Beqir Sina – New York/
Në raport thuhet se janë me mijëra qytetarë që janë vrarë nga viti 1944-1955, por një pjesë e madhe nuk ekziston në arkiva
TIRANË : Gjatë regjimit komunist, 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. Shifra është publikuar në raportin e fundit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Në raportin e dorëzuar në Kuvend, ISKK-ja ka publikuar një sërë statistikash për personat që vuajtën, u dënuan dhe u internuan nën sistemin komunist.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se 59 009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, ndërkohë që 7,022 prej tyre kanë humbur jetën.
Sipas, raportit, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6 027 persona janë vrarë gjatë diktaturës, shkruan shtypi nga Shqipëria.
Torturat u kanë shkaktuar 308 personave humbjen e aftësive mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.
Instituti Studimit të Krimeve të Komunizmit në raportin e vjetor thekson se ka nisur puna në të gjithë Shqipërinë për të zbuluar numrin e saktë të qytetarëve të pushkatuar pa gjyq.
Në raport thuhet se janë me mijëra qytetarë që janë vrarë nga viti 1944-1955, por një pjesë e madhe nuk ekziston në arkiva.
Zbulohet dhe “mbulohet” një varrezë që duket se është përdorur edhe për të varrosur viktimat e diktaturës në Pogradec:
Kështu të paktën u njoftua dy javë më parë nga Shqipëri ku thuhej se nuk dihet ende sa është numri i trupave të varrosur pranë vendit të quajtur Lumi i Tërhanit në Pogradec. Dikur aty ka qenë një poligon qitjeje, që duket se është përdorur edhe për të varrosur viktimat e diktaturës. Zbulimi është bërë nga Sektori i Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit, pranë Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë.
Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, kreu i Institutit të të Përndjekurve, Bilal Kola thotë se zbulimi i këtij vendi i hap rrugën marrjes së të dhënave nga ana e familjarëve që ende nuk kanë gjetur njerëzit e tyre e që më pas do të shërbejnë për marrjen e mostrave të gjakut. Kjo pasi, procedura që do të përdoret për zbulimin e identitetit është ADN-ja.
“Ende nuk mund të themi se sa është numri i saktë i personave që ndodhen në vendin e zbuluar në Pogradec.
Ajo që mund të them është se ato do të shkojnë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’u ruajtur. Ndërkaq, kemi angazhuar njerëzit për marrjen e mostrave, që do ndihmojnë në kryerjen e procesit të ADN-së.
Ne kemi ngritur infrastrukturën e nevojshme, dhe të gjithë ata që kanë persona të zhdukur në Pogradec, mund të vijnë të paraqiten pranë Institutit, që të depozitojnë kërkesat e tyre pranë Sektorit të Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit pranë Institutit”, – u shpreh Kola.
Po ashtu, sipas tij, dorëzimi i kërkesave për të gjetur eshtrat e të afërmve të tyre të pushkatuar dhe të zhdukur nga regjimi komunist mund të bëhet jo vetëm për rastin e Pogradecit, por edhe për raste të tjera nga gjithë qytetet e Shqipërisë. Gjatë periudhës së komunizmit numërohen rreth 6.000 të zhdukur./Beqir Sina/
Illofoto says
Integrimi I te perndjekurve , ne jeten demokratike te Shqiperise ka qene nje obligim I perhershem I kesaj shtres me status te vecante . Ende sot kjo shtrese vijon te jete e pa integranuar dhe e percare . Kjo shtrese nuk eshte parti , por persosmeria ideollogjike , perben obligim , per te dhe per influencen qe duhet te luaj ne qeverrisje . E njof familen Kola , nga ditet e interrnimit . Kurti punonte ne sektorine ndertimeve . Nuk kishte as nje lidhje me sektorin e bujqesise , ku banonte . Hynte dhe dilte ne burg . Me kane thene miqte , qe je I privilegjuar , qe Kurtin nuk e ke ne sektor . Flet hapur kunder pushtetit . Ne vitin 1976 u burgos perseri . Vendin e linte provizorisht ne qeli . jam ndier I plotesuar , kur degjova se djali I Kurtit ka arritur keto maja te specjalizimit juridik . : Shtoj pyetjen : Kush me mire se nje jurist I specjalizuar mund t’ju perfaqesoi , ne nivelet me te larta te Shtetit ? Eshte koha te eliminoni fraksionet dhe te bashkoheni rreth ketij juristi , qe ka dale nga gjiri juaj . Te jesh I perndjekur nuk eshte gjithnje trimeri , por fatkeqesi .Juristi juaj mund te beje me shume se sa mund te shkoni ju ne mend .
I. Foto
Jakov from Israel says
fAKTI TMERRUES QE E SHOQJA E KRIMINELIT ME TE MADH NE HISTORINE SHQIPTARE DHE EUROPIANE ,PASARDHES I NDYRE I STALINIT MONSTER ,ESHTE NJE FATKEQESI E MADHE NE SHQIPERINE E SOTME KU AS DREQI NUK PO E MERR VESH SE CPO NDODH .aI KLAN I FELLIQUR I ASAJ FAMILJE QE PER NJE KOHE TE GJETE KA QENE NEN INFLUENCEN E ZONJES MAKBETH .DUHEJ ZHDUKUR ME RRENJE E ME DEGE .ATA PO DESTABILIZOJNE AKOMA SHQIPERINE DUKE PASUR NE PUSHT-SHTETIN E SOTME APENDIKSAT E TYRE QE DREJTOJNE .ANALIZOJINI NJE PER NJE KUSH JANE ATA QE DFREJTOJNE SOT VENDIN –JANE DJEMTE DHE NIPRIT E ATYRW KUCEDRAVE QE TERORIZUAN VENDIN PER NJE GJYSEM SHEKULLI DUKE MASAKRUAR INTELIGJENCEN SHQIPTARE .aTA VRANE TRURIN SHQIPTAR DUKE BERE KESHTU DEMIN ME TE MADH NE HISTORINE E PERVUAJTSHME TE ATIJ POPULLI MARTIRE .SOT ZIHEN E GRIHEN PER ATE FRON QE U JEP ATYRE MILJONAT E VJEDHURA PERDITE DUKE JA NXIRRE JETEN ATJ VENDI .HIDHINI NE DET ATA BUKDSHKALE SIC BET NE 1920 ME ITALIANET .SOT,JO NESER , SE DO TE JETE SHUME VONE !