Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në ‘facebook’: Falënderime dhe mirënjohje e madhe për të gjithë bashkëkombasit në Amerikë, që janë vënë në anën e refuzimit të versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Mbështetja e tyre është e një rëndësie të madhe për të gjithë spektrin politik dhe për deputetët, që të punojnë e të votojnë vetëm në interes të Kosovës dhe të paqes e të stabilitetit në Rajon. Jam i mrekulluar me vetëdijen e lartë, të bashkëqytetarëve tanë në Amerikë, Evropë dhe kudo nëpër Botë, të cilë gjithmonë kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe në pëputhje me interesat e atdheut, por edhe të qytetarëve në Kosovë, që na kanë mbështetur pa hile në këtë kauzë të drejt!
Jam i bindur se Demarkacioni do të marrë një epilog të drejtë, kjo edhe me ndihmen e fqiut tonë, shtetit mik, Malit të Zi!
Bashkë me këtë shkrim të liderit të AAK-së është fotoja e Flamurit Amerikan dhe Flamurit Shqiptar së bashku.
LËVIZJA VETËVENDOSJE KA NJOFTUAR NË ‘FACEBOOK’:
“Shoqata Rugova me seli në New York dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u drejton publikisht këtë letër dhe kërkesë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
Komuniteti Shqiptaro Amerikan me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.
Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë marrevëshjen e cila i dëmton trojet Shqiptare.
Jemi kundër cdo pazari të bërë me tokat tona.
Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent dhe t’i leni me një anë politikat ditore.
Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet Shqiptare.
Me respekt,
– Shoqata Rugova
– Federata Pan Shqiptare VATRA
– Mark Gjonaj, Asambleist i Shtetit të New Yorkut
– Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
– Batalioni Atlantiku
– Këshilli Shqiptaro Amerikan
– Shoqata Malësia e Madhe
– Fondacioni Plavë e Guci
– Shoqata Atdhetare Dibra
– Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit
– Shoqata Peja
– Shoqata Drenica
– Komuniteti Shqiptaro Amerikan Hasan Prishtina, CT
12 Korrik, 2016, New York”
goni says
Mundohuni te gjeni rrugen e mirekuptimit.I ka ikur koha perdorimit te forces.
a mos doni t’ju vij Sllobodani, me ju qit perseri jashte shpije e kosove.Asht shume turp per vepriomet qe po bani dhe mjetet qe po perdorni.