Prof. Sami Repishti i shkruan Editorit te DIELL-it/
Prof. Sami Repishti: -Ne emen te nanes sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogel Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji meshire kete akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare./
I nderuemi Z. Editor:
Lexova ma trishtim ne zemer dhe me neveritje Letren qe ish kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, i ka dergue kryetarit te Bashkise se qytetit Tepelene (Shqiperi) ne lidhje me ceremonine e the themelimit te Muzeut te perkujtimit te Viktimava te Komunizmit gjate internimit te tyne ne kampin famkeq te Tepelenes.
Letra ashte nji akt tradhetie te pabesueshme nga nji persone qe njeh mire situaten e Shqiperise nen komunizem, sidomos nga shkrimet e zonjes se tij Shirley Cloyes DioGuardi, veçanerisht ne lidhje me ish bashkevuejtesin tone, Pellumb Lamaj, ne mes tjerave.
Ne emen te nanes sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogel Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji meshire kete akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare.
Joseph DioGuardi duhet te trupnohet kur mendon ndihmen e madhe qe ka marre nga shqiptaret e persekutuem gjate fushatave elektorale per zgjedhje ne Kongres….I qofte haram ndihma e jone!..
Sami Repishti, Ph.D
ish i burgosun politik (1946-56)
ish Drejtor Ekzekutiv
i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane (1986-91)