Prokuroria: Arrestimi i paligjshëm/
Policia e Tiranës la të lirë biznesmenin e ndërtimeve Hajredin Fratari i cili u arrestua dy dite me pare me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Ndërtuesi 72 vjecar u la I lirë me urdhër të prokurorit Adriatik Camaj sipas të cilit nuk janë respektuar kushtet e arrestit në flagrancë ndërkohë që hetimet për ndërtuesin do të vazhdojnë në gjendje të lirë.
Fratari u arrestua pasditen e së premtes nga afeketivë të komisaritit nr 1 në një kompleks pallatesh, të cilin ai po e ndërtonte në zonën e Selitës së Vjetër, në kryeqytet.
Pas arerstit 72 vjecari u dërgua në qelitë e paraburgimit në drejtorinë e policisë së Tiranës në pritje të masës së sigurimit nga gjykata.
Mbi Fratarin u ngrit akuza e ndërtimit të paligjshëm, pasi kompanisë së tij i kishte përfunduar afati i lejes së ndërtimit dhe i mungonte oponenca teknike.
Ndërtuesi 72 vjecar njihet ne Tirane si personi qe denoncoi publikisht Edi Ramen se i kishte kerkuar 1 milion euro ryshfet per lejen e nje ndertimi, kur ishte kryetar I Bashkise se kryeqytetit.
I shpreh solidaritetin tim te plote e dashamires bashkevuajtesit Dine Fratari, te cilin e kam njohur ne burgun e Tiranes ne vitin 1980, per arrestimin e paligjshem, te pesuar me nje akuze, e cila jam i bindur se nuk perligjet nga asnje lloj kodi te proçedures penale te Vendeve demokratike e te shteteve ligjore.Per tejkalim te afateve te ndertimit, mund te kete sanksione ligjore, simbas formave te kontratave, qe mund te penalizojne financiarisht shkelesin, por ne asnje menyre nuk justifikojne arrestimin e personit.
Fakti qe policia ndertimore ka “kompetence” te kryeje nje veprim te tille deshmon se sistemi i drejtesisene Shqiperivazhdon te punoje me mendesine e metodat e regjimit komunist e se vete Shqiperia eshte larg konceptit te “shtetit ligjor”.
Pergezime prokurorit Adriatik Camaj qe ka anulluar vendimin policor. Do t’i sugjeroja atij, per te plotesuar deri ne fund veprimin e tij ligjor, te padise ne gjykaten e Tiranes urdher dhenesin e arrestimit te qytetarit te nderuar Hajredin Fratari, per shkelje flagrante te te drejtave te njeriut.
jam me trup, shpirt e me zemer me xhaxhain tim,veprimi kunder tij tregon edhe nje here se ne Shqiperi nuk eshte zhdukur hija e diktatures, kelyshet e saj vazhdojne te jene ne pushtet dhe te shkelin me kembe te drejtat e popullit, njerzit qe vuajten e u perndoqen ne kohen e diktatures perseri perndiqen sot, kur ne pretendojme se kemi demokraci,
fakti i arrestimit te Hajredin Fratarit flet hapur per sa po them