Nga Behlul Jashari/Në zgjedhjet e nesërme të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi garon edhe një listë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Partia për Veprim Demokratik – Riza Halimi.Lideri i kësaj partie, Halimi, i cili ishte deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, synon edhe një mandat tjetër.
Duke iu përgjigjur sot interesimit të medias, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “ftoj qytetarët në Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit që të participojnë në jetën demokratike, të participojnë në proceset elektorale dhe t`i zgjedhin njerëzit e tyre për t`i përfaqësuar”, Qytetarët serbë të Kosovës që kanë dyshtetësi kanë të drejtën dhe do të kenë mundësinë të votojnë.
Kryeministri Thaçi tha se, “me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e dyshtetësisë dhe kjo e drejtë duhet të respektohet për të gjithë qytetarët pa dallim”, ndërsa theksoi se, “Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë”