
Dr. Qazim Namani/
Simboli Rozeta nga gjuha latine ka kuptimin e trëndafilit. Në arkitekturën popullore haset mjaftë shpesh i skalitur në gurë, dru dhe qëndisur në tekstile.
Ky simbol i kultit bënë pjesë në grupin e simboleve solare që simbolizon diellin dhe është i përhapur qysh në lashtësi te shumë popuj.
Simboli i rozetës identifikohet me shpirtin e njeriut dhe paraqet kultin e diellit.
Si simbole të kultit, rozetën e hasim në monumentet mbi varre në periudhën e antikitetit, mesjetës e deri më sot.
Rozetën e hasim dhe në objekte profane e sakrale të arkitekturës mesjetare. Simboli i rozetës e ka formën e lules me shumë petale!
Në arkitekturën tonë popullore përveç rozetës më shumë petale, mjaftë shpesh e hasim të skalitur rozetën edhe me tetë petale, gjashtë petale, pesë petale katër petale. dhe është simbol i besimit gjatë jetës, por edhe pas vdekjes. E hasim në qëndisje, piktura murale, në gdhendje në gur, në mozaikët Ilire – Dardane dhe në shumë vepra të arkitekturës dhe të artit popullor dardan.
Rozeta si simbol i diellit, është simbol i kultit, i adhuruar prej te gjithë popujve mesdhetar, duke i përfshirë dhe Ilirët.