Nga Alfons Grishaj/*
“I would rather walk with a friend in dark, than alone in the light”. Kështu shprehej për miqtë Helen Keller.
Miqësia është një vlerë shoqërore, e cila përmban në vetvete karakterin, mirësinë, shpirtin dhe traditën.
Si koncept filozofik dhe psikologjik, shpesh herë kam përseritur rreth kësaj vlere, të cilën nganjëherë njerëzit e nëpërkëmbin, e injorojnë, ose më saktë, nuk janë të aftë për ta mbajtur atë. Për ta kuptuar dhe mbajtur miqësinë duhet të jesh tip Sanguin, të gëzosh si kusht primar të katër komponentet që përmenda më lart. Pa to njeriu është një hap larg nga kafshëria dhe bota instiktive.
Në vitet e jetës sime, kam parë shumë njerëz të sferave të ndryshme në të gjitha rrethanat, të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, në paqe e në luftë, në liri dhe izolim. Dhe mund të them pa asnjë kompleks se e di përmendsh të plotë rregjistrin e tipave dhe karaktereve njerëzore. Këtu përfshij edhe ata, me të cilët jam ballafaquar në experiencën e re të emigracionit, dhe, i zhgënjyer totalisht mund të përsëris me bindje thënien lapidare që e përdornim dikur (autorin nuk e mbaj mend): “Sa më tepër njoha njerëzit aq më tepër desha kafshët!”.
Liria është ajo pjesë e qiellit, ku njerëzit që e kanë nuk e njohin, kurse atyre që u mungon e adhurojnë. Por çfarë u ndodhi në rrethanat e reja disa të njohurve të mi të cilëve u mungoi liria për 47 vite, porsa u ballafaquan me të? Fillimisht, u sollën si të trembur, konfuzë dhe të dëshpëruar. Pasi u kaloi kjo fazë, filluan të shijonin të mirat e lirisë dhe u bënë miqësorë, (nuk mungonin në fotografitë e darkave që organizonim ndër festa kombëtare apo tradicionale). Më vonë ata zunë të bëhen “seriozë”, të trashnin zërin, biles u shihej dhe ndonjë akt vagabondazhi i vonuar, apo ndonjë trimëri jo paralele.
Kafeja filloi të degjenerojë. Në sfond, u shfaqën mungesa e karakterit, e mirësisë, e shpirtit dhe e traditës, gjë që tregon, se përveç rastësisë asgjë më tepër nuk kishim të përbashkët. E para, ata vinin nga një traditë e përlyer familjare që nga e kaluara dhe deri në ditët e lirisë, të cilët si vegla të verbëra pa identitet, me pseudonime të pështira, i shërbyen rregjimit të Enver Hoxhës me zanatin më të urryer në perëndim, atë të spiunit. Megjithëse disave ua njihnim të kaluarat familjare dhe personale, shoqëria që krijuam dhe buka që hëngrëm si bashkatdhetarë e lanë prapa pjesën e tyre të errët. Për mua, kishte shumë kuptim ky akt, sepse miqësia që mbështetet në fisnikëri, eshte akoma më e shenjtë. Por, siç thotë një fjalë e urtë popullore: “Ai që është mësuar, nuk rri pushuar!”, dalngadalë, “miqtë” iu kthyen veseve të vjetra të spiunllëkut dhe intrigave. Velloja që mblulonte miqësinë tonë të rrejshme, u gris dhe fytyrat e vërteta të “miqve” dolën lakuriq! Përsëri u mundova t’i justifikoja dhe për asnjë çast nuk mendova keq për ta, sepse mëshira është më e madhe se urrejtja.
E kam shkruar dhe më parë, njerëzit e vegjël nuk mund të bëhen kurrë të mëdhenj, aq më pak të gëzojnë një vlerë fisnike siç është miqësia.
Vlerën e miqësisë e gëzojnë të gjithë ata njerëz që besojnë në kodin e fisnikërisë i cili mbetet instrumenti më i drejtë për të matur sjelljet tona në raport me njëri-tjetrin dhe moralin shoqëror në tërësi.
A mund të bëhet miqësia një lojë mjeranësh dhe trutharësh? Për një kategori, po. Pas një kohë studimi të karaktereve të dobta në shoqërinë e emigracionit, verejta se: Njeriu i ri i komunizmit u shpërnda gjithandej pas rënies së diktaturës. Në fillim, hiqej zvarrë pa ngritur kryet. Më vonë mësoi të ecte me duar dhe këmbë si kafshë e butë. Porsa kuptoi se në perëndim nuk e njohu kush, filloi zakonin e vjetër, dhe pse jo, të pretendonte tashmë të bëhej dhe udhëheqës në emigrim, në atë vend që e shau me rracë e me koc dikur.
Kalimi nga një rregjim totalitar në ballafaqimin me vlerat e lirisë është vetiu një ngërç në vetvete. Një pjesë e çimkave që i shërbyen me zell diktaturës, porsa kalojnë provën e mirëseardhjes dhe harresës, implementojnë mikrobin e kuq, i cili mori miliona jetë njerëzish anë e kënd botës. Ky mikrob nuk është më diktatura e proletariatit, se pushteti që e mbante atë ka vdekur. Por, është prodhimi i thashethemeve dhe i intrigave si pjesë përbërëse e armës së propagandës së kuqe. Ata përdorin portalet e turpit për të gjykuar tavolinat e nderit me pandershmërinë e tyre. Gjakpirësit, gjykojnë njerëzit që kanë dhënë gjak për lirinë. Gjykojnë të vuajturit, viktimat e spiunllëqeve të tyre. Gjykojnë priftërinjtë e hoxhallarët, të cilët u përndoqën prej ateizmit tyre. Gjykojnë Konsuj e Ambasadorë të lirisë, pikërisht ata që i shërbyen persekutimit dhe izolimit. Gjykojnë Vatren ,patriotë e atdhetarë, shkrimtarë e poetë e çdo gjë me vlerë, pikërisht ata të cilët janë vetë e keqja më e madhe kohës dhe e shoqërisë sonë. Gjykojnë e ç’nuk gjykojnë, por kurrë veten dhe familjarët e tyre që njihen nga fshatarë e qytetarë për bëmat mortore e inkuizitive, mbi të cilat, u mbajt për dekada me rradhë një rregjim çnjerëzor. Kutërbimi i kësaj rrace gjakprishur ka sjellur erë të keqe dhe ketu në perëndim…
* Autori eshte kryetar i deges se Vatres ne Michigan
A ka njeri qe e pranon veten deritani ne kete shkrim? Pamvarsisht se nuk i trajton ndodhite, konceptet me emra, ai nuk eshte duke folur me te vdekurit, por te gjallet dhe “ma te gjallet” ne komunitet, qe i manifestojne keto fenomene te jeteses ketu, qe rrine me njeri tjtrin(te majtit me te djathtit), por, ja dergojne nga nje flurudhe qitje indirekte njeri tjetrit dhe nuk kane kurajo qe te ulen, te bejne nje “konfrence Mukje” te dyte pa ideollogji dhe t’i sheshojne mosmarrveshjet, sepse ne ralitet ne se duan ta kuptojne mire mire, jane luftetare te nje llogore per ma te madhen gje, Shqiperine Natyrale.
Ne ketu ne shkalle emigracioni nuk kemi as Kongres, as Senat, as Parlament, as qeveri, keto mundesi per t’u organizue dhe mbrojtur kulturen tone mijevjecare, jane nje realtet i shtetit prites e strehues dhe as keto nuk dime t’i shfrytzojme per te miren e pergjithshme! Ose i manifestojme ne formen e kthimit te lugut te ujte per te bluar vetem mullinjet e tyre. Ndonse shkrimi i trajton te gjitha fenomenet me nota realiste, nuk thote nje gje te vogel, qe perse, po ta quanim kampin e tije, here kompaktesohet me perbersit, here e kaplon indifrentizmi dhe dalja prej tij.A thua te jete vetem karakteristike e te kuqeve? Kjo eshte per faj te aktivisteve drejtues, apo thjeshte nje veti e kahershme e shqiptarve, prandaj dhe na kane pase “kujdes” te medhnjet!
Duke e lexuar kete shkrim ne vazhden e shkrimeve pamflete dhe persunifikuese, une nuk mund te mos dale me konkluzionin se shqiptaret pervec se i ngatrroi koha me keto fenomene dhe e paguan shtrejt disa, ata dhe duhen njeri me tjtrin, por qe fillozofia e jetes i ka lene here lidhin dhe here zgjidhin nyjet e litarit, qe perpiqen ta terheqin varken e komunitetit tone! Une per vete e gjej veten ne kete shkrim personifikues, ne aspektin kritik qe kam pas ne mes te shume problemeve qe kam ngritur, kane qene dhe ceshtja e kulteve dhe mardhenjet e tyre me emigrantet pa dallime fetare, krahine e ideje! Ju, duhet te me jepni te drejte, se ceshtja e fese eshte problemi themelore sot dhe ndoshta dhe thembra e Akilit, per nje lufte globale! Ne nuk kemi kemngulur dhe as ka qene detyra jone te analizojme problemet e saje te brendshme, por s’kemi se si te mos shohim me shqetsim, qe bash keto qe po na drejtojne komunitetet tona, ku kane zene vend semundje te ndryshme dhe ne shkalle globale po shfaqet Kalifati Islam i dikurshem dhe liberalizmi dhe shthurja e fese krishtere qe 2% ne shkalle botrore ne radhet e klerikve jane te inkriminuar me vepra luxi me fmijet dhe pederestie!
Megjithate per mua, shkrimi eshte ne nje nivel mjaft te kenaqshem, qe do te thoshnja se nese kishim ndonje media vizive qe mbulonte problemet shterore, per terheqje vemendje, une nuk do te kisha pertuar qe ta lexonja ne studje me ze te larte!
Shenim:
Zoti kryeredaktor Greca, nese e shikoni te domosdoshme per ta kaluar komentin tim per kete shkrim, ju lutem jo shkrimin e mesiperm me klikje te pavullnetshme, por kete te fundit. Faleminderit!