


Nga Keze Kozeta Zylo/
Këtë radhë në shtëpinë e z. Lukaj ose në kuptimim metaforik këtë shtepi e quaj dhe si “Shtëpia e Bardhë” bankieri qe çau “muret” e trasha te Wall Streetit ishin mysafirë pronarë restorantesh, shefa dhe mjeshtra tejet të njohur të kuzhinës pothuajse me gatime shqiptare.
Nuk ka si të ndodh ndryshe pasi këto mund t’i bejë vetëm një sipërmarrës i suksesshëm, multimilionieri si Richard Lukaj që e njeh mirë çdo të thotë sukses, të cilat janë arritur me punë dhe vetëm me punë.
Me një karrierë të shquar në Wall Street, ai ka realizuar qindra transaksione financash korporative me një vlerë totale që tejkalon 100 miliard dollarë në të gjithë botën.
Z.Richard Lukaj është një filantropist i njohur shqiptaro amerikan jo vetëm në Diasporë, por dhe në botë.
Këto aktivitete bamirësie dhe që kanë për qëllim promovimin e sukseseve shqiptare natyrisht nderojnë mikpritësin dhe gjithë Diasporën pasi ato janë në shërbim të Kombit dhe kanë një mission fisnik.
Ndërsa shikoja me shumë kënaqësi gjithë verërat e ekspozuara në tryezë ndonëse nuk jam shumë e dhënë pas tyre, por vetëm me masë, më ngazëllehej shpirti për emrat që ishin të shkruara në shishet e qelqta, emra autoktonë shqiptar.
Këto emra ishin si: Kallmet, Çobo, Vloshi e kuqja e Beratit, Çobo puls, Duka “Sheshi i Bardhë”, Shesh i Zi, Pulez Roshnik, Papaz, Harmoni, Kinolli “Raki rrushi moskat”, Raki Arre, Isak Delvinë, Shendeverë, Berat, ect.
Sa përshtypje më bëri shishja me emrin “E Kuqja e Beratit”. Çfarë frymëzimi kanë marrëpronarët nga pikturat e magjishme të Onufrit dhe sidomos e kuqja e tij e paarritshme, e pagjetur gjer më sot kanë qenë njëfrymëzim jo vetëm për piktorët, por edhe për kantinën Çobo në punën e saj për krijimin e produkteve autentike.
Vera “E Kuqja e Beratit” është frut i rrushit autokton shqiptar Vlosh, e vjetëruar në fuçi lisi, me karakteristikat e saj të pangjashme në ngjyrë, aromë dhe shije është thjeshte e paarritshme duke e merituar plotësisht këtë emërtim.
Onufri është një ikonograf shumë i famshëm shqiptar, që gdhendi emrin e tij në historinë dhe kulturën tonë, duke krijuar hijet e së kuqes që askush nuk kishte parë deri në atë kohë. Diku midis portokallisë të errët, fuchsia-s, koralit dhe të kuqes, qëndron “e kuqja e Onufrit”, një nga ngjyrat më të papërcaktueshme dhe marramendëse në historinë e artit.
Onufri pikturonte kisha dhe ikona, figura dhe histori biblike.
Në krye të oxhakut qëndronte sipërmarrësi i suksesshëm z. Bruno Selimaj me bashkëshorten e tij Kumrijen një zonjë fisnike. Ai është një atdhetar i shquar ku restoranti i tij është kthyer në një Ambasadë Kombëtare.
Z. Selimaj dallohet si njëri ndër donatorët më të mëdhenj në Amerikë, me mjete financiare, në lobimin për çështjen e Kosovës në Shtepinë e Bardhë dhe në Senat, si dhe për ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në Restorantin e tij u mblodhën gati 2. 000 000 dollar.
Z. Selimaj flet pak dhe punon shumë, udhëheq me shembullin e tij të admirueshëm.
Në këtë mbrëmje të bukur me ngjyrë blu ku Hëna ndrinte me rrezet e saj nga xhamat e dritareve trokëlliteshin gotat dhe flitej për guzhinën dhe gastronominë shqiptare. Mjeshtri i kuzhinës z. Fejsal Demiraj gatoi darkën e parë në “Shtëpinë e Bardhë” që m’u realizoftë ëndrra vërtetë dhe në Washington. Të gjithë pronarët si zoti dhe zonja Elio Ahmetaj, Sabrije dhe Ben Celaj, Mira dhe Dorjan Puka, assistant chef Tomas, Nick Zherka nga Valbella restaurant ku solli ushqime të shijshme, Bledar Asllani etj, ranë dakord që dhe ata do të prezantonin të gjitha produktet e tyre shqiptare.
Sipërmarrësi i mirënjohur z. Fjesal Demiraj është shef kuzhine me çmime botërore. Ai ka lindur dhe është rritur në Nju Jork. Prindërit e ushqyen me traditat dhe nuk I harron gatimet si flija dhe qervishi, ku dhe ka gjetur frymëzimin nga të parët e tij.
Suksesi i tij ka qenë në restorantin “Louis XV” në Monako me 3 Yje Michelin; “Brae” në Viktoria, Australi, i shpallur ndër “50 Top Restorantet më të mira Botërore”; dhe “Noma”në Kopenhagë, Danimarkë i përzgjedhur 4 herë si restoranti më i mirë në botë nga “50 Restorantet më të mira Botërore”.
Recetat e tij janë lidhur me shpirtin e tij, me gatimin, të ngrënit, mikpritjen ose përvojën kulinare.
Një histori suksesi është dhe sipërmarrësja simpatike znj. Ilda Hila e cila ka një platformë globale puro shqiptare, ku ekspozon produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare, te cilat përfaqësojnë cilësinë dhe autenticitetin:
Kur i dëgjoja këta kuzhinierë të famshëm, më kujtoheshin shkrimtarë të ushqimit, filozofë ose njerëz të tjerë që ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre rreth artit të gatimit dhe të ngrënit. Ata vërtetë të inspirojnë, motivojnë duke shprehur pasionin për gatimin dhe gastronominë.
Ndërsa flisnin për Gastronominë e cila është studimi i marrëdhënies midis ushqimit dhe kulturës, ata demonstronin bukur artin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit të pasur ose delikat dhe të shijshëm, stileve të gatimit të rajoneve të veçanta dhe shkencës se gjysheve, traditave të ushqimit të mirë.
Ja psh znj. Ilda Hila kishte një qasje sistemi dhe procesi, të fokusuar në receta, teknika dhe libra gatimi. Recetat e saj ishin te lidhura me ushqimin pijet dhe gjenezën e tyre. Ata sollën duke prezantuar një qasje rigoroze për vlerësimin e temave gastronomike.
Arti i gatimit është poezi më vehte, është talent, mjeshtëri dhe shëndet.
Të gjitha atoj lloje ushqimesh, shishe verërash të ndryshme të sillnin ndërmend Arkestratin i cili shkroi një udhëzues për ushqimet e Mesdheut në formën e një poeme të quajtur “Gastronomia”, sipas Chrysippus of Tyana; kanë mbetur vetëm citate fragmentare. Ajo u ringjall, në 1801 si titulli i një poezie nga Joseph Berchoux Brillat-Savarin, në Physiologie du goût (1825) i cili sistemoi studimin e ushqimit dhe gatimit me këtë emër.
Mjeshtrat e ushqimit sollën njerëzit së bashku sepse kur sukseset i ndan me miqtë ato arrijnë majat dhe natyrshëm ushqimi është më i shijshëm kur je në tryezë me miqtë që u mikpriten ngrohtësisht nga filantropisti Richard Lukaj me bashkëshorten e tij zonjën bujare dhe te bukur Vjosën .
Të gjithë pjesëmarrësit ndjenë kënaqësitë si në një oaz shijesh dhe traditash, një gamë e gjërë mezesh të shijshme, sekretet e pjateve të këndshme, recetat që kanë shënuar historinë e gastronomisë, ndërsa pronarët u zotuan për më shumë suksese dhe për t’i sjellë botës mbarë tryezën tradicionale dhe kulinare të kuzhinës autentike shqiptare.
3 Shtator, 2025
Greenwich, Connecticut
.