Shëmbulli i mirë i familjes Jashari që jeton e punon në Horby të Suedisë se si duhet Atdheu e si duhet të ndihmohen njerëzit me halle të mëdha/
Nga Xhavit Çitaku/
Ka sponsorizuar edhe botimin e librit të dytë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë me titull “Thesari Kombëtar 2” për Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe shumë aktivitete të tjera kulturore e sportive që organizohen në këtë vend nordik. Do përmendur se Alberti është anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së “Papa Klementi i XI Albani” dhe i Kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.
Amaneti i babait të ndjer po përmbushet në plotni
*Dhjet familje në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë me mjetet e Albert Jasharit furnizohen me artikuj ushqimor për çdo muaj.- Kjo familje dha kontribut të madh material edhe në çlirimin e Kosovës, në Fondin e Trepërqindshit dhe tani në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi e kudo tjetër që e kërkon nevojaMërgata shqiptare, që fatkeqësisht po rritet e zhvillohet në dhe të huaj, diti për të rrezatuar po ato ideale që ushqyen më pastaj edhe të gjeneratat që po lindin me ndjenjen e të dashurit të atdheut. Është kjo një vepër e pandalur e prindërve atdhetar që kanë për dheun e bukurit e rralla që ka vendlindja. Në fakt, është dëshmuar sa e sa herë se vetëm ai që jeton në mërgim di ta dojë aq shumë atdheun, di të shkruaj aq bukur për atdheun, di të luftojë për atdheun, di të sakrifikojë për atdheun, di të ndihmojë në të gjitha format kur populli është me halle të mëdha. Për fat të mirë kjo atdhedashuri po përcjellet e po vjen në shprehje edhe tek gjeneratat e reja, të cilat edhe pse të lindur dhe të ardhur të vegjël në një shtet tjetër me kulturë e traditë krejt tjetërfare, iu nda zemra në dysh për gjithë atë tmerr që kishte ndodh në Kosovën e dashur. Këta të rinjë, patriot të vërtetë, nuk e tjerrën mendjen aq shumë për pasojat që do të mund të kishin por me një krenari shqiptare u mobilizuan në radhët e UÇK-së dhe ia kthyen pushkën armikut. Morën pjesë në shumë beteja dhe lufta e tyre heroike bëri që në shumë sosh të dalin fitimtar. Luftuan deri në çlirimin e vendit. Shumë prej tyre u vranë në altarin e lirisë e qindra të tjerë u plagosën. Të tjerët ia kishin mësyer rrugës tjetër për të ndihmuar popullin. Pa kursyer asgjë ndanë mjete të konsiderueshme materiale për shumë familje gjatë e pas luftës që edhe njëherë e vërteton konstatimin se sa shumë mërgata e donë atdheun e mendon aq shumë për një pjesë të popullit që vështirë e kanë të mbajnë ekonomikisht familjet e tyre.
Një shembull i mirë që duhet të shërbej edhe për të tjerët është ai i Albert Jasharit nga Vidishiqi i Mitrovicës, i cili në këtë vend skandinav kishte ardhur në vitin 1994 së bashku me familje kur i kishte vetëm 12 vjet. Vazhdoi shkollën fillore, kreu shkollën e mesme si dhe përfundoi me sukes kursin për biznes në Fakultetin Ekonomik të Lundit. Punoj në disa firma të ndryshme derisa i shkoi përdoresh që të hap edhe sallonin e veturave dhe dy restauronte që me sukses i udhëheq tash e tetë vite. Këtij të riu nuk i lë përshtypje ky biznes që ka aq më shumë kur populli ka aq probleme të mëdha ekzistenciale në Kosovë. Alberti e përmend në fillim amanetin që është duke ia përmbush në plotni babait të ndjer Enver Jasharit, një veprimtarë i madh këtu në Suedi, që kishte ndërruar jetë në vitin 2012. Në të vërtetë, tash e shumë vite më parë babai i tij kishte hapur një fond në një shitore në fshatin Dobërllukë të Vushtrisë, në të cilën dhjetë familje për çdo muaj furnizohen me ushqime dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm jetësor. Kjo ndihmë vazhdon t’iu ndahet këtyre familjeve edhe më tej derisa ato të kenë nevojë. Dhe jo vetëm kaq. I lidhur shumë me vendlindjen Alberti udhëton katër pesë herë për në Kosovë në vit dhe për çdo vizitë ndihmon edhe shumë familje të tjera dhe merr pjesë në shumë aksione humanitare që organizohen. Ka sponsorizuar edhe botimin e librit të dytë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë me titull “Thesari Kombëtar 2” për Pavarësinë e Republikës së Kosovës , me mjetet e tij ka blerë tërë inventarin e nevojshëm për zyrën e kësaj shoqate si dhe ka ndihmuar shumë aktivitete të tjera kulturore e sportive që organizohen në këtë vend nordik. Po ashtu, ka hequr të gjitha shpenzimet e delegacionit të kësaj shoqate për të marrë pjesë në formimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në Kuvendin zgjedhor mbajtur më 23 Nëntor 2013 në Koblzen të Gjermanisë. Ky i ri dorëshlirë ka plane mjaft ambicioze që edhe në të ardhmen të shtrijë ndihmën në formë edhe më të ndjeshme për shumë segmente të nevojshme hëpërhë në Kosovë. Do përmendur se Alberti është anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së “ Papa Klementi i XI Albani” dhe i Kryesisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.
Do t’i kishim mbet borxh kësaj familje po të mos i kishim thënë edhe dy- tre fjalë edhe për babain e Albertit, Enver Jasharin, që la një bagazh të pasur të veprimtarisë atdhetare në Suedi. Punoj natë e ditë në sensibilizimin e situatës së rëndë në Kosovë, mori pjesë e organizoj dhjetra protesta kundër okupimit serb, dha kontribut të çmuar në Fondin e Trepërqindshit, ndërsa luftën çlirimtare e ndihmoi me qindra mijëra korona si dhe shumë aktivitete tjera të organizuara. Pos atyre dhjetë familjeve që i zumë në gojë më lartë, Enveri ka ndihmuar edhe “ Hendikosin” në Mitrovicë, arsimin në Kosovë dhe shkollën fillore në vendlindje. Ishte njëri ndër themeluesit e formimit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë. Vdiq në fund të shtatorit të vitit 2012 në Kosovë nga një sulm në zemër. Vdiq aty ku deshi, aty ku kishte gjithnjë mendjen, aty ku kaloi pjesën më të bukur të rinisë, duke ua lënë amanet fëmijëve që ta vazhdojnë rrugën e mbarë për të kontribuar në interesin e çështjes kombëtare dhe humanitare.