A E DI EUROPA…?/
GRINDJE/
Qindra vite u grindëm/
Me korbin që shtirej pëllumb/
Për një tokë,për një lum/
Ja ai,ja unë/
por kështu deshti/
fati,kombi e zoti/
tani këtu jam unë,jo më korbi./
NDARËJE NË MURE/
Prej kur këtu shqip/
kanë folur nënat/
Hartën na e grisën marimangat/
Bënë kurthe,rrjeta e furje/
Na ndanë në mure/
Murë andej,murë këndej
ndizej gjaku nëpër denj
A e mbanë mend Evropa mike
Se Shqipëri ishte,krejt hapësira gjeografike?
Ku flitnin shqip,Shqipëria etnike
Ua zgjate dorën forcave barbare
me akuzën,se kinse ne kërkonim
Shqipëri të madhe!
Mbi ne pastaj,ra futa e zisë
Ditë muaj e vite,na i keni përmbysë.
Mbi troje të shqipeve,u la me gjak
Padrejtësisht na coptuan
Osmanët ardhacak
i futën me grek,i futën me shkja
Shqipet me i nda.
E pa mëshirshëm korbat e zi
Na ndanë në kisha,na ndanë në xhami
Shqiptarët me i përca, mes veti me i shti
të mendojnë për fe,jo për komb e liri
Na shtypen pashallarët,pastaj shumë ciklop
Na lanë nën thundra,pa atdhe e komb
në doket e huaja,na ngatërronin në tjetër zot
Por kurrë shqiptarët,si gjunjëzuan hordhitë
Ndër shekuj u shkrimë,për atdhe dhe dritë
Ky vend i shqipes me gjak u ujitë
Në vendin tonë,edhe Zoti flet shqip.
NËNTORËT E LIRISË
Shqipëri është toka
uji,jeta e ajri
U munduan të na e marrin
barbarë pas barbari.
Për te qëndruam,në male e shkrepa
Nëpër laboratorët e Evropës
gjaku ynë nëpër epruveta
hulumto,bashdyzo,çfarë materje është kjo?!
Është gjak shqiptarie
në këtë tokë Perëndie
sduron turk,grek,as shkja
shqipet me i nda.
Këtë vend,vet zoti na e dhuroj
sdonte të na e linte barbari
Por shqipja gjithnjë qëndroi
nga Skënderbe shqiptari
e djalë pas djali
Pushtuesit luftën s´ja ndali.
Vjen Ismail Qemali
ngjeshur me atdhedashuri zjarri
me Flamur në dorë
me 28 nëntor
Pavarësisë i dha kurorë
Tash njëqind vjet
Shqipëria flet vet
jeton,frymon shqip
pa pushtuesin e lig
Sot shqipja e lirë
gëzon Pavarësinë
edukon rininë
vetëm për Shqipërinë.