Ylli Dosku/
Amerika ka qenë shembulli që ka frymëzuar gjithmonë popujt e shtetet. Amerika për Shqipërinë ka qenë absolute, e shenjtë dhe orientim shekullor. Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i duhet shembulli amerikan i politikës, demokracisë dhe vlerave. Republikanët në Amerikë i fituan zgjedhjet në të tre shkallët vendimmarrëse: President, Senat, Kongres, pasi i shtruan problemet para votuesve, ashtu siç i ndjenin ata. Pa u fshehur, që të ruanin mos ekspozimin e kësaj apo asaj të vërtete. Mes familjes dhe gjinisë së tretë, zgjodhën në shumicë absolite familjen dhe kombin. Mes shpenzimeve të një qeverie të madhe dhe taksave të larta, amerikanët zgjodhën qeverinë e vogël dhe uljen e taksave… Në Shqipëri, opozita me njerëzit e saj përfaqësues, duhet të mësohen përditë, të thonë të vërtetën. Atë të vërtetë që shpesh herë lë qejf mbetje në ambasada dhe trupa diplomatike. Por, po nuk u tha e vërteta dhe e drejta për ditë me fakte e prova, kjo trupë kurrë nuk do të marrë mundimin për ta mësuar atë. Thuajuni shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të vërtetat e tmerrshme të rënies e kapjes së shtetit prej regjimit Rama, Çyrbja, Rraja, Gjoka, Bajret të cilët janë bashkë për të vjedhur vullnetet e votuesve me forcë, dhunë, presion e joshje. Tregojini delegacioneve ndërkombëtare, se personi që drejton dhe planifkon reformën në drejtësi, e ka të vëllanë, trafikant droge. Bëni me dije se zëvendëskryeministri i Ramës është në arrati bashkë me milionat që grabiti, i kërcënuar nga ai që ja dha këtë post që të heshtë. Tregoni se të paktën tre laboratorë droge ishin ne funksion të karteleve të drogës që furnizimin e lëndës së parë e merrnin në portin kombëtar të Durrësit. Tregojuni edhe atyre të huajve që Rama i blen me paratë e taksave tuaja, se në 10 vjet kanë ikur nga vendi aq shumë njerez sa as lufta nuk do ti largonte në këto përmasa apokaliptike. Shkoni tek njerëzit në fshatra e qytete për të zhbërë propagandën manipuluese të qeverisë. Shpjegoni në detaje në atë që do të bëni ndryshe…jepni alternativë dhe shpresë, besim dhe siguri. Shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për ndryshim. Donald Trump, nuk u rikthye në Shtëpinë e Bardhë se kishte radhën. Përkundrazi ishte në derë të burgut prej ditës që iku prej andej pas mandatit të parë. Trump u foli amerikanëve duke fituar besimin e tyre edhe në atë moment kur plumbi e fali në shtetin e Pensilvanisë. E vërteta dhe thjeshtësia krijon besimin që nuk ka forcë që ta zhbëjë.
See insights and ads
All reactions:
66