Reagojnë anëtarë të “Illyrian Society of Law Enforcement” dhe aktivistë të komunitetit/
Nga Beqir SINA/
BROOKLYN NEW YORK : Në reagime të menjëhershme, dje pas vrasjes së dy kolegëve të tyre, janë përfshirë edhe policët shqiptarë anëtarë të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”, si dhe aktivistë të njohur të komunitetit shqiptarë në Nju Jork ku edhe ndodhi ngjarja e vrasjes së dy policëve në detyrë.
Një shoqatë, e cila ka mbledhur deri tani rreth vetes me dhjetëra oficerë policie, shqiptaro – amerikanë të uniformave blu amerikane që shërbejnë çdo ditë e natë me profesionalizëm dhe përkushtim në organet e policisë federale, shtetërore, si edhe në strukturat e tjera që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në nivele lokale, në shtetin e New York-ut dhe në SHBA, ka regauar nëpërmjet disa drejtuesve të saj.
Oficeri i policisë Ylli Dautaj, me gradën lejtnant në NYPD, i cili pas luftës së Kosovës shkoi atje nga Amerika me mision për të ndihmuar, është tronditur nga vrasja e dy kolegeve në detyrë.
Ai është njëkohësisht nënkryetari i dytë i shoqatës Shoqata Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane.Lejtenant Ylli Dauti – shkruan në facebookun e tij :”Se, në ndërkohë që ne po vajtojmë humbjen e dy kolegeve tanë nga rradhët e unformave blu të Policisë së NYPD, Wenjian Liu dhe Oficerit të Policisë Rafael Ramos, ku të dy së bashku u qëlluan dhe vranë sot ndërsa shërbenin në Brooklyn – mendimet dhe lutjet tona bashkohen me familjet e tyre”.
Kurse, oficeri i policisë nga uniformat e NYPD – Elton Shametaj, i cili është edhe arkëtari i shoqatës Shoqata Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane, i njohur me nofkën “Tony Sh”, në postimin e tij – mbasi ai ka qenë në përcjellen e dy viktimave duke bërë nderime – shkruan se :”Ne kemi qenë më shumë së bashkëpuntor(policë) dhe vëllezër! Nuk mund të gjejë fjalë ngushëlluese për këtë humbje. Rajoni i Policisë numër 84 – ku ata shërbenin, thotë ai nuk do të jet i njëjtë pa ju P.O LIU dhe Ramos. Emrat tuaj do të jenë të paharruar! ka shkruar Shametaj.
Një policë tjetër shqiptarë në radhët e uniformave blu të poliicisë së Nju Jorkut, Arben Dedaj nga Puka emigruar vitet e fundit në SHBA, anëtar edhe ky i shoqatës Shoqata Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane, e përshkruan në postimin e tij në facebook, aktin e vrsajes së dy policëve, si një natë të vështirë, e cila u përcoll me humbjen e dy policëve për policinë e New York-ut,
” Hidhërim, lumë lotësh, heshtje dhe zëmerim, shprehet oficeri i poliicisë Dedaj – duke shtuar se” Trupat e pajetë të policëve tani po përcillen nga kolegët me nderime dhe me lotë për në morgun e një spitali tjetër”.
Ai tregon se ka marrë pjesë dje me kolegun e tij Elton Shametaj, në një përcjellje mallëgjyese, ashtu si e përshkruan ai – gjatë rrugës për në shtëpinë mortore – ku prezenca e zjarrfiksave të NYFD, dhe e unifromave blu të NYPD – të cilët të rreshtuar gati në çdo kryqëzim përpara automjeteve të tyre – merrnin pozicion në nderimin e lamtumirës- ndërkohë që kalonin ambulancat dhe vargu i gjatë i makinave që shoqëronin dy arkivolët me trupat e pajetë të dy oficerve të policisë njujorkeze….
“Sonte, thotë Dedaj shihej më së miri forca e shtetit dhe rrespekti për të rënët në detyrë që vetëm se nuk i ringjall dot…. dhe normal shkruan ai që mendja më shkon tek forcat e ruajtjes së rendit në atdhe …kur do bëhemi edhe ne shtet?!! pet ai me këtë rast duke shfrytëzuar këtë dhimbje të madhe për policinë Amerikane, dhe gjithë komunitetin.
Gjithashtu, i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i shqiptarëve në Nju Jork, mbrëmë, kur një burr- afro-amerikan, ka vrarë në afërsinë e një stacioni treni – me armë zjarri, dy oficerë nga Departamenti i Policisë në Nju Jork, dhe më pas është gjetur i vetëvrarë.
Anëtarë të komunitetiti shqiptarë – aktivist të këtij komuniteti, janë solidarizuar me policinëteksa kan reaguar duke postuar në profilet e tyre – në rrjetet sociale facebook dhe twitter – ngushëllimet e tyre dhe dënuar fuqishëm aktin kriminal të vrasjes së dy policëve në detyrë.
Xheladinë Zeneli – veprimtarë i komunitetit shqiptarë shkruante në një postim të tij dje se “Sot, me 20 Dhjetor 2014 ,në Brooklyn ( NY) u vranë pas shpinde dy policë të cilët ishin në detyrën e tyre duke u përkujdesur për sigurinë e qytetarëve të këtij qyteti. Deri sa motivi i kësaj vrasjeje makabre, thotë ai është nën hetime, shprehim ngushllimet më të thella familjes së policëve për humbjen e bijëve të tyre, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për mbarëvajtjen e qetësisë dhe sigurisë së Brooklyn-it dhe New York-ut”.
Ngushëllime, në profilet e tyre kan shprehur edhe qindra aktivistë të tjerë, të cilët janë duke u lutur që shpirtërat e tyre të prehen në Paqe!
Reagimet e amerikanëve:
Ndërsa shumë udhëheqës politikë dhe të komunitetit janë duke reaguar, duke dënuar vdekjen nga shtënat me armë zjarri që morën jetën e dy oficerëve të policisë New York City – teksa e kan quajtur atë një “akt i keq i barbarizmit,”, disa të tjerët janë duke treguar gishtin në drejtim të kryebashkiakut Bill de Blasio dhe të tjerëve zyrtar të lart të bashkisë së Nju Jorkut, të cilët jan kritikuar për dekleratat e tyre , të bëra më parë, dekelrata këto që janë quajtur si “përçarëse dhe anti-policisë” në këtë komunitet.
Në reagime të ashpëra janë përfshirë edhe shumë udhëheqës të tjerë politikë, përfshirë dhe kryetarin e sindikatës të policisë, zotin Lynn, si dhe ish-guvernatori i New York George Pataki, të cilët fajësoin Kryebashkiakun de Blasio dhe Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder, të cilët sipas tyre me dekelratat e bëra, kan nxitur debate të shumta – si në radhën e forcave blu por edhe të komunitetit.
Presidenti amerikan, Barak Obama, dje nga Havai ku po kalon pushimet doli në një konferencë shtypi ku dënoi krimin e rëndë dhe premtoi që do të rrisin sigurinë në vend, duke premtuar se kjo do të nisë me rishikimin e ligjit që njeh të drejtën e armëmbajtjes për çdo person.
“Dy burrat e guximshëm nuk do të shkojnë sonte në shtëpi për të dashurit e tyre… Zyrtarët që shërbejnë dhe mbrojnë komunitetet tona rrezikojnë jetët e tyre për tonat dhe ata meritojnë respekt dhe mirënjohjen tonë çdo ditë”, tha Presidenti Obama dje.
Ngjarja :
Një afro-amerikan ka vrarë me armë zjarri dy oficerë policia në Nju Jork një ditë më parë, dhe më pas është vetëvrarë.
Dy viktimat ishin Rafael Ramos, 40 vjeç, dhe Wenjian Liu, 32 vjeç. Ata u qëlluan të shtunën pasdite teksa patrullonin me makinën e tyre pranë një stacioni treni në Bruklin.
Agresori, i identifikuar si Ismaaiyl Brinsley, 28 vjeç, më parë kishte plagosur edhe -ish të dashurën e tij e kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe kundër policisë.
Pak para ekzekutimit, ai shkruante në rrjetin social “Instagram”: “Ata morën një nga ne, le të marrim dy prej tyre”.
Para se të vetëvritej afro amerikani ka deklaruar se vrasja është bërë në emër të dy të vrave me ngjyrë nga policia amerikane, Michael Brown dhe Eric Garner, për të cilët në amerikë kanë shpërthyer protestat kundër masave që policia merr ndaj të zinjve, por jo vetëm.
Oficeri Wenjian Liu
Oficeri i policisë i kombësisë koreane Liu ishte 32 vjeç dhe një veteran me shtatë-vjet në rradhët e uniformave blu të NYPD. Liu ishte i martuar vetëm dy muaj më parë.
Oficeri Raphael Ramos
Ramos i kombësisë Porto Rikene – ishte 40 vjeç dhe një policë me dy vite në radhët e policisë së NYPD. Ai ka punuar si një agjent i sigurisë në shkollat e Nju Jorkut, para se të kishte përmbushur ëndrrën e tij për të qenë një oficer i policisë në radhët e unifromave blu. Ai ishte i martuar dhe ka një djalë 13-vjeçar. Ai sapo festoi ditëlindjen e tij të 40-të më 12 dhjetor.
(Ne Foto: Ilustrim nga Ben Dedaj)
Illofoto says
Djem te ri ne sherbim te sigurise se qytetarve , u vrane nga nje gangster , qe nuk jane te pakte ne qytetet e medha . Zyrtaret e larte te NY mbajne pergjegjesi direkte , per kete masaker hakmarrese . Kane shume pergjesi disa figura te konsumuara te shoqerise civile , qe kane lodhur ekranet me protestat skandaloze , qe nxisin kriminelet . Krimineli e pat pohuar , qe do vriste dy . Ku jane fjalimet bajate te veprimtarve te shoqesrise civile , qe duan t’u japin afrikano-amerikanve te drejta me shume se te gjithe komuniteteve te tjera .Perdorimi I armes nga policia lipset te kete game me te gjere , sepse terroriste dhe kriminele ordinere ndodhen midis popullit punetor . I. Foto