Rio 2016 – Serbia u kërkon atletëve të saj të abandonojnë podiumet në rast të pranisë së sportistëve kosovarë/
RIO DE ZHANEIRO, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Abandononi ceremonitë e marrjes së medaljeve në rast se në podium do të jenë edhe sportistë të Kosovës, është këshilla që qeveria serbe u ka dhënë sportistëve të saj në rast se ata do të ndajnë podiumin me atletët e ardhur nga Kosova.
Ministri serb i Sporteve, Vanja Udoviçiç tha se, megjithatë, vendimi përfundimtar u takonte vetë sportistëve serbë.
”Theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një detyrim, por vetëm me një rekomandim, pasi çështja është komplekse”, thonë burime nga qeveria serbe.
Kosova është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 dhe në Rio janë të pranishëm tetë atletë, disa prej të cilëve morën pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës me Shqipërinë.
“Nuk duam të kërcënojmë atletët tanë, por nuk mundemi të dëgjojmë himnin e Kosëves dhe të shohim flamurin e tyre”, deklaroi Udoviçiç
Renditja sipas medaljeve ne diten e pare
RIO DE ZHANEIRO, 7 gusht /
Pas ditës së parë të LOV Rio 2016 renditja e vendeve pjesëmarrëse sipas medaljeve vijon si më poshtë:
Ar Argjend Bronz Totali
Australi 2 0 1 3
Hungari 2 0 0 2
SHBA 1 4 0 5
Japoni 1 0 4 5
Kore e Jugut 1 1 0 2
Argjentinë 1 0 0 1
Belgjikë 1 0 0 1
Rusi 1 0 0 1
Tajlandë 1 0 0 1
Vietnam 1 0 0 1
Kinë 0 2 3 5
Itali 0 1 1 2
Kazakistan 0 1 1 2
Brazil 0 1 0 1
Danimarkë 0 1 0 1
Indonezi 0 1 0 1
Poloni 0 0 1 1
Uzbekistan 0 0 1 1
Spanjë 0 0 1 1
Kanada 0 0 1 1./ a.jor.