Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A Bellusci më 1980/
Duke lexuar vëllimin poetik të poetes arbëreshe Margherita Scilippa\ Margarita Shilipa.
Keni rastisur ndonjëherë të prekni borën e sapo rënë në natyrë, perceptoni atë ndjesi të shkrifët, të butë, të lagësht, dhe pasi ajo është shkrirë rrezet argjente të diellit lënë pikëza margaritare, të cilat si mornica të lehta të pushtojnë shpirtin në hapsirë dhe kohë. Një ndjesi të tillë mund të përjetoni ndërsa do të lexoni poeten arbëreshe Margarita Shilipa.
Margarita, lindi në Palermo\ Sicili nga prindër arbërshë, të Horës së Arbëreshëve\ Piana degli albanesi. Poetja Shilipa ka botuar vëllimin poetik “Trëndafilje Rërje\ rëre”, “Ëndërra si re”, “Re me rreze dielli”. Margarita ka përshtaur në varjantin arbërisht të Horës Arbërshe përrallën“Kësulkuqja”
Ajo ka vënë në skenë për shkollën fillore të Horës disa vepra teatrale, si dhe njohuri për mësimin e strukturës së gjuhës.
Ndërsa lexon poezitë e saj,vozit si në pikturat surrealistike. Janë të thjeshta vargjet e saj. Ato përmbajnë nota egistencializmi, lirike, por edhe nota dramatike.
Me stilin e saj “puplore”, mbëthen me kontraste të forta, dhe arrinë të japë sa thjeshtësinë, aq edhe forcën e fjalës. Vargjet depërtojnë midis artit dhe psikes dhe janë një iconografi të botës interiore.
Në qetësinë e natës melodia e përmallshme e së së bukurës More, vjen në pllajën e Horës nën shushërimën e erës, si një serenatë ku tretet romantiçizmi dhe krenaria arbëreshe. Autorja lundron pranë pejsazheve liqenor si një Penolope, nuse e dlirë, besnike, dhe me petalet e një Margarite luan me ritin e dashurisë, e cila “Të dua” –thotë- Dua botën çë më lindi, dua gurët çë kam shkelur. Ndër retë puplore, dëshiron të ishte një balon\ akuilonë në kaltërsi ku sodit nën magjinë e natës, yjet që nën një shilars gjigand, përkunden në djep si në valsin e Strausit.
Nga sytë e natës, dritare të dhezura. Në këtë galaktikë humane kontepla natyrën; një pëllumb, një laraskë, një dallëndyshe pjesë e kaltrësisë së pa përlyer. Një varkë e vogël karte e kujtimemeve lundron në oqeane të pashkelura. Autorja vesh dhe zhvesh natyrën që lidhen me një hapsirë intime. Këronjë te gjumi harrimin- thotë ajo- Si në mjergull shtëpia e vjetër e gjyshit. Kalldrëmi badhëlor, myshqe të moçme, të thyera nga nyjëzime të thata si duart e tij, dhe loti i mallit që dridhej si një flakërim dielli bluan. Njeriu dhe bota, liria dhe nevoja.
Vitet rrjedhin,“kur të sosem nuk do të lëmë njeri çë derdh lot për ne. Apokalis i shpirtit, vështirë për tu shëruar”. Autorja në poesinë e saj krijon atë puzzle kontrasti;njeriun dhe botën, Njeriun dhe njerëzimin,Njerëzimin dhe përjetësinë, Lumturia dhe mjerimi, Dashuria dhe vdekja, të cilat si mentesha të mbledhin në dualitetin e tij.
Me vështrimin e hapsirës së paanë autorja hyn në zgavrat e errta e vizaton labirinte mendime të fshehura, e trishtimi sulmon papritur. Ajo në penën e saj ështé sensibile ndaj probleme të shoqërise, dhe nxjerrë në pah indinjatën e saj ndaj padrejtësive dhe krimeve human të një shoqërie që ende sot mban ematoma dhe emorragjinë që më lindjen e njerëzimit. Njeriu bombardon qytetin. Në Lampeduza vdesin me dhjetra e dhjetra afrikanë në det. Në këmbët e Napolit është “Toka e përvëluar”.
Çështja i egsistencializmit, aksioma më fuqishme dhe më eger e njerëzimit. “Më i forti kundër më të dobtit”, çpon si hosten, e na shpie te Purtelja- Atë ditë ish edhe tata im. Ku plumbat qëlluan e currila gjaku kulluan mbi tokë”. Në trajektoren e saj poetike si Lampedusa, Purtelën, Udhëtim kategorik, Krahasime. Kjo Mega pianetë, “Një sisë e madhe” në fole, dhe dëshira e madhe për të marrë arratinë në një univers që rrotullohet, për tu ndjerë i gjallë.
Jemi imazhe të kondensuar,dhe si të tillë kemi ëndrra. Ëndërra të bardha të trëndafilta shkumëzuese qiellore, të besës,e këshu autorja “humbet në dejtin e jetës së gjallë”, i kundërvë yllit të mëngjesit dhe mesnatës peizazhin e trigonometrisë, hyn në ekuilibër të çastit me harresën, e mbi liqen hënza besëplotë buzëqesh. Avuj togje reshë si një kurorë, ngrihen si ëndërra të papërlyera në kaltërsi.
Poezitë e Margaritës janë dy gjuhë në italisht dhe shqip. Në varjantin arbërisht, gjejmë në vargjet e saj format antike të gjuhës si: kloftë, klenë\kanë qenë,glishtrat, por edhe leksiku i saj i pasur në varjantin arbërisht si; prorën, thomse,skamandili etje, të cilat shtojnë bukurinë artistike të vargut.
Vargu i saj është elegant, lakonik, i ngrohtë dhe në karakterin e saj metafizik,tematika në poezitë e Shilapës, është e larmishme. Ajo është një soditëse ngazëlluese e natyrës(retë, djelli, hëna, yjet); Shpendet( korbi, dallëndyshe, laraskat, bukanvilet;Stinët(dimri, vera, pranvera, vjeshta) si dhe elemente të posicionit gjoegrafik të Horës si; liqeni, mali.
Në vargjet e saj nuk mungon tema historike si; Hora, Arbëria, Shqipja, ku gjenden ato nuanca patriotike identiteti të një karakteri të kamufluar, e jo të një pathosi.
Mitologjia është pjesë e krijmarisë së autores Margherita Scilippa. Përmendim këtu titujt e disa poezive të saj; Meduza, Efesti, Teti, Kronos, Odiseo, etje.
Poezitë e saj Haiku “përfshin atë çka ajo sheh, dëgjon, të apostrofuar në një horizont minimal fjalësh e të transporton në një botë të pezulluar midis asaj që stronkohet dhe intensitetit.
Vargjet e saj janë një fuqi të jashtëzakonshme evokuese ku arrin të kapë dhe të komunikojë ritmet sugjestive, harmoninë e thellë me natyrën dhe me momentet e jetës së përditshme, duke u zhytur në një udhëtim ndijor që jep e trasmeton emocione intensive.
Poesia e saj është kërkimi i harmonisë dhe bukurisë. Ato janë vargje sugjestive,të gjalla, joshëse ku gjuha është e pasur me imazhe dhe e ngarkuar me kuptime simbolike.
Ato vargje të bëjnë të penetrosh në mbrëmje,midis yjeve. Njeriu, ku çdo njeri, është vetëm, i humbur në kufijtë e natyrës së tij e komunikon një ndjenjë të lidhjes universale. Vargjet pasi kanë përfunduar një udhëtim në errësirë, autorja i ngarkon me dritë dhe shpresë, për veten dhe për një botë më të mirë.
I urojmë kësaj Poeteje suksese në krijimtarinë e saj dhe e falenderojmë për këtë vëllim poetik sa interesant aq edhe krenar për botën arbëreshe, të cilët vozhdojnë të ruajnë në gjirin e tyre gjuhën 600 vjeçare.
Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A Bellusci më 1980.