Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e lëvizjes studentore, që çoi në përmbysjen komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.
Në krye të këtij tranzicioni historik, thotë zoti Kerry, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.
Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.
Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lire. Shtetet e Bashkuara, përfundon zoti Kerry, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.
Viktori says
Nji dit plot me shpresa e premtime qe akoma nuk jan realizue. Mungon nji katarsis shpenguese qe të na liroin prej barres të rand e trashigimeve komuniste qe pengoin forminin e nji shteti i bazuem në drejtesin kreitesisht transparente e legjitime. Presidenti Nishani ka kerkue hapjen e Arkivave. Ku jan vorret pa sheje? Ku jan vendimet te pa drejta? Ku jan urdhërat famkeqe, efekt i cillave ende pengon rihabilitimin i herojve qe dhan jeten per lirinë demokratike? Njizet e pes vite lirie apo rrenave? Akoma nuk jemi ne gjiendje te ndaim shapin prei sheqerit.