Astrit Lulushi/
Në atë kohë, si aktor i ri, luftonte për të mbijetuar. Në një rast shiti edhe bizhuteritë e gruas së tij. Gjërat u përkeqësuan aq shumë sa përfundoi i pastrehë. Në një rast, për 3 ditë, fjeti në stacionin e autobusëve të Nju Jorkut – në pamundësi për të paguar qiranë.
Arriti në pikën më të ulët kur u detyrua të shiste qenin; nuk kishte para për ta ushqyer dhe ia shiti një të panjohuri për 25 dollarë. Ai thotë se u largua duke qarë.
Dy javë më vonë, pa një ndeshje boksi midis Mohammed Ali dhe Chuck Wepner dhe ajo i dha frymëzim për të shkruar skenarin për filmin e famshëm, Rocky. E shkroi skenarin për 20 orë. U përpoq ta shiste dhe mori një ofertë për 125,000 dollarë. Por ai kishte vetëm një kërkesë; të ishte aktori kryesor, vetë Rocky. Studioja i tha Jo – “dukej qesharak dhe fliste çuditshëm”. Ai u largua. Disa javë më vonë, studioja i ofroi 250,000 dollarë për skenarin. Ai refuzoi. Ata madje i ofruan 350,000 dollarë. Ata donin filmin e tij, por jo atë. Ai prerazi u tha jo; i duhej të ishte në atë film.
Pas pak, studioja ra dakord, i dha 35,000 dollarë për skenarin dhe e la të luante në të. Pjesa tjetër është histori:
Filmi fitoi filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe montazhin më të mirë në çmimet prestigjioze Oscar. Silvester Stallone u nominua për Aktorin më të mirë. Filmi Rocky madje u fut në Regjistrin Kombëtar të Filmit Amerikan si një nga filmat më të mirë ndonjëherë.
Askush nuk e di se çfarë je i aftë përveç vetes. Njerëzit do të gjykojnë nga si dukesh dhe me atë që ke. Por lufto. Nuk je gjallë kot, ke diçka për të shtuar; historia jote ende nuk është mbyllur.