universalen, jeton për universalen, duke formuluar në vazhdimësi Lojën e Figurës së pretendimit. “Poiesisi pretendon të banojë bindshëm në lojë, duke krijuar kosmologjitë e logoseve të veta dhe marrëdhëniet e veçuara me logosin. Kështu, poiesisi bëhet reprezentim kualitativ i lojës duke u shfaqur si manifestim intencional, fiksional, por në mënyrën e vet edhe si imagjinare, si poezi e gjithëpranisë”. Pra, është loja fiksionale, lojë intencionale e ekzistenciale në hapësirë, që përherë asimilon veta e (Une) personale. Lojën e figurës këtu duhet kuptuar edhe si lojë të gjuhës/shkrimit. Duke qenë kjo intencë e vazhdueshme për lojë fiksionale, shkrimi do të asimilojë zëra/une, siç thotë Barti: “Shkrimi është një hapësirë neutrale, përzierje, thurje, nga e cila rrëshqet subjekti ynë, është pra negativiteti ku humbet i tërë identiteti, duke filluar me humbjen e identitetit të vetë trupit shkrues”. Shkrimi në intencën e përgjithshme të humbjes së identitetit, të trupit shkrues, është nga perceptimi I lojës së gjuhës. Aty ku ka gjuhë të lojës ka Letërsi/Poezi. Andaj, kur themi loja e gjuhës duhet potencuar vetvetiu se para nesh e lexuesit të mundshëm, del në pah anonimiteti në shkrim. Mbi këtë gjuha e Letërsisë/Poezisë i kundërvihet kushtimisht autorit, pra thyen rregulla, sepse është në pyetje figura dhe loja e përhershme diskursive.
2. Poezia /gjuha. Gjuha e figurës është gjuhë e iluzionit/fiksionit. Kështu, në ecje të ngadalshme të filozofisë, vërehet se poiesisi jeton në vorbullën e anonimitetit si vetë personale, duke të dhënë gjithnjë zeron e shkrimit. Zeroja e shkrimit/poezisë është gjuhë që ia kthen përherë shpinën personales, duke e dashur gjithnjë figurën, kushtimisht metaforën si ekzistencë. “Gjuha papushim i vë në pikëpyetje të gjitha origjinat” Pra, një gjuhë që e kërkon vetveten hapësirave/gnosiseve, në tërheqje e sipër gjatë shkrimit, siç thotë edhe esteti Ilhan Berk: “Është kjo një gjuhë që tërhiqet në vetvete, një gjuhë që e krijon vetveten universale”. Poezia gjuhë e logoseve të mëdha universale, gjuhë që prish skemë/ ideologji/ vetë, për të krijuar përherë rend të Gnosisit/Aksiologjisë, përballë një botë që jeton dhe krijon kozmosin e saj, rendin e tërësisë ekzistenciale me një ndjeshmëri të plotë.
3. Aksiologji e rrafshimi. Nëse në poezi flasim për temë personale, në esencë jemi duke folur vazhdimisht për temë universale. Tema personale kushtimisht e jetës/unit, kur i nënshtrohet figurës e fiksionit, gradualisht në aksiologji të rrafshimit bëhet temë universale. Bota e shprehur në poezi, e cila është ndërtuar vazhdimisht në figurë të rrafshimeve, e motivon diskursin për ikje personale. Në këtë ikje të vetes/ unit, tema personale kërkon kohën, hapësirën e jetësimit, universin e jetësimi. Edhe atëherë kur gjuha e poezisë në lexim të duket se është autoreferenciale, që në mënyrë singulare është një pseudoreferenciale. Prandaj, shpesh në poezi zhytemi me një perceptim të gabueshëm, duke e parë poezinë të lidhur ngushtë me autorin, me temën e tij. Kjo në esencë e mbytë poezinë, pra ia zë frymën diskursit të saj. Gjendja subjektive në poezi e shoqëruar me urtësinë/filozofinë/ humanitetin, e bënë poezinë të artikulojë dhe të definojë shumë gjëra të prekshme jetësore, me një ligjërim, pse jo edhe emocional, po aq edhe universal mbi atë, se çfarë është identifikimi dhe cilat janë arsyet e këtij përjetimi në shpirtin e subjektit, çdoherë në përhershmërinë neutrale. Këtu personalja është në metafizikën e përhershme si gjakim shpirtërorindividual. Kjo është poezia dhe bota e poezisë, e cila njeh individualitete krijuese, personale e universale, që të bënë të identifikohesh në kohë dhe hapësirë. Duke shkuar kah jeta, në të veçantën personale dhe në të përgjithshmen, për të gjetur Vetveten/Njerëzoren/Jetën.E përtejshmja tani në botën e letrave shtrihet, kërkohet, sepse vetë shpirti dëshiron të jetojë në hapësirën e përgjithshme. Të jetosh në kohën reale dhe të kërkosh hapësirën e pakufishme të të jetuarit, nënkupton të mos vdesësh kurrë në botën e shkrimit /letërsisë/ poezisë. Prandaj, poezia në diskursin e saj do të shprehë autentiken e përhershme në hapësirë, ku koha dhe hapësira me dashuri të madhe, thyhen e përthyhen në diskursin e përgjithshëm-universal.
Përgaditi për botim: Prof. dr. Musa Ahmeti.
Prof. Haxhi KRAKI
JUNIKU GURË ERENIKU
Qendroi mbi urë e rreth meje mendojnë kullat reve aureolë
Fatet e ardhmerisë së këngës dhe gurjetës bregut flakëror…
Shikimet shpirtërore lartësive të paarritura lartë mallkimet
Shkepusin yjet e zjarrtë kreshtave të qiellit zanat vallëzojnë
Nata e thyer e urrejtjes ia vjedhë magjinë hënës ëndërrimit
Juniku përbirohet shekujve të thinjur krenar ecë e ecë…
Origjinës mistike kuvendeve të lashtësisë heroike jehona
Koha ritmohet dhe rivargëzohet historia e gjakut gjëmon
Ereniku rrjedhë rrembyeshem qelizave tona etja vlonë…
Thepirave të dashurisë për kullat mijavjeqare tokës errësirë
Gjelbrimi gëlltitë valët e harbuara të gjuhës krismalirie
Lugjëve të vdekjes bora ruan gjurmat e egersirave e t’uritura
Damareve të fjalëve pelcasin si rrufetë hapësirat e betimet
E pergjakura piktura të krahrorëve gurrë gjaku valojnë…
Prore një rrefim i trishtueshëm rënkon e renkon ballpërball
Kronikave të gurëve të spirruar me shpata helmi ngrihet
Ereniku mbi supet e valëve bartë krismat e idhta muzgjeve
Të vrasjeve ziliçare të netëve pa sy e pa fytyrë tmershëm
Heshtja dhe harresa lidhën nyje udhës misterioze fjalët gurë
Qerpikut të gjuhës e hapësirës së vrarë të shqipëve trojeve
Unë qendroi mbi urë i gurëzuar e flasë me re zjarri dheut
Frymzohem me ofshamat e shpitrave të vdekur e t’ikur…
Lëngatave vdekjeprurese gjurma të humbëtirave harresa
N’imagjinatën tonë të brymosur e të arratisur largë e largë…
Ereniku e Juniku frymojnë mbi kullat e diellit jetës e lindjes
Një shpirt shtegton në pafundësinë e altarit hyjnor atëror
Trupshekujve shkëmborë besë e bjeshkës me borëkurorë…
E flasë e flasë me ashkë jetëlashtës urë zjarrgjuhes metaforë!
NËPËR MURANAT E DHEMBJES
Fluskat e borës
Së pikëllimit
Rëndojnë
Mbi kështjellën
E fjalëve
Mbushën gotat
E helmit
Duke i spërkatur
Yjet e dritës
Unë kalëroi
Nëpër muranat e dhembjes
Që kanë
Vetëm fillim
Të legjendës
E varrin e mbetur
Në gërmadhat e territ
S’do ta gjej…
E kërkoi e kërkoi e kërkoi…
Nëpër tokën e qiellin e nxirë…
Mendimet e kuqërremta
Gati të thinjura vjeshtës…
Ikin përtej errësirës
E të lehurat
E untuara të qenve
Kacafytën mes vedi!
Në pyllin e betejave
Gjelbërimi dhe lisat e prerë
Gjëmojnë…
Mbi varrët e hapura
Për të pa arritshmën e tyre…
AROMË E LASHTË
Kullave të mendimëve
U
Hyri flaka…
E
Gjebërimi u kallë
Në
Vargun tim të vonuar
Zogjët e zjarrit
E
Skalitën emrin
Mbi shkëmbin
E Prometheut…
Kohës së ardhmërisë…
Aromë e lashtë
E
Magjisë
Fjalë e kushtrimit
Gufon varg i moçëm …
Nëpër
Bebzat e përgjakura
Të syve
Re me shi!
LUGINËS SË KUJTESES
1
Me natë hymë
Malit
Të
Lartë
E
Gjelbrimit të etshëm
Hijeve
Të mbretërisë
Së
Fushëdardhave…
Buzëmbremjeve…
Këmba këmbës
Shkelej
Mbi
Gjurmen
E
Lashtë…
Sharri
Pashtriku
Korabi
Bjeshkët e Nemuna…
Iliria e madhe
Paraftyrohet…
Ku
Bashkohen dy Drina
Bashkohet
Shqipja dykrenare…
2
Me
Dashuri
Të pashtjerrshme
U
Përkulemi malëve…
Ku
Bleta shqitare
Thithë
Nektarin
E
Lashtësisë
Mengjeseve
Të
Skuqura
Horizonteve
Të Arbërisë..
Andej
Nëntorëve
Shkruhej historia…
Malëlartat
Thirrje
Luginës së kujtesës
Jehojnë…
NUK KA RASTËSI
Nuk është rastësi
Pse qielli na qendron
Mbi kokë…
As pse na qendrojmë
Mbi tokë…
As pse zjarri rrinë mbi ne
E pse na rrimë mbi zjarrin…
As pse njerëzit, kafshet e bimet
Luftojnë mes vedi!
Në gjithësi nuk ka rastësi!
Asgjë nuk ndodhë
Asgjë nuk fillon
Asgjë nuk mbaron
Vetëvetiu
As krijimi
As lindja
As jeta
As vdekja
As ringjallja
As shpirti
S’është rastësi…
Rastësia është vetëm akt
I mosarritjes së njeriut
Gjer të kuptimi
I domosdoshmërisë absolute
Të qenia dhe mosqenia…
Të alfabeti misterioz i Perëndisë…
PA LAMTUMIRË
Asnjëherë su takuam
Nga ndarja e fundit…
Humnerës vetëm lamtumirat
Mbetën testamente breznishë.
Re të skuqura rrugës së lirisë
Gjer në Tropojë kolona marshon
Flakëzemres malet ulurojnë…
Gjarpërimet e ditëve muzgje
Bashkohen me terrin e varrit
Lisat gjëmojnë bregoreve të vdekjës
Pa i thenë lamtumirë tokës nënë…
Rrepirave t’idealit rrezja
Rrethohet me akuj e borë
Kohës së dashurisë
Daullja kumbon…
Midis lekurës me plagë
Gurrat e gjakut rrjedhin
Britma e klithma
Ofshama e burgje
Vdekje e zjarre
Retë kacafyten me plumba
Në votren ku vajtohet e sytë s’terën
Këndohet me qifteli loti
Bebzat e syve rigojnë brymë!
Bregoret e plagosura rrënzë ylberit
Përbirohen përgjakshëm
Tytes së automatikut!!!
Përgaditi për botim:
Prof. dr. Musa Ahmeti.
SHENIME BIOGRAFIKE
Haxhi Kraki u lindë më 21 shtator 1945 në Junik. Mësimët e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të mesmet në Gjimnazin e Pejës. Studimet universitare i mbaroj në Prishtinë në Degën e Gjuhes dhe Letërsisë Shqipe. Rrjedhë nga një familje me legjimitet tradicional, e cila mori pjesë aktive në të gjitha ngjarjet historike të popullit tonë. Haxhi Kraki qysh në moshë të re u mishërua me virtyte të larta atdhedashurie. Shkaku i bindjeve të tij antikomuniste, dhe ndjenjës liridashëse gjatë gjithë kohës përjetoj veshtirësi të shumta politike jo vetëm si nxënës në Pejë por edhe si student në Prishtinë dhe më vonë si profesor. Gjatë kohës së studimeve, më 1968 mori pjesë aktive në Demonstratat studentore që u organizuan në Prishtinë dhe në viset e tjera, prej nga më vonë pati pasoja të rënda politike të përcjellura më përndjekje dhe diferencime. Në vitin 1969 diplomohet dhe shkon në Prizren ku punësohet më vështirësi në Shkollën e Mesme të Muzikës profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipipe. Më vonë punon edhe në Skollën e Mesme Teknike, ndërsa në 1972 përjashtohet nga puna nën prtekstin politik se ky kishte formuar Organizatën ilegale “Shqiptaret e rinj” nga një grup mësimdhënësish dhe nxënësish me program antijugosllav andaj përcillej vazhdimisht nga organet policore dhe gjygjsore. Pas përjashtimit nga puna Haxhi Kraki kthehet në vendlidje ku qendron pa punë një kohë të gjatë, i pa përfillur dhe i distancuar nga organet e atëhershme politike dhe arsimore. Në vitin 1974 edhe pse shumë largë punësohet në Gjimnazin “Ramiz Sadiku” në Rahovec. Këtu punon gjër në vitin 1990. Pas shkatrrimit të Partisë Komuniste dhe ndryshimeve të mëdha demokratike në Kosovë, dhe me formimin e LDK-së krijohen kushtet më të volitshme për të gjithë ata që kishin qenë të padeshiruar dhe të distancuar nga regjimi i atëhershëm. Në vitin 1990 pas një odisejade të gjatë mbi njëzetë vjeçare arrinë të pranohet profesor në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan për Paralelet e ndara të Junikut më ç’rast bëhet një korigjim i një padrejtësie paradoksale ndaj tij. Këtu vepimtaria e tij ishte e gjithashme në sferën politike, arsimore dhe kulturore. Gjatë kësaj përiudhe pa u lodhur vepron në kosolidimin, përforcimin dhe riorganizimin e Lidhjes demokratike në Junik duke qenë kryetar i komisionit për Informim përcjellë me vemendje situatën politike dhe bënë prezentimin e saj në Qendren infomative të Kosovës (QIK). Në këtë kohë vepron me përkushtim në organizimin e mësimit paralel në variantin C nëpër shtëpitë shkolla pasi regjimi serb i kishte mbyllur shkollat shqipe. Pavarësisht situates së rëndë organizon publikisht orë letrare, tribuna dhe përvjetorë të rëndësishëm. Mori pjesë pa ndërprerë në pëgatitjen e Referendumit për Pavarësinë e Kosoves dhe të mbajtjes së zgjedhjeve. Në vitin 1992 zgjedhet Deputet i parë në zgjedhjet e para postkomuniste nga zona e Junikut, për Parlamentin e Republikës së Kosoves. Ishte anëtar i Komisionit parlamentar për bujqësi në kuader të Parlamentit. Në vitin 1994 formohet Shoqëria kulturo-artistike “Besëlidhja e Junikut” dhe emrohet kryetar i saj. Më 1995-96 hapën paralelet e Shkollës së Mjekësisë dhe meqenëse ishte i kyçur në këtë proces me vlera të jashtëzakonshme emrohet kordinator i tyre. U agazhua edhe në formimin e “Shoqatës për kthimin e Shqiptarëve” me seli në Pejë dhe u zgjodhë Kryetar i saj. Në vitin 1997 merr pjesë si përfaqësues i Parlamentit të Kosoves në varrimin e Edmond Hoxhës dhe në përgatitjën e tij. Ndërsa në vitin1998 organizon orën e madhe letrare me rastin e njëvjetorit të vrasjes së tij me shokë në një situatë politike tmerrsisht të rënduar nga policia serbe. Në vitin 2000 emrohet kordinator i Gjimnazit të Junikut ku ligjëron Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe. Haxhi Kraki përveq veprimtarisë arsimore, pedagogjike dhe kulturore zhvillon edhe veprimtari publicistike dhe letrare në mënyrë kontinuitive. Ka botuar deri me tani disa vëllime me poezi në Prishtinë, Tiranë, etj.
Përgaditi për botim:
Prof. dr. Musa Ahmeti.