Shën Kozmai një misionar i ortodoksisë dhe një kundërshtar i Greqisë së Lashtë e i gjuhës shqipe/
Nga Arben LLALLA/
Më 24 Gusht u festua në Kolkondas të Libofshës 300 vjetori i lindjes së Shën Kozma Etolis i cili ka propaganduar përhapjen ortodoksisë, por edhe asimilimin e popujve të tjerë si shqiptarët, bullgarëve dhe vllahët.
Propaganda për mbajtjen e këtij manifestimi hapi debate të ashpra deri në akuza të rënda. Ithtarët dhe përfaqësuesit e Kishës Autoqefale Shqiptare i akuzonin ata që ishin kundër këtij manifestimi si ateist, nuk i përkasin ortodoksisë dhe komunistë, ndërsa grupi që kritikonte madhështinë e këtij manifestimi thoshin se Shën Kozmai ka qenë një antishqiptar. Si pasojë e debateve të ashpra ky përkujtim kaloj i qetë, pa madhështinë e paralajmëruar, dështoj edhe Simpoziumi Shkencorë që do mbahej për nderim të tij.
Në tubimin kryesorë që u mbajt në Kolkondas nuk ishin më shumë se 500-600 veta, të cilët një pjesë e tyre kishin ardhur nga Greqia. Figura më e lartë e këtij manifestimi ishte deputeti i partisë greke Demokracia e Re (Nea Demokratia) i Larisës, ish-ministri Maksimos Harakopulos. Gjatë ceremonisë Kryepeshkopi Anastasios, si avokat mbrojtës i Shën Kozmait deklaroj se: “Në kohën kur veproj ai nuk kishte kufij shtetesh dhe gjuha shqipe nuk shkruhej, si e tillë ajo nuk mund të ishte pjesë e shërbesave fetare. Kështu, që Shën Kozmai kërkonte arsimimin e popullit duke hapur shkolla për të bërë të mundur njohjen e librave të shenjtë”.
Si diplomat dhe filozof, Hirësia e Tij, mundi ti radhisë mirë fjalët për të mbrojtur Shën Kozmain gjatë fjalimit para popullit, por ne do ti vërtetojmë me fakte dhe shkencë se Shën Kozmai hapte shkollat greke për të asimiluar popujt e tjerë jogrek. Kryepeshkop Anastasi disa herë ka përmendur se Shën Kozmain e kanë respektuar ndër vite shqiptarët. Kjo është shumë e vërtetë që një pakicë e shqiptarëve e respekton Shën Kozmain si imponim i bërë nga rrethanat e kohës dhe nga Patriarkana e Stambollit. Por nga ajo shumicë e shqiptarëve ortodoks që ka në Shqipëri, vetëm një pakicë i përkulet atij, kjo u vërejt edhe në 300 vjetorin e Kozma Etolos.
Interesant është fakti se Patriarku i Stambollit z.Bartholomeo qëndroj në Greqi nga data 20-24 Gusht, dhe nuk mbajti asnjë meshë në kujtim të Shën Kozmait dhe pse ka qenë Patriarkana e Stambollit që e ka shpallur atë të Shenjtë.
Kush është Kozma Etolos
Kozma Etolos lindi diku midis 1700-1714 (vit dhe datë të saktë nuk ka) në rajonin e Etolisë, në fshatin Mega Dhendron, afër qytetit Thermo, dhe u dorëzua murg në Malin e Agios Oros ku kreu shkollën Teologjike. Emri i tij i vërtet ishte Konsta Anifanti dhe prindërit ishin nga Epiri i Jugut-Çamëria, të rrethit të Prevezës. Familja e Kozmait ishte shumë e varfër, babai i tij mbante çantat e fshatarëve nga fusha për në shtëpitë e tyre për të siguruar bukën e gojës. Ka shumë mundësi që ai ta dinte gjuhën shqipe të përdorimit të përditshëm. (Për çudi edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasi është me origjinë nga ajo zonë, ndoshta është lidhja shpirtërore midis tyre që Kryepeshkopi e nderon kaq shumë Shën Kozmain, duke ndërtuar për nder të tij brenda 10 viteve rreth 6 kisha në Shqipëri). Në disa libra lexova se Kozma Etolos ishte vllah, këtë e shkruan edhe G.A.Papathanasiu, në librin, “Historia e Vllahëve”, botim, 1994, fq. 39. Në të vërtetë Kozma Etolos ishte nga zona që shumica e banorëve ishin vlleh, por kjo nuk do të thotë që ishte vlleh. Popullsia vllahe në Epir ka banuar vllezërisht vetëm me shqiptarët, prandaj edhe zakonet, veshja e tyre është pothuajse e njëjtë.
Pasi mbaroj shkollën fetare, ai filloj misionin për asimilimin e vllahëve, bullgarëve dhe shqiptarëve në Traki, Maqedoni dhe Epir. Sipas gojëdhënave ka hapur rreth 200 shkolla greke, fliste gjuhën turke, frengjisht, hebraisht, shqip dhe vllahishten. Që Kozma Etolos të ketë hapur rreth 200 shkolla greke në kohën kur nuk ekzistonte shteti grek është e pamundur. Kjo është thjeshtë një gënjeshtër sepse sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, në 157 fshatra në Epir ka patur 78 shkolla greke më 1874. Pra, me gjithë financime dhe misionarë të shumtë, Greqia mundi në Epir të hapte vetëm 78 shkolla, ndërsa Shën Kozmai i vetëm 200. Kjo është e pamundur. Ka të dhëna se Shën Kozmai ka hapur vetëm një shkollë në Himarë më 1770, dhe një shkollë në Dropull më 1773. Shkollat greke kanë qenë të pakta deri në fillim të shek.19, ato numëroheshin me gishtat e njerëz dorë.
Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Fierit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779. Në një shkrim Gjergj Mihalit, shkruan se Shën Kozmai u vra nga Mullai i Ahmet Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte paguar nga hebrenjtë. Për pagesën që bënë hebrenjtë për të varrë Shën Kozmain shkruajnë edhe shumë autor grek sepse ai i urrente shumë hebrenjtë. Kozma Etoli më shumë ka qëndruar në Epir, në atë zonë që e njihte mirë gjuhën e banorëve. Ai bëri një udhëtim në Traki dhe Maqedoni, por misioni i tij dështojë në këto treva. Shën Kozmai ishte një murg i thjeshtë, pa një vend të sigurt qëndrimi, nuk shërbente në asnjë kishë, por bukën e gojës e siguronte duke mbajtur fjalime ortodokse në çdo fshat.
Sipas shumë biografëve Kozma Etolosit bënte propagandën që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e Diel ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e Shtunë me qëllim që njerëzit të Dielën të shkojnë në kishë për tu lutur. Thirrja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën e dëmtojë rëndë bashkësinë hebrenj sepse të Shtunën ata kryenin rritet e tyre fetare. Në të vërtet nuk ishte ideja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën dhe jo të Dielën, por e tregtarëve shqiptar të Epirit. Marko Gjolas(Markos Gkolias), në librin e tij, botim 1972, me titull: “Kozma Etolos dhe Epoka e tij”, në faqen 18, shkruan se Shumica e popullsisë ishte e krishterë dhe tregtarët e krishterë dëshironin të kishin pazaret e tyre në ditën e Shtunë duke dëmtuar tregtarët hebrenj. Financuesit e kësaj ideje ishin tregtarët shqiptar të Epirit të cilët financuan predikimet e Kozma Etolos për Ditën e Pazarit të jetë e Shtuna. Kështu, nga një propagandë e thjeshtë për tregti, ajo kaloj në një propagandë fanatike fetare e cila mori formën e plotë të urrejtjes ekstremiste midis ortodoksëve dhe hebrenjve.
Në fillimet e shek.18, shqiptarët po hynin fuqishëm si tregtarë në tregun e Perandorisë Osmane, ata mundën të organizonin Ditën e Pazarit duke ua marrë ekskluzivitetin hebrenjve të cilët kishin gjetur hapësirën e pasurimit të tyre pikërisht duke organizuar këtë ditë.
Për urrejtjen e hebrenjve ndaj Shën Kozmai, ai vetë ishte i ndërgjegjshëm. Më 2 Mars 1779, Kozma Etolos i shkruante vëllait të tij, Krisanthos se : “Dhjetëra mijëra të krishterë më duan, por vetëm njëri më urren, mijëra turq më duan, por vetëm njëri kaq shumë, mijëra hebrenj duan vdekjen time, por askush nuk e do jovdekjen time”. Pra, siç del nga letra Shën Kozmai ishte i bindur se vdekja do ti vinte nga hebrenjtë sepse ata kishin shumë arsye për ta vrarë atë. Më 2013, Rabini hebre, Morntehai Frizi, deklaroj publikisht se Hebrenjtë e vranë Shën Kozmain. Sipas legjendës, Shën Kozmain e varën në një pemë dhe trupin e tij e hodhën në Lumin Seman, pas tre ditësh e gjeti famullai i kishës dhe e varrosi në oborrin e saj. Një gojëdhënë thotë se kokën e Shën Kozmai e mori Ali Pasha dhe e lau me argjend si shenjë respekti për profecinë në favor të tij. Kozma Etolos nuk mundi të shkelte të gjitha trevat e Shqipërisë së sotme që banorët ishin në ato vite shumicë të krishterë si në Korçë, Elbasan, Durrës etj. Misioni i tij u ndal atje, në Kolkondas të Fierit.
Shën Kozmai u shpall Shenjtor në 20 Prill të 1961, nga Patriarkana e Stambollit
Fakte që Shën Kozmai ishte kundërshtar i Greqisë së Lashtë dhe gjuhës shqipe
Në Doktrinë e parë Shën Kozmai i drejtohet grekëve:
Ne nuk jemi Grek, por të Krishterë!
Dhe Unë, Vëllezërit e mi, që denjësisht qëndrova në këtë apostoli të shenjtë për mëshirën e Krishtit tonë dhe të Perëndisë sonë, Ju nuk jeni grek, Ju nuk jeni mosbesues, heretikë, ateistë, por ju jeni të krishterë ortodoksë të devotshëm, se ju jeni të pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, ju jeni bijtë e bijat e Krishtit tonë.
Këto vargje të Shën Kozmait kanë shfaqur shumë polemika dhe diskutime në Greqi sepse ai shpreh hapët luftën ndaj kulturës dhe Greqisë së Lashtë. Asaj Greqie që besojnë grekët e sotëm se janë trashëgimtar. Shën Kozmai ishte i vetëdijshëm se ,,grekëve,, që ju fliste ishin trashëgimtarët e Greqisë së Lashtë, por ata nuk flisnin greqishten e tij, por gjuhën e perëndive të Olimbit, që ishte dhe është shqipja. Shqiptarët e shekujve të kaluar ishin të bindur se ishin grekët e lashtë, këtë e ka deklaruar edhe ish-zëvendëskryeministri i Greqisë, Teodoror Pangallos më 2003, në Athinë.
Lufta kundër gjuhës shqipe e Shën Kozmait
Në të gjithë librat grek që lexova për Shën Kozmain ndesha në fjalinë e tij kundër gjuhës shqipe që thoshte në trevat shqiptare: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit).
Me këtë teori Shën Kozmai donte të çrrënjoste gjuhën shqipe nga shqiptarët. Këtë shpjegim e thonë të gjithë studiuesit grek të biografisë së tij. Në kohën që Shën Kozmai mallkonte gjuhen shqipe, ishte vetë Sulltan Abdulhamiti më 31 maj 1779, që lëshoj një Ferman ku thuhej që të merret në mbrojtje kultura, gjuha greke, të mbrohen grekët nga shqiptarët, të ndiqen ata që mësojnë shqip. Por lind pyetja: Përse Kozma Etolos kërkonte të ndalohej gjuha vllahe dhe shqipe që flisnin banorët në territorin e Greqisë së sotme? Pra, kjo kërkesë e tij tregon se popullsia nuk ishte greke në ato territore ku propagandonte Shën Kozmai si në Trakia, Maqedoni dhe Epir, por vllahe dhe shqiptare.
Ka të dhëna se në vitin 1777, Kozma Etolos qëndroj në fshatin Baieasa ose Vovousa që banohej nga vllahët afër Janinës, ai ju tha banorëve: “Gjuha greke është gjuha e Zotit, ndërsa gjuha vllahe është gjuha e Djallit”.
Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Gerasimos Janaullatos. Ai me anë të gjuhës melankolike, i butë dhe me një buzëqeshje ironike e me kulturën bizantine, Hiqu sikur s’ke, Hiqu sikur s’je, ka arritur ti fusë në kurthe politikanët shqiptarë për të siguruar pavdekshmërinë e misionit të tij të vërtetë. Por Hirësia e Tij duhet ti trembet vetëm hakmarrjes së Zotit, ditën e gjykimit, jam i bindur se ai i trembet vërtet shumë asaj dite.
Çfarë ishte në të vërtetë Shën Kozmai
Shën Kozmai nuk ishte grek sepse nuk ekzistonte kombi grek, as Greqia si shtet. Ai ishte një misionar i përhapjes së ortodoksisë së Bizantit duke sulmuar gjuhët dhe kulturat popujve të tjerë. Kozma Etolos nëse do ringjallej sot do të çmendej nga nderimet e mëdha që i bënë Greqia, sepse ai punoj dhe luftoj për ortodoksisë nën Perandorinë Osmane.
Sot Greqia Shën Kozmain e ka shpallur Babai i Greqisë Moderne, ky është një vlerësim i drejtë sepse ai tërë jetën e tij ia kushtojë gjuhës dhe kulturës ortodokse të sotme greke që s’ka lidhje fare me gjuhën dhe kulturën e Greqisë së Lashtë. Sipas kësaj del se Kombi i sotëm grek nuk është ai kombi grek që kanë shkruar filozofët dhe historianët e lashtë nga frymëzohet e tërë bota. Pra, historia e Greqisë së sotme fillon me Shën Kozmain, kjo sipas vetëm grekëve.
Ka disa vite që thonë se është gjetur një letër e Shën Kozmait e nënshkruan në fund nga dora e tij para se ta arrestonin. Për mendimin tim kjo është një mashtrim sepse nuk mund ta vërtetojë askush origjinalitetin e kësaj letre duke u nisur nga koha që jetoj Kozma Etolos. Nuk janë ruajtur letra të tilla për shumë arsye sepse ai nuk ishte ndonjë figurë qendrore e Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Stambollit. Ato që i referohemi si profecitë e Shën Kozmait nuk janë veçse tekste, të cilat janë bazuar në predikimet e tij. Nuk ka dorëshkrime origjinale të tij, sikurse nuk ka edhe data të sakta për secilin prej tyre. Besohet se ndonëse fillesat janë predikimet e tij, ato janë shkruar dhe kopjuar vetëm pas vdekjes së tij, sikurse mund të ketë edhe modifikime si rezultat i këtij procesi. Bashkë me profecinë që shkruesit e më vonshëm i sollën deri në ditët tona japin edhe komentet që lidhen me kohën që jetoj Shën Kozmai.
Kozma Etolos ishte një fanatik i kishës ortodokse i cili propagandonte gjuhën e saj, ai kishte për qëllim që popullsitë që jetonin nënpushtimin osman si shqiptarët, vllahët, sllavët etj., ti kthente në një popullsi Unike në shërbim të Patriarkanës së Stambollit e cila ishte vënë në shërbim të Sulltanit prej kaq vitesh. A ishte profet Shën Kozmai? Ai nuk mund të ishte profet, në atë periudhë shumë njerëz përdornin fjalitë që kishin lexuar nëpër libra për të përfituar të holla. Ishte koha ku në perandorinë Otomane njerëzit ishin injorantë, të pa shkolluar, të shtypur, ishin skllevër që punonin për të paguar haraç dhe ishte e logjikës që një njeri i shkolluar në Manastire në Malin e Agios Oros të gjente terrenin për të propaganduar për atë që ishte paguar.
Shën Kozmai në fjalimet e tij nuk i referohej asnjëherë filozofëve të Greqisë së Lashtë, por librave të hebrenjve, librave të krishterimit që nuk ishin të autorëve grek, por hebrenj. Në këtë pikë kemi përplasje midis ideologjisë së Filozofëve dhe të Ortodoksisë. Ai ishte një mbrojtës i pushtimit turk, sepse shpesh herë predikonte se pushtimi turk është i mirë, ata i mbrojnë grekët nga kërcënimi i perëndimit.
Në përfundim të këtij studimi i cili është mbështetur mbi bazë të të dhënave serioze le të hedhin akuzat ata që besojnë në gënjeshtrën. Le të na quajnë Ateist, Komunistë, Heretik, jo i Krishterë, Nacionalistë, por e vërteta mbetet e vërtetë, edhe vetë ZOTI përkulet para fakteve të pamohueshme. Shën Kozmai duhet nderuar vetëm për realizim e Profetësisë së Tij që Greqia e sotme është një shtet fanatik Ortodoksë, ku minoritetet nuk njihen, ku qytetarët grek që i përkasin sekteve të tjera si mysliman, katolik, jakuva etj., shtypen, kërcënohen në vendin që pretendon se ka patur Demokraci që në kohën e Lashtë.
Bibliografia
Gazeta, ANAPLASIS, Janar, 1953
Revista Istorika Themata, Gusht, 2003, Greqi
Revista, ISTORIKO Grnosia, 2001
Revista CONTACT, 2001, Agrinio
Marko Giolas, Kozmai dhe Epoka e tij, 1975
Κ. Simopulos, Udhëtarët e Huaj në Greqi,
Thoma Paskidhu, Pellazgët, 1879, Greqi
G. D.Metallinu, I Zoi toy Kozma Etolos, 2003
Efstathios Gieorgios, Kozmas Etolos…, Thessaloniki, 2010
Menun Ioannio, Kozmas Etolos…., Athinë, 1979
Theothoru Zish, Agios Kozma Etolos, 2008
Stergios Sakkos, Agios Kozmas-Profetis
Nikoslaos Psimenos, Etolakarmane Llogji, 1981
www.history-of-macedonia.com
www.pare-dose.net
www.agioskosmas.gr
www.freeinquiry.gr
Shqiptari says
O Llalla je bere i merzitshem bashke me Pellumb Xhufin.
Perse i jeni turrur Ortodoksise Shqiptare duke sensibilizuar edhe Gazeta te nderuara e me peshe si Dielli?
Kur themi i jeni turrur Ortodoksise mund te themi si Enveri ne vaktit.
A e di ti Llalla se Ortodokset Shqiptar jane rreth 17% e popullsise dhe kane vetem 1% te te denuarve neper burgjet shqiptare a te huaja?Pra jane shembull ne krahasim me fete e tjera ku mislimanet kane 60-65% te popullsise me 97% te te denuarve.Katoliket 15% me 2%.
A e di ti Llalla se kur ka jetuar Shen Kozmai nuk ka pasur Shqiperi dhe as shkolla shqipe.Por midis gjuhes se okupatorit(turqishtes)dhe gjuhes se Bibles-Greqishtes,ai i mesonte popullin Ortodoks te mesonin kete te fundit,dhe kjo u takonte.Apo mos ke ndonje merak,perse te doli kunder turqishtes se gjyshit tend.
Ju fare historianesh si ti dhe Xhufi,perse nuk hidhni drite kush ishte Abaz Aliu qe u festua m kurbane te bujshme ne malin e Tomorrit?C’fare meritash kishte Irakeni,dhe si e futi Turku nga viti 1760 varrin e tije si amanet qe te prehet ne shqiperi.
Shume mendimtare thone se mali i Tomorrit eshte vend strehimi i Perendive te lashta qe patriotet e medhej te vete hspallur i quajne Ilire e jo 12 Perendite e Olimpit.
Megjithese asnje shenje e tyre nuk gjendet ne Shqiperi,ndryshe nga vendi fqinje qe ne kembet e Olimpit,ne fshatin Dion,rreth 15 km nga qyteti i Katerinit ndodhet muzeu i Perendive te Olimpit.
Dhe nje here,Shen Kozmai ishte nje fanatik i Kishes Ortodokse,pasi ishte nje prift Ortodoks.Po ti fanatik i kujt je?Vetem i ANTI SHQIPTARIZMES.
Shikojme edhe ketu ne Amerike se po na percani ne Ortodokse e muslimane,madje ndryshe nga kombesite e tjera qe jetojne ne komunitet,si Greket,italianet apo Hebrejt,ne jetojme vecante,madje me shume shkojne muslimanet shqiptar me ezmeret vellezer arabe se me ortodokset.
Duhet t’ju vije turp per misionin percares qe keni marre.
Mendoj qe gazeta Dielli nuk duhet te botoje artikuj percares te tille.Aq me teper qe ka aq argumente sa Shen Kozmain mund ta quash anti turk,por jo anti Shqiptar.Pasi atehere nuk kishte shkolla shqipe,nuk kishte nocion Shqiperi.
shqiptari says
Redaksi e nderuar,derisa nuk i nxirni komentet ne faqe,perse vendosni ne fund per te lene komente.Shkrova mendimin tim qysh ne mengjes,ne fakt te verteten jo vetem mendimin tim.E late gjithe diten per verifikim(moderim)Per kuriozitet e shikoj qe e keni fshire fare.
Nuk mendoj se edhe ju jeni armate e fushates denigruese te figurave kombetare si Llalla e Xhufi.Te cilet nuk lene vend pa futur hundet,bien deri ne nivelin e nje reperi deshtak Kosovar qe vete urinon tek busti i Gjergj Kastriotit.
Meqe jetoj e punoj ne New York pata menduar te lidhesha me ju dhe te jepnim kontribut per forcimin e ceshtjes kombetare,por shikoj se nuk jemi me te njejtat mendime.
Kjo vlen edhe per artikullin tjeter qe ju e nxoret me vone ku une shkrojte qe do jepej me qarte ecuria e gjuhes shqipe po te flitej edhe per Mesonjetoren e Pare Shqipe te Korces.Por dihet se ate e hapen Ortodokset dhe ai Malazezi shkruante vetem per katoliket.
Eshte puna juaj por mendoj qe me keto qe na servirni,ju doni vetem te eprcani shoqerine shqiptare e kush e di se c’qellime te tjera fshihen.
Mos u mundoni shume,pasi ne jemi te percare mjaft.Dhe me keto tulla qe vene njerez si keta palohistoriane vetem e rritin murin ndares.Me vjen keq me qendrimin tuaj,por te dini nje gje,nese vazhdon kjo rruge,shumica e popullsise mislimane do kthejne besim sic ndodh sot ne Siri.
Habitem perse i trembeni rrafjes se mendimeve.
dgreca says
Zotni, ta kemi thene shume here se duhet te shkruash me emrin tend te vertete, jo me “nofka” Pse trembesh nga opinionet tuaja qe i fsheh pas pseudonimesh. Cfare kenaqesie ndjen i fshehur? Okay, serish do t’ju fshihet opinioni nese nuk eshte i drejteperdrejte me emer e mbiemer.
Moderatori
Arben Llalla says
Shqiptari! Paskeni mendime te pa qarta. Kush eshte ne kete raste figura Komebtare qe po denegrojme? Ju lutemi ndani figurat Kombetare nga ato Fetare.
stefanija says
Kozma Etoliani, kleriku grek që urrente e mallkonte shqiptarët, vllehët dhe hebrenjtë
Nga Gazeta 55 më 31/07/2014
kozma
Për shqiptarët të shenjtë janë Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, e jo njerëz që kanë luftuar gjuhën shqipe e kombin shqiptar
Në qershor 2014 kreu i kishës ortodokse që vetëm autoqefale nuk është, z.Anastas Janullatos zhvilloi një replikë publike në formën e meshës brenda selisë së kishës. Në këtë replikë – mallkim në gjuhën greke ai akuzoi shqiptarët që mbrojnë gjuhën shqipe, mbrojti karakterin “shqiptar” të kishës ortodokse, etj. Ndër të tjera, z.Janullatos mbrojti edhe bashkëpatriotin e tij, ish klerikun Kozma Etoliani, një prift të shekujve të kaluar, i cili ndonëse nuk ka kurrkund “shenjtëri” është shpallur “i shenjtë”.
Menjëherë pas kësaj rrufeje greke në shtypin shqiptar vërshuan dacibao ose shkrime të rëndomta e pa nivel të “intelektualëve ortodoksë”, të “rinisë ortodokse” që bënin replika të vockla me këtë apo me atë person. Natyrisht nuk ishte ndonjë gjë e re dhe e paparë pasi ky stil revolucionar ka 22 vite që njihen e lexohet fare mirë.
Kasnecët e z.Janullatos rendën të shkruanin kolektivisht se në kohën kur ka ekzistuar Kozma Etoliani, nuk shkruhej gjuha shqipe. Është një replikë djallëzore pasi pikësëpari Kozmai i tyre i ndalonte shqiptarëve ta flisnin gjuhën shqipe e jo më të mendonte ta shkruante atë. Për të gjuha shqipe as që duhet të ekzistonte. Në të njëjtën binar ecën sot edhe z.Janullatos teksa pavarësisht se e di mjaft mirë gjuhën shqipe, meshon vetëm në gjuhën greke. Edhe peshkopët e Gjirokastrës dhe Beratit meshojnë në greqisht.Janulatusi sot ne shqiperi asht vazhdues i misionit te te ashtuquajturit shen kozmait,ne te vertete ay duhet te quhet shejtan kozmaj.
“Martiri”
Synimi kryesor ka qenë që shqiptarët të mos nderojnë figurat e tyre të historisë, por të nderojnë figura të një populli tjetër, e aq më tepër persona që i kanë bërë dëm të madh çështjes shqiptare. Në një fshat të Fierit është ndërtuar një kishë për nder të “martirit”.
Më 24 korrik deri më 5 gusht 1995 erdhi në Shqipëri një grup arkeologo-priftëror i cili kreu një ekspeditë në rrethin e Fierit ku ndodhet kisha e quajtur “Shën Kozmai”,në fshatin Kolkadas (që për grekët është “Kolikonaq”).
Gjatë gjithë kohës që ata qëndruan këtu u morën me gërmime në themelet e kishave të Fierit, për të provuar “rrënjët greke” të këtyre kishave. Në përfundim të misionit u duk se gërmuesit nuk kishin gjetur atë që shpresonin dhe që mendonin të reklamonin me të shpejtë.
Punët janë rregulluar që të ekzistojë një organizatë e quajtur “Miqtë e Shën Kozmait”.
Dëshmi historike
Është quajtur prej historianit Hamer “shkathtësi politike” emërimi i patrikut grek Genadios si patrik i Stambollit nga ana e sulltan Mehmetit II. Sulltani i dha Genadiosit të drejta të shumta. Patriarkana në bashkëpunimin e ngushtë që kishte me Portën e Lartën merrte përsipër të kryente si detyra të saj urrejtjen e Perëndimit si dhe moslejimin e kryengritjeve kundër regjimit osman.
Vasil Krapsiti në librin “Historia e Paramithisë” shkruan se “Shën Kozami është shpëtimtar i etnisë greke në Thesproti. Ky apostull kudo ku shkonte në Epir vendoste kryqe, ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe helenizmit. Merita e tij më e madhe ishte hapja e shkollave greke. Ai zgjonte ndërgjegjen helenike.
Për Vasil Krapsitin, Kozmai është “luftëtar i helenizmit”. Këtu qëndron edhe thelbi pse kërkohet të respektohet ai.
“Më urrejnë çifutët”
Në letrën që Kozmai i dërgonte vëllait të tij më 2 mars 1779 i shkruan: “Të përqafoj ty dhe dhespotin e shenjtë dhe uroj vëllezërve të Krishtit shëndet shpirtëror dhe trupor. 10.000 të krishterë më duan dhe një më urren. 10.000 turq më duan dhe një jo. Mijëra çifutë më urrejnë dhe asnjë nuk më do (Vasil Krapsiti, faqe 40).
Urrejtjen ndaj hebrenjve, Kozmai e përçon me këto fjalë:
“Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Europës, sepse në atë raki, çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit”.
“Mos flisni shqip në shtëpi”
Sipas revistës “Agora”, Janinë 1984, faqe 20, Kozmai ka thënë:
“Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh çezma e lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr ato të gjitha mëkatet në qafën time që nga koha kur lindi e deri më sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.
Ja pra sikurse shihet, Kozma “martiri” nuk ka qenë gjë tjetër veçse një urrejtës i gjuhës shqipe.
Kozma Etoliani (1714-1779) “pagëzuari” nga kisha greke si “Shën Kozmai”, ishte një prift nga armata e priftërinjve që dërgoheshin në Shqipëri nga kisha greke për të mbajtur gjallë frymën helenizuese që e karakterizonte dhe e karakterizon këtë kishë.
Sipas tij, Kozma Etoliani është veshur prift në vitin 1759 në Stamboll. Shërbesat e tij ndahen në “katër periudha”.
Kudo ku shkoi, Etoliani ishte një misionar i përkushtuar i kishës greke si të gjithë klerikët tjerë të kësaj kishe. Për grekët, Etoliani kishte pengesën e vazhdueshme të hebrenjve dhe të njerëzve pasurve.
Etoliani e kreu misionin e tij helenist në jugun e Shqipërisë, periudhë e cila sipas historiografisë greke quhet “periudha e katërt e tij”, duke predikuar vazhdimisht se gjuha shqipe ishte gjuhë e djallit dhe se gjuha e vërtetë për ortodoksët ishte vetëm greqishtja. Një propagandë të tillë pseudoprifti Kozma nuk e bënte vetëm me shqiptarët por edhe me vllehët. Në të gjitha meshimet e tij theksohej se raca shqiptare ishte racë greke prandaj ajo duhej “të kthehej në origjinë”. Nisur nga kjo edhe një historian grek si Vasilis Krapsiti në librin e tij “Historia e Paramithisë” e quan me të drejtë Kozmain “luftëtar të vendosur të helenizmit”. Ndër të tjera Krapsiti thotë:
“Shën-Kozmai zgjonte ndërgjegjen etnike të helenëve të vuajtur duke ngritur male rezistence për grekët…Puna e Shën-Kozmait me Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike….Ai u përpoq t`i bindte suliotët që të largoheshin nga çdo veprim i armatosur..”.
Helenist i përkushtuar
Kozma Etoliani propagandonte vazhdimisht në trevat shqiptare se kisha ortodokse ishte një kishë vetëm greke. Është për t`u përmendur gjithashtu se në meshimet e tij ai i kërkonte të pranishmëve që jo vetëm në kishë por as në shtëpi të mos flisnin shqip se “vetëm greqishtja është gjuhë e Zotit” dhe se vetëm duke folur greqisht “laheshin mëkatet e bëra në këtë botë”. Kjo veprimtari e Etolianit pati suksesin e duhur tek një pjesë e vllehëve të cilët u greqizuan.
Për shkak të përkushtimit të tij ndaj greqizmës, Kozma Etoliani ai u prit kudo keq nga shqiptarët.
Për t`u veçuar janë dy fjalime të Kozma Etolianit, njëri nga të cilët në Himarë pak ditë para vdekjes. Në takimin e parë të Himarës Etoliani ndër të tjera ka thënë:
“..Vëllezër, të ndihmoni të gjithë për çështjen e shkollave greke, sepse kështu i ndihmoni çështjes së helenizmit”.
Ndërsa në fjalimin tjetër në një vend të Shqipërisë që nuk jepet konkretisht Etoliani ka thënë:
“…Vëllezër, 40 vjet luftova për t`i mësuar të tjerëve germat e gjuhës greke. Mësoni pra fëmijëve këto germa të helenizmit. …Në qoftë se nuk mësoni greqisht vëllezërit e mi, nuk mund të kuptoni çështjet e kishës. Më mirë të keni një shkollë greke në vendet tuaja sesa të keni ujë dhe bukë në shtëpi. Kush i mëson fëmijëve gjuhën greke, ai quhet njeri. Shkolla dhe gjuha greke hap kishën dhe ndriçon njerëzit”.
Fundi
Etoliani u vra më 24 gusht 1779, pikërisht për punët e tij të pista kundër kombit shqiptar dhe në mënyrë urrejtje simbolike trupi iu hodh në lumin e Osumit. Megjithatë askush nuk ndaloi varrosjen e tij në kishën e Panagjias. Fundi i Etolianit ishte jo vetëm i merituar por edhe i logjikshëm, pasi ai kudo u prit keq në Shqipëri.
Më 20 prill 1961 në mbledhjen e 260-të Sinodit të Shenjtë grek, ndër të tjera për Kozma Etolianin u tha:
“…Ka luftuar për çështjen e helenizmit…”.
Po ashtu në mjaft aktivitete “vorio-epirote” në Greqi, në mjaft parulla shkruhet se “Shën-Kozmai ishte një luftëtar i vendosur i çështjes së Vorio-Epirit”. Në librin në fjalë jepet edhe një foto e një aktiviteti të zhvilluar në Konicë nën drejtimin e mitropolitit Sebastianos me temën “Vorio-Epiri dhe Shën-Kozmai”. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha shoqatat “vorio-epirote” dhe politikanë të lartë grekë.
Ne duam martirët tanë
Shqiptarët duan që të nderojnë klerikët e tyre. Njëri prej tyre është Papa Kristo Negovani, një klerik që u vra nga kisha greke pse kërkoi të meshonte në gjuhën shqipe.
Petro Nini Luarasi u helmua për shkak se kërkonte të shkruhej e lexohej gjuha shqipe.
Pse kaq urrejtje ndaj gjuhës shqipe? Dej në mesjetë nga Kozmai me shokë, e sot nga të tjerë që nuk duan ta këndojnë nëpër mesha edhe pse ia dinë shumë mirë të gjitha fjalët.
Është e drejtë e patriotëve grekë të kujtojnë bashkatdhetarin e tyre Kozma, për punët e bardha në dobi të grekëve e punët e zeza në dobi të shqiptarëve. Por këtë gjë ata nuk duhet t’ia imponojnë atyre që veç e mira nuk i ka lidhur me këtë njeri.
dora says
duhet ta dine greket dhe kushdo tjeter se ne heret kena qene te gjithe katolik,influence e pushtimit romak,islamizmin e solli me force pushtuesi turk,ndersa otodoksimen kristiane e solli ndarja e perandoris, ne na perfshin ne ate bizantine.
ne edhe pse jena kristian nuk do te thote se jena greke.
misionari i tanishem greke ne tirane, atulato te largohet pa vonese nga vendi yne, ay asht vazhduesi i shejtan kozmajit te dikurshem ne skena nevoje per te.
fishta ka thane:na kena kisha e xhamija
por na bashkon shqiptaria.