Debat publik i SHSHA-së në Çikago lidhur me aktivitetin e Entit Shtetëror të Statistikave/
Shkruan: Skënder Karaçica/ Çikago/
Është e vërtetë se institucioni i Entit Shtetëror të Statistikave(ESHS)në Shkup ka qenë i mbyllur për opinion dhe asnjëherë nuk i pati bërë publike të dhënat relevante të indexit përkitazi me ecuritë ekonomike,të politikës së investimeve,të planit të buxhetit,të ekonomive familjare dhe të resurseve tjera zhvillimore në këtë vend.Me këto të dhëna e nis këtë debat SHSHA-ja në Çikago me drejtoreshën e ESHS-së Bllagica Novkovska,e cila në një prononcim të saj pati thënë me gjysëm të zërit,,janë të punësuar shqiptarë në pajtim me Ligjin për administratën publike,,!Dhe përseri e lë në dilemë qasjen tonë se a ka vërtetë shqiptarë të punësuar në këtë institucion shtetërorë me bagazh profesional (ekonomistë,jurist dhe inxhinerë të informatikës dhe të përpunimit të të dhënave nga fushat gjegjëse të statisitikave.Dihet se ndër vite në këtë institucion shtetëtor nuk pati të punësuar asnjë shqiptar dhe të dhënat statisitkore mbetën në dryrin e kohës politike,që ato më shumë janë kalkuluar për manipulimet e mundshme për çështjen e popullit shqiptar karshi me opinionin ndërkombëtar.
Në këtë debat publik SHSHA-ja ia përkujton drejtoreshës Novkovska se viteve të fundit hiq pa të dhënat statistikore jemi në dijeni për lëvizjet e reja të indexit sidomos në politikën e investimeve ekonomike përmes investitorëve të huaj që përmes kapitalit të tyre ekonomik po afrojnë mundësitë për një zhvillim dhe përsepktivë të zbutjes së problemit të papunësisë.Mirëpo,në ecuritë e politikës së investimeve ekonomike me investitorët e huaj kemi të dhëna që qendrueshme se ato po shkojnë përmes(projekteve)më shumë me kahe të politikës aktuale të N.Gruevskit në pjesën lindore ku jetojnë shumica e popullit maqedinas për të lënë pas shpine pjesën përendimore me shumicë shqiptare(!).Për të dëshmuar indexin e këtyre investimeve ekonomike po përmendim rastin e investitorëve potencial nga Turqia e kapitali i të cilëve ka shkuar në vijat e ndarjes etnike vetëm për popullin maqedonas.Përkitazi me këto projekte të anashkalimit të pjesës shqiptare,SHSHA-ja e pati bër me dije edhe Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë me seli në Çikago,i cili me të dëgjuar për këto të dhëna mori përgjegjësinë që të njohtoj mekanizmat përgjegjës të qeverisë së kryeministrit Rexhep Ordogan në Ankara.
Prandaj për të parë me sy realitetin në këtë institucion (ESHS-së)do ishte mirë që edhe deputet shqiptarë në Paralementin e Maqedonisë të kërkojnë që të dhënat statistikore për vitet 2000-2013 të bëhen publike me të gjitha të dhënat e indexit paraprak dhe ato të bëhen pjesë e debateve publike me tonet sa më demokratike dhe kombëtare.Ka ardhur koha që çështjet aktuale politike,ekonomike dhe të vijave tjera të aktiviteteve të institucioneve shtetërore në Maqedoni,populli shqiptar duhet të participojë të drejtën e vet legjitime(pa ligjet e shkuara kushtetuese)dhe të flasë pa mbulojën e përdës politike të ,,ligjeve,,të kaulicioneve ,,kështu ka thanë shteti,,(!)që të bëhen subjekt i barabart me të tjerët për të sendertuar kahet e reja të vlerave të demokracisë,të lirisë dhe të mirëqnies tevona në integrimet në Europën e bashkuar.Kejt në këtë rrafsh politik përgjejgësinë historike dhe kombëtare e mbajnë të gjitha subjektët politike shqiptare në Maqedoni që nuk po flasin më zëshëm para dyerve të institucioneve relevante shtetërore aty ku i ka sjell koha dhe vota e verdiktit të popullit,thuhet në fund të këtij debati të SHSHA-së në Çikago.
SAMI says
I NDERUARI SKENDER K POKENI SHUM TËDREJT PËRKET PYTJE APO KET MENDIM TË VEçANT KTU NUK MUNDET MEU REALIZUA KJO SE POTËDALIN ME KËRKESA REALE APO ME PROJEKT REAL SI SHQIPTAR DOTË DALIN NUMRI MËIMADH SE SA SOD EPRANOJN VET SHQIPTARET APO ORGANET QË NE IPËRKASIM AKTUALISHT KTU BAHET NJI MASAKËR SHQIPTARE SE ASKUND NUKI CITOJN SHQIPTARET ORTODOKS DHE KATOLIK POR SHKOJN NËAT MENDIM SIKUR IKONVENON VENDIT APO ASAJ POLITIKE RAJONALE QË SAMA PAK ME DALUN SHQIPTAR KSHTIQË I ZPATOJN URDHËAT E KSAJ POLITIKE EDHE KREU POLITIK SHQIPTAR DHE I SHËRBEN ASAJ POLITIKE ANTI SHQIPTARE.