Sokol Paja/
Qeveria shqiptare sulmon grupin mediatik “Focus Media News” duke përdorur forcën dhe dhunën e shtetit në paligjshmëri për të shkatërruar “Pristige Resort”. Sulmet e qeverisë ndaj njësisë së turizmit, në të vërtetë janë sulm ndaj mediave kundërshtare të qeverisë. Gjykata e Tiranës i dha të drejtë “Focus Media News” dhe rrrëzoi Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë për lirimin e godinës ku vepron media News24, ndërsa në shenjë hakmarrje, brenda sezonit turistik, në një resort plot me turistë të huaj, qeveria brutalisht shëmbi pronën private që vepronte konform ligjeve të shtetit shqiptar. Në kushtet kur qeveria ka nën kontroll pothuajse total mbi mediat në Shqipëri, mediat opozitare pjesë e “Focus Media News” goditën pamëshirshëm nga qeveria pasi nuk pranojnë shantazhin, shërbimin dhe kontrollin e qeverisë. Sulmi brutal ndaj “Prestige Resort” cënon lirinë e medias, shtetin e së drejtës, pronën private dhe sipërmarrjen e lirë. Kush nuk i nënshtrohet qeverisë dhe oligarkëve që mbajnë në këmbë qeverinë i pret hakmarrje e tmerrshme qeveritare. Hakmarrja e sotme e verisë Rama vjen pasi mediat News24, Balkanweb dhe Gazeta Panorama pjesë e “Focus Media News” me profesionalizëm dhe korrektësi kanë ekspozuar korrupsionin qeveritar, skandalet e njëpasnjëshme dhe krimin e lidhur me pushtetin. Qeveria shqiptare duhet të ndalojë sa më parë aksionin e paligjshëm dhe të distancohet nga praktika të tilla presioni, shantazhi e kontrolli ndaj fjalës së lirë.