Akademiku i njohur Rexhep Qosja i bën apel politikës shqiptare në Kosovë të mos votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
“Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen” thotë Qosja në një intervistë botuar sot në gazetën e Kosovës “Epoka e re”.
Rexhep Qosja: Për mua është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”
Duke folur në këtë intervistë edhe për dënimin me burgim të ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Qosja ka thënë se këto janë dënime të frymëzuara prej motiveve politike e të bëra për qëllime politike.
Duke folur për kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, zgjedhjen me Isa Mustafës kryetar, Qosja e ka krahasuar me bolshevikët e Stalinit e fashistët e Musolinit.
Qosja komenton dhe ngjarjen në Kumanovë. Sipas tij është shkaktuar prej politikës nacionaliste të Nikolla Gruevskit dhe bën me përgjegjësi edhe dy partitë shqiptare, BDI-në dhe PDSH-në.
Katër ngjarjet që do të ndikojnë në politikën e Kosovës dhe Shqipërisë
Rexhep Qosja: “Kohët e fundit politikën kosovare e kanë shënuar ato katër ngjarje -ndonjëra prej tyre e pritur e ndonjëra e papritur. Dhe këto katër ngjarje janë: 1. Sulmi blickrig i Qeverisë së tanishme të Maqedonisë ndaj lagjes shqiptare në Kumanovë, në të vërtetë ndaj kundërshtarëve të asaj qeverie, që ishin vendosur në atë lagje; 2. Dënimi i komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dhe i disa pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; 3. Mbledhja plenare e Kuvendit të Kosovës për miratimin e ligjit mbi themelimin e Gjykatës së Veçantë për trajtimin dhe dënimin e krimeve eventuale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; dhe 4. Kuvendi i Tetë Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin kryetar i kësaj partie u rizgjodh Isa Mustafa. Këto katër ngjarje jehuan, cila më shumë e cila më pak, në jetën kombëtare shqiptare në përgjithësi, kurse tri prej tyre patën dhe do të vazhdojnë të kenë jehonë edhe ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër ngjarje do të jenë me ndikim edhe në politikën e ardhshme të Kosovës e të Shqipërisë, por dy prej tyre edhe në politikën e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe, mund të jetë, ndaj Shqipërisë”
Nik says
Akademik Qosja mbetet si sot dhe gjithe koherat nga me kurajozet dhe te drejtperdrejtet! I lumte!
Nik
Mark Gjonaj says
Sot per sot, me i miri udheheqes i Kosoves prej viteve eshte Thaci dhe ai thekson se duhet ta miratoje Kuvendi gjykaten speciale. Po keshtu, partnere dhe kembengulsja e dhenjes se Pavarsise se Kosoves eshte Amerika dhe ajo thekson se duhet ta miratoje vete Kosova se eshte per te miren e perspektives se saje dhe prandaj kam besim me shume tek Amerika se sa Europa. Po te presim se cfare diskutohet ne populli i Kosoves, pse dy organizmat nderkombetare nuk e kane bere punen si duhet(Unmiku dhe Eulexi), nuk i gjendet fundi, ata te shtepise hane buke gjithmone mbas miqeve dhe Kosova do te kete nevoje per Ameriken edhe me shume se 100 vjetet e ardhshme! Kosovaret duhet ta kuptojne se i kane firmosur te gjitha aktet nderkomkbetare dhe nuk jane ne pozicionin e Shqiperise komuniste(qellimisht) dhe nuk jepte llogari asgjekundi. Kosova ka nevoje te kethehet shpejt perfundimisht nga e mbara nderkombetare dhe si ajo dhe Shqiperia, nuk duhet t’i ndahen partneres kryesore, ndryshe i gllaberojne dhe, ne fund te fundit e kemi pranuar vete kete rruge! Nuk jane mohuar krimet e renda dhe genocidin qe ka bere Serbia ne Kosove, por kjo e fundit duhet te kerkoje qe nje gjykate e tille te ngrihet dhe ne Serbi!