-Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit/
10 dhjetor 2015/Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së bashku me ekipin e Njësisë për Implementimin e Projektit Termocentrali ‘Kosova e Re’ dhe këshilltarët strategjikë nga IFC po merr pjesë ekspozitën më të madhe në botë për industrinë e energjisë “POWER – GEN” që mbahet në SHBA, ku prezantohen zhvillimet e fundit të teknologjisë, me theks të veçantë në zgjidhje të reja dhe inovative për të ardhmen e këtij sektori. Në këtë ekspozitë po marrin pjesë rreth 1400 kompani dhe më shumë se 22 mijë pjesëmarrës.Në margjinat e kësaj vizite, delegacioni i udhëhequr nga ministri Stavileci ka takuar dhe kanë biseduar me përfaqësuesit e kompanive me renome botërore siç janë: GE, Mitsubishi Hitachi, Siemens, Doosan, Babcock & Wilcox, Toshiba, Foster Wheeler, Bechtel etj.
Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit.
Kompanitë e lartpërmendura kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e procesit të ndërtimit, duke ofruar zgjidhjet më të mira teknologjike që kanë në posedim, e që u prezantuan edhe gjatë kësaj ngjarjeje.
Ndryshe, involvimi i këtyre investitorëve potencialë në projektet e vendit do të hapte një kapitull të ri në zhvillimin e fushës së energjisë, por edhe të fushave të tjera me interes të madh për ekonominë e Kosovës./b.j/