Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë/
Nga Fritz RADOVANI/
I njihni këtë objekt fetar? – Besoj, se po! Duhet ta keni lexue se cilit shekull i perket! Kur i asht dhanë urdhni kandidatit të K.Q. të PPSh, “shokut” Fadil Ymeri në Vaun e Dejës, per me hjedhë n’ erë me dinamit Kishen ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti e Donika, ka qarkullue një “barceletë”, se “shoku” Enver “nuk ka dijtë gja fare” se do të rrenohet!
Po këte, a e besoni ju lexues të nderuem?.. E pra, edhe këte e ka shkrue një nga “dr…prof…” që thonë, se ishte edhe “akademik”. Kur e kam ndigjue po të kishe ndonjë gradë edhe unë, do ta kishe vertetue se “ashtu asht kenë”! I shkreti Enver, “sa shumë gjëra i ngarkojnë të gjorit!” thonë “ata”… që e kanë njohë afer…
Po këte tjetren a e dini ju? Urdhni per me shkatrrue të gjitha Kishat Katolike në Shqipni, nuk kishte nevojë me u persëritë per sejcilen Kishë, ashtusi, edhe urdhni “mos me prishë asnjë xhami, pa dijenin e Enverit, nuk kishte nevojë me u persëritë, mbasi qeveria shqiptare duhet t’ ishte e “kujdesëshme” në lidhje me mardhanjet me Turqinë!
Kështu, “gabimi” kje i vartësëve, që per qejfin e tyne anadollak prishen një nga Kishat ma të vjetra Monumentale, dhe ruejtën një Xhami të pushtuesëve turq, sa me i tregue atyne që vijnë në Tiranë, se “merrni vesh me ké keni punë!”…
Po “drejtuesit” e besimeve të ndryshme a u pajtuen me këte “Revolucion”, dhe cili kje qendrimi i tyne? Kedo me pyetë u pergjegjë: “Të gjithë u persekutuen njëlloj!”
Edhe né që e jetuem atë “Revolucion” duhet me e besue këte “gënjeshter”, se nuk po them “rrênë”, mbasi “rrênat” perditë po hahen me bukë nga i shkreti Popull !
Mbas fjalimit programatik të Enver Hoxhës, me 6 Shkurt 1967, në muejn Mars t’ atij viti, filloi “demaskimi i Klerit Katolik Shqiptar” me At Gegë Lumaj, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, nen kujdesin e anadollakut boshnjak Ramiz Alia, nga Xhemal Dini e Musa Kraja, pranë komitetit partisë së rrethit Shkoder, ku përgatiteshin edhe të gjitha diskutimet per sejcilin “servil” që do të fliste nder këto mbledhje. Mbas At Gegës, u vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Meshkallen…Imz. Ernesto Çoben, që ishte edhe drejtues i Klerit të gjithë Shqipnisë…U vazhdue me pushkatimet e shfarosjet:
- 1. Imz. Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)Vdes në sigurimin e shtetit Tiranë…
- 2. Don Zef Bici (19 Maji 1919 – Pushkatue me 10 Maji 1968).
- 3. Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968) Pushkatue.
- 4. Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969) Pushkatue.
- 5. Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Pushkatue.
- 6. Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Pushkatue.
- 7. Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Pushkatue.
- 8. Don Prekë Nikçi (1921 – 15 Mars 1974) Mbytet në fabriken e çimentos në Krujë.
- 9. Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Vdes në kampin e Ballshit.
- 10. Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Helmatiset nga sigurimi…
- 11. Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Vdes në burgun e Tiranës.
- 12. Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Vdes në kampin e Zejmenit.
- 13. Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) Vritet në ShBA, nga sigurimi…
- 14. Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Vdes në kampin e Sarandës…
***
Gjenocidi komunist në Shqipni, ka vra dhe zhdukë vetem nga viti 1967 – 1989 të gjithë Klerikët Katolik Shqiptar të siperpermendun…
Janë arrestue, torturue, dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë edhe këta Klerit Katolik Shqiptar, të perfshimë në këte Gjenocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas vitit 1967:
- 1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.
- 2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
- 3. Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.
- 4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim.
- 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.
- 6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
- 7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit…
- 8. Don Frano Illija.
- 9. Don Ndoc Sahatçija.
- 10. Don Nikollë Troshani.
- 11. Don Zef Simoni.
- 12. Don Kolec Toni.
- 13. Don Ndré Krroqi.
- 14. At Anton Luli.
- 15. Don Ndoc Ndoja.
- 16. Don Gjergj Simoni.
- 17. Don Marjan Arta.
- 18. Fratel Gasper Jubani.
- 19. At Ferdinand Pali.
- 20. At Aleks Baqli.
- 21. At Leon Kabashi.
- 22. Don Martin Trushi.
- 23. Don Nikollë Pergjini interrnohet.
- 24. Asht burgosë At Llazar Popi i Shkodres Popoviq, bashkë me vllaun Markon.
At Llazar Popi vdiq i burgosun në senatoriumin Tiranë, me 1 Dhjetor 1972.
Emnat e Klerikëve të Besimeve tjera ti shenojnë “historianët” e tyne.
***
■ Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të Kishave të Shqipnisë, tue fillue nga Katedralia qind e sa vjeçare e Shkodres.
■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike.
■ As ky terror me vrasje e shfarosje…endè nuk quhet Gjenocid !?..
Melbourne, Shkurt 2014.